Zvarranikët e antikomunizmit dhe të antikanabizmit

0
73

Tregim nga libri “Shtrembalucët e inkuadruar në skalionin antikomunist

Nga SALI LEKA
Për dijeni Z. Fatmir Xhafaj Ministër i Punëve të Brendshme
Z. Edi Rama kryeministër i Republikës Shqipërisë
Z. Gramoz Ruçi kryetar i Parlamentit i mazhorancës socialiste i dalur nga zgjedhjet plebishitare shembullore demokratike 25 qershor 2017.

Të nderuar lexues me vullnet të aftësuar për letërsinë, artin dhe kulturën njerëzore. Të motivuar për të drejtën dhe të vërtetën pa të liga mizore, pa shtrembërime të shtrembalucëve, pa manipulime as mashtrime të spekullantëve sharlatanistë dhe të gënjeshtarëve zuzaristë.
Profesioni i zuzarit janë: Gënjeshtrat obskurante intrigat spekullante dhe mysibecka të pista.
Profesioni i servilit janë: Zbukurimi dhe sheqerosja e gënjeshtrave, intrigave dhe gëlbockave.

Po ngarkohet...
Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

E kam oblegim intelektual artistik si qytetar i epokës së demokracisë shembullore me të drejta të plota njerëzore dhe si shkrimtar dhe poet lirik erotik eposik demokrat modernist për të mirën e jetës humaniste kombëtare të demaskoj zvarranikët sharlatanistët, zuzaristët, spekullantët të kamufluar të maskuar mbas gjetheve të thara të mykura të antikanabisit dhe si antikomunistë të zgërdhecur, por në fakt këta zuzarë langarë nuk kanë bërë asgjë të dobishme kundër mizorive të komunizmit enverist ramizist as kundër batërdive dhe shkretimeve rrënimtare të anarshizmit kaotist të tranzicionizmit të tejzgjatur deri në 23 qershor 2013.

Të jesh dhe të shpallesh kundër të ligave mizoriste është puna më e mirë e dobishme humaniste moderniste, por spekullantët dhe zvarranikët sharlatanistë bashkë me intrigantët obskurantë meskinistë të rëndomtë as ishin as janë demaskues modernistë të përkushtuar, as demokratë të betuar për të drejtën, të vërtetën.

Unë me shokët e mi demokratë modernistë të vitalizuar të pastepur për të demaskuar ingranazhet mizoriste antihumaniste e kishim parashikuar rrëzimin e komunizmit që në shekullin e njëzet në vitin 1977 kur ishim të mbyllur në burgun e skëterrit, por nuk e kishim menduar ngritjen dhe shtimin e zuzaristëve, manipulistëve anarshistë kaotistë të gelbocur as të gënjeshtaruckëve shtrembaluck të neveritur edhe gjatë viteve 2005-2013.

Populli shqiptar mendimtarë vizionarë e kishte të domosdoshme të funksiononte partia demokratike e vërtetë moderniste antikomuniste e angazhuar e përkushtuar për zhvillim dhe modernizim kombëtar historik, porse partia e formuar në 12 dhjetor 1990 ishte dhe është demokrokomuniste dhe protokaotiste e kamufluar, por fatkeqësisht akoma nuk ka shkrimtarë as intelektualë, as gazetarë mendimtarë, vizionarë dhe guximtarë krenarë për të demaskuar gëlbockat, broçkullat dhe prockat e pista pedeiste leseiste që grumbullohen çdo ditë në llumzhumin e qelbëzuar antikomunist që e kanë sajuar dhe gatuar vetë me koshiencë të egërsuar dhe përpëliten, gumzhiten për ta mbajtur akoma në vazhdim.

Që nga dhjetori 1990 dhe deri në dhjetor 2016 nëpër faqet e gazetave dhe në studiot televizive kanë shkruar dhe kanë folur milion fjalë me gënjeshtra të pista shtrembërime të rëndomta dhe spekullime skandaloze nën maskën se po demaskojmë komunizmin. Këta spekullantë sharlatanistë të ashtëquajtur antikomunistë, shtrembërimet e gelbockat dhe gënjeshtrat profaniste i kanë justifikuar me slloganin mediatik, sepo eleminojmë dhe po zhdukim pasojat negative të komunizmit, por në fakt 26 vjet, asnjë pasojë shkatërrimtare komuniste zuzare makabre antinjerëzore nuk kanë eleminuar, as kanë përmirësuar, përkundrazi vargut të gjatë të masakrave makabre tragjike 46 vjeçare i shtuan përsëri popullit shqiptarë rrënime me kërdi dhe batërdi 26 vjeçare, me shkretime të llahtarshme akoma më të tmerrshme mizore antihumaniste sesa masakrat komuniste ramiziste.
Fatkeqësisht edhe në vitin 2017, nuk ndaluan, por filluan shkrimet, gumzhitjet dhe turfullimet të maskuar nën ombrellën e okelias të antikanabizmit dhe të luftës kundër narkotizmit dhe drogizmit të Shqipërisë.

