Xhemajl Mustafa – sinonim i një intelektuali dhe veprimtari të përkryer

0
1040

Përvjetorët e dhembjes dhe të krenarive kombëtare

Nga Skënder MULLIQI

Po vijnë ditët më të acarta që i sjellë stina dimërore. Këto ditë bëhën të vështira për shumë familje, të cilët nuk i kan kushtet e mira të jetës. Shumë familje skamnore nuk e kan si duhet as bukën e gojës dhe gjerat tjera elementare. Kësaj radhe do të flasim pak për një temë tjetër gjithashtu të dhembshme. Tema e vrasjëve politike nuk do të hiqët kurrë si temë qendrore, deri atëherë kur të zbardhën të gjitha vrasjët. Nuk do të këtë prosperitet të Kosovës, deri sa mbi supe i rëndojnë vrasjët politike.

Fundi i nëntorit të vitit 2000 shënoi vrasjën e njërit nga themeluesit e LDK-së, të datës 23 dhjetor të vitit 1989, intelektualit në zë, Xhamajl Mustafës. Data e vrasjës është data më e dhembshme për familjën, për LDK-në dhe për Kosovën. Në këtë datë kriminelët në pragun e shtëpisë e vranë një veprimtarë të shquar të çështjës kombëtare. E vranë pabesisht dhe tradhëtisht gjakapërësit e pasluftës siq morën edhe shumë jetëra të veprimtarëve të tjerë të LDK-së dhe ushtarakëve të vijës institucionale të luftës qlirimtare.

Që nga themelimi i LDK-së e deri sa u vra, Mustafa ishte këshilltar i presidentit, Rugova. Ai ishte i angazhuar edhe si columnist në gazetën Bota sot në rubrikën e tij javore. U shqua më shkrime të guximshme dhe vizionare. Pena e tij e mprehet më korrektësi i përshkroi të gjitha ngjarjët më të cilat përballej Kosova dhe populli i saj. Sot, kur është përvejtori i këtij vigani të letrave shqipe sigurisht së shtohet dhembja dhe malli për figurën atëdhetare te Xhemajl Mustafës. Këtë mall në shpirt e ndien më të madhe familja Mustafa, e cila si ngushllim të vëtem do ta kishte zbardhjën e kësaj vrasjeje pas 17 vitesh.

Drejtësia kurrë nuk e tha fjalën e vet. Nuk e dhan fjalën e premtuar së do