Lexuesit kureshtarë dhe mendimtarë vizionarë duhet të pyesin dhe unë do të përgjigjem me vullnet dhe admirim. Lexuesit të pyesin: Ku ishe ti Sali Leka 26 vjet që nuk ke shkruar për masakrat dhe shkretimet komuniste dhe post komuniste? Pse vepron si kofini mbas të vjelave dhe të korravë?

Edhe unë u përgjigjem me obligim njerëzor publik dhe impenjim ligjor juridik: Unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka në Tiranë isha dhe jam edhe në vitin 1990, edhe në vitin 1997, edhe në vitin 2007, edhe tani në vitin 2017.

Kam shkruar, shkruaj dhe do të shkruaj tregime të vërteta me fakte konkrete me demaskime të drejta kundër masakrave kriminale mizoriste të klikës zuzariste enveriste ramiziste deri në vitin 1990, por këto tregime të dobishme nuk i botuan shtrembaluckit, gënjeshtaruckit sharlatanistë, bashkë me spekullnatët dhe gelbockit zuzaristë që mbas vitit 1991u rreshtuan, u inkuadruan në skalionin antikomunist.
Nga muaji mars 1991 dhe deri në muajin nëntor 1998, katër redaksi gazete nuk botuan 2554 tregime të vërteta artistike dhe poezi lirike, erotike, eposike por edhe sarkastike, stigmatike me demaskime të drejta humoristike, satirike për shkretimet makabre publike që vazhduan në vitet 1991-1997, por edhe në vitet 2005-2013.

Nuk i botuan këto vepra letrare artistike eposike kombëtare si thesare shinike shumë të dobishme dhe më akuzuan me nofka dhe epitete meskiniste obskurantiste. Shkrimtari dhe poeti Sali Leka monist komunist enverist kundërshton demokracinë.
Kurse unë nuk ndalova, por i dërgova dy letra Sali Berishës, dy Aleksandër Meksit, dy Jozefina Topallit dhe dy Bamir Topit, por tetë letrat e mia asnjë gazetë nuk i botoi, asnjë televizion nuk i publikoi.
Me Sali Berishën, Aleksandër Meksin dhe Bamir Topin, jam njohur dhe jam takuar në kohën e komunizmit dhe kam biseduar. Me Bamir Topin jam takuar dhe kam biseduar edhe mbas vitit 1991. Me Jozefina Topallin as e kam njohur, as e kam takuar, edhe për dy letrat që i kam dërguar do të shkruaj në tregimin tjetër.

Edhe për shkretimet e viteve 1992-1997 do të shkruaj në tregimet në vijim, por këtu do të citoj episode skandaloze gjatë viteve 2005-2013 episode dhe çudira të pështirosura pedeiste dhe leseiste e maskuar mbas sigles “integrim”.
Leseizmi i vazhdoi mysibeckat, zgërdheckat, sekserizmat munafikiste dhe spekullimet profaniste sharlataniste të jargosura dhe mbas vitit 2013 duke vepruar akoma më keq se në kohën e komunizmit enverist, ramizist dhe të monarkizmit zogist.
Po tregoj një ngjarje skandaloze të ndodhur ne vitin 1936 në kohën e monarkisë zogiste. Një funksionarë i mbretit Ahmet Zogu, sistemoi jurist gjyqtar Maksutin e pa arsimuar, i pa diplomuar, nuk kishte as shkollën unike, por duke paguar dy napolona flori.

Mbreti Ahmet Zogu shpalli dekretin monarkist për verifikimin e diplomave të zyrtarëve të dikastereve të shtetit dhe caktoi afatin për dorëzimin e diplomave për kontroll dhe verifikim. Maksuti la punën në gjykatë dhe vajti në Tiranë takoi funksionarin e lartë në kryeministrinë monarkiste dhe i tha: “Zotëri i nderuar mua më gjejë punë tjetër se nuk kam diplomë për jurist gjyqtarë, as për sekretarë, as kryetarë komune.
Mbreti ka shpallur dekretin e lartë mbretërorë për kontrollin e diplomave, ndërsa unë jam pa diplomë. S´kam diplomë as në zyrë, as në dorë. O vajhalli për mua, kur të bëhet verifikimi. Obobo medet më pret syrgjinimi”.

Kurse funksionari i madh i kryeministrisë monarkiste i tha: “Ore Maksut, ore hut, malukat maxhuti” ti nuk ke diplomë, por ke gojë fironë dhe dy napolona flori përsëri për mua, zyrtarin e madh të mbretit.

Unë jam Mahmuti lart tek mbreti, burrë lezeti dhe rushfeti. Shko Maksut Hut Maxhuti dhe ulu këmbë mbi këmbë në zyrë, pi duhan e thith letyrë. Kur të thërrasë kryetari si gomari, ngreu Maksut sille diplomën për kontroll se ka ardhur komisioni verifikimit nga Lartëmadhëria Ahmet Zogolli, ti Maksut përgjigju shpejt e zbërhazer xhevap: Zotni kryetarë i gjykatës monarkiste diplomën ta kam dorëzuar, e mban bashkë me diplomën tënde në raftin e zyrës së sekretarit.

A se kupton o Maksut mysibet nakut, hut, maxhut?
“Edhe kryetari me sekretarin janë pa diplomë. Nuk kanë asnjë lif shkollë. Ti Maksut e ke gjys unike por kryetari me sekretarin e gjykatës nuk kanë as çerekun e unikës “Edhe kryetarin me sekretarin unë Mahmuti i kam caktuar në ato kolltuqe, duke paguar të dy nga katër napolona flori, ndërsa tani do të paguajnë përsëri edhe tetë napolona ari se kontrollin e verifikimin e diplomave, unë Mahmuti do ta bëj ashtu si e kam bërë caktimin dhe emërimin e personave të padiplomuar“. Unë Mahmuti burrë shteti dhe dovleti “se mbreti han revani me peta sherbeti“ E uron populli, sa hije i ka zijafeti!

Ky mysibeck zgërdheck për ibret e rremet që tregova sot në viitn 2017, ka ndodhur në vitin 1936, porn ë vitin 2016, funksionari i madh leseist, bashkë me zyrtarin e lartë pedeist katër napolona flori të monarkisë zogiste i zevendësuan me dy milion euro dhe katër milion lekë të bankës shqiptare të grabitur, të vjedhur nga kusarët dhe zuzarët, duke u maskuar dhe duke spekulluar mbas okeljove dhe slloganeve skandaloze të jargosura të antikomunizmit abstrakt dhe absurd monstruozist dhe antikanabizmit Edi Ramist, por këta pedeistë dhe leseistë të viteve 2009 dhe 2013, plus 2016, nuk kanë treguar asgjë të vërtetë as për masakrat mizoriste të komunizmit enverist ramizist, që ka stërmunduar, rraskapitur përsekutuar dhe diskriminuar tmerrësisht dy milion shqiptarë fisnikë të nderuar, të arsimuar, të kulturuar, as për anarshizmin kaotist tranzicionist shkretuesi zuzarist i viteve 1992-2015, as për obskurantizmin peqelepist, sejmenist, qehaist mysibetist të viteve 1924-1939, por kanë gumëzhitur, llomotitur edhe nëpër studio televizive fjalë të pista broçkulla, gelbocks edhe për 8 dhjetorin e vitit 1990 dhe nuk kanë përcaktuar asgjë të vërtetë kombëtare historike, të vlefshme, të dobishme sesi dhe kush e iniçoi e organizoi lëvizjen studentore në 8 dhjetor 1990.

As nuk kanë treguar çfarë ka ndryshuar për të mirën e popullit mbas kësaj date.
Asnjë organ dhe strukturë e partive politike nuk kanë argumentuar, a ishte 8 dhjetori 1990, fillimi i demokracisë vërtetë shembullore triumfatore, për zhvillimin, progresin dhe modernizimin e Shqipërisë, mbas 45 vjet diktature mizore me përsekucione të jetës njerëzore, apo ishte fillimi i batërdisë anarshiste kaotike tranzicioniste.

Partitë politike kanë organe dhe struktura të shumta, të fryra por i kanë shtrembalucke për kërdi dhe katrahurë skandaloze.
Tani del pyetja dhe duhte të përgjigjemi të tërë: A janë shtuar maksutët dhe mahmutët e zgërdhecur në kryeministri, parlament dhe presidencë gjatë viteve 2005-2013, ashtu si Maksuti dhe Mahmuti obskurant i viteve 1936-1937 zyrtarë dhe funksionarë në monarkinë zogiste.
Dhe pyetja tjetër: Nëse janë shtuar maksutët dhe mahmutët e gelbocur kush i ka shtuar, kush i ka favorizuar dhe ushqyer.

Këtyre dy pyetjeve shumë të dobishme, unë do tu përgjigjem ditë tjetër me fakte konkrete me tregime të vërteta, por sot tregoj: Kur isha i burgosur në biruckën e skëterrit mizorist në vitin 1977 hetuesit Ndue Gjoni dhe operativit sigurimit Ismail Rama i kërkova letra të bardha formati dhe stiplolapsa për të shkruar poezi dhe tregime kundër shtrembaluckëve, gënjeshtaruckëve, zuzaristëve, spekullantëve, sharlatanistëve dhe serviluckëve të neveritur të mizoristëve monstruozistë. Do të qëndroj i burgosur deri në vitin 2007, i padëshpëruar, i pabezdisur me vullnet të aftësuar edhe duke kënduar.

Kurse hetuesi Ndue Gjoni dhe operativi Ismail Rama më thanë: E pse do të qëndrosh në burg 30 vjet shkrimtari dhe poeti Sali Leka? Edhe unë u përgjigja: Kam besim të fortë të palëkundur se deri në vitin 2007 do të pakësohen dhe do të eleminohen gënjeshtarët, shtrembaluckët, zuzaristët, sharlatanistët, gëlbockit e zgërdheckit, spekullantuckit dhe serviluckit e jargosur obskurantistë të neveritur, që janë keqbërësit e jetës njerëzore.

Për 30 vjet deri në vitin 2007 do të zhduken do të eleminohen zyrtarë dhe qeveritarë catall, satac, mysibeck, maxhut, makut, bidack si Maksuti dhe Mahmuti, por hetuesi Ndue Gjoni dhe operativi Ismaili më pyetën Sali ore shkrimtari i tregimeve të vërteta kush janë Maksuti dhe Mahmuti dhe çfarë të ligash kanë bërë? Edhe unë hetuesit komunist dhe operativit të sigurimit i tregova: Zgërdheckat ingranazhet e tmerrshme, dhe mysibeckat e llahrtarshme të gjyqtarit të paarsimuar, i padiplomuar Maksuti i monarkisë zogiste me eprorin Mahmutin funksionari Zogist në kryeministri që caktonte sistemonte kryetarë dhe sekretarë gjykate njerëz të pakulturuar por krejt soj e bicim i dallkaukut, i harbutit akoma më keq se Maksut Maxhuti.

Hetuesi dhe operativi i dëgjuan tregimet e mia të vërteta për Maksutin dhe Mahmutin, po fjalët që më thanë mua do ti rreshtoj ditë tjetër dhe sot me shumë gëzim dhe admirim falenderoj ata djem dhe burra, vajza dhe gra të epokës sonë të demokracisë shembullore që nuk janë si Maksuti dhe Mahmuti dy injorantë obskurantë të kohës monarkiste të shekullit 20-të.

E kam obligim sublim me i falenderuar djemtë dhe burrat, vajzat dhe gratë socialiste dhe demokrate të arsimuara me kulturë dhe etikë të shkëlqyer që me 25 qershor 2017 votuan për së dyti partinë socialiste me Edi Ramën kryeministër të Republikës së Shqipërisë.
Rreshtova fakte konkrete për enigmat e fshehura prej vitesh.

Falenderoj bashkë me juve lexuesit stafin e merituar të kulturuar të dy gazetave të përkushtuara për të drejtën, të vërtetën që me vullnetin e tyre sublim kanë botuar 12(dymbëdhjetë) tregime nga tre libra të miat “Mëkatari dhe projektuesi i mizorizmit enverist, shtrembaluckit e inkuadruar në skalionin antikomunist dhe shkrimtarët në skëterrin e diskriminimit komunist”.

Po citoj titujt e shtatë tregimeve shumë pikante voluminoze me ngjarje të vërteta më fakte konkrete me demaskime të drejta kundër profanistëve megalomanistë monstruozistë.

“Dita e demokracisë dhe e guximtarëve të lirisë”
“Trëndafili i bardhë dhe gjëmbi i verdhë“
“Dishepujt e trillimeve të llogoreve antikomuniste”
“Muzgu i mizorizmit”
“Transparencë pa maska për dosjet e sigurimit”
“Tregoj dhe demaskoj metodat mizoriste të sigurimit”
“Gënjeshtrat dhe spekullimet mediatike janë antikulturë artistike”.

Kam besimin se këto dy redaksi prestigjoze do të vazhdojnë të kontribojnë dhe të mbushin boshllikun artistik mediatik. Prandaj e theksoj e përsëris falenderimin sublim për dy redaksitë e gazetave shembullore, që kanë botuar 12(dymbëdhjetë) tregime nga tre librat e miat dhe në një tregim tjetër emrat e tyre kam dëshirë dhe vullnet me i shkruar me germa të arta kristali dhe qelibari të shkëlqyer.

Në Tiranë ka gazeta dhe televizione që kanë disinformuar organet e hetimit dhe të ndëshkimit të keqbërësve, kusarëve, spekullantëve, manipulatorëve dhe fallsifikatorëve të zgërdhecur. Disinformimet mediatike janë po aq të dëmshme sa dekonspirimet skurrike të operacioneve antikriminale që ndërmarrin strukturat policore për ndjekjen e krimeve antinjerëzore.

Unë me shokët e mi ishim dhe jemi antikomunistë të vërtetë dhe demokratë të betuar, ish të burgosur për motive atdhetare kombëtare eposike dhe nuk kemi asgjë të përbashkët me zvarranikët antikomunistë të burgosur për motive personale dhe langare të pista. Këta zvarranikë dhe langarë të skremuar as ishin as janë antikomunistë të vërtetë as demokratë të betuar. Fatkeqësisht këta zvarranikë langaruckë, zgërdheckë të neveritur kanë gazeta dhe televizione në përdorim duke zbrazur në faqet e tyre gelbockat e ndyra të qelbura infektuese gangrenizuese.
Për partinë leseiste kam shkruar një poezi të gjatë voluminoze për bëmat dhe gjëmat e llahtarisura skandaloze por sot po citoj gjashtë strofa me nga gjashtë vargje:

LSI-ja në Shqipëri
Parti e formuar në demokraci
Si integrale progresiste
Për të bërë mrekulli për çdo njeri
Shpejt u bashkua me partinë pedeiste
Pastaj u ngjesh me partinë socialiste
Por tani ka dal e thotë:
E ka hap lajmin nëpër botë
Sa keq u martova me dy burra
Ata ishin mysibet skorrot
Kusarë për ibret me thesin plot
Edhe bukën e gojës e vidhnin nëpwr furra.
Unë u ndava për jet e mot
As vajtoj as derdh lot
Jam akoma Virgjëreshë
E pastër e bardhë si princeshë
Shkulmoj si burimet e lumenjëve
Lart n`shkrepa e n`gurra.
Isha dhe jam antikomuniste e angazhuar
Nuk i dua Enverin as Ramizin e hipokrizuar
As bllokmenët dhe monopolistët e majmuruar
As oligarkët e narkot e korruptuar
Se Edi Ramën e kanë përqafuar dhe financuar.
LSI-në për ta sfiduar dhe spostuar.
Edi Rama narkoshtet me kuletw
Me drog trafik e skafe në detë
Kusar i madh i rrafinuar
Me fondet e krimit të organizuar
I stërvitur, i rritur, i fuqizuar
Popullin e ka dobsuar dhe varfëruar.
Neve leseistët e kemi barkun bosh
S`kemi vjedh, as me as me kesh as me kosh
Qeverinë hajdute do ta zhdukim ta sosim
Me protesta, demostrata e fortifikata
Si revolucionarë me kazma e lopata
Të gjallë në dhe do ta fusin ta groposin.

Me shumw respect dhe konsideratw pwr lexuesit me vullnet tw aftwsuar pwr letwrsinw dhe kulturwn artistike mediatike.

Sali Leka
Cel: 068 38 55 304
Nwntor 2017


Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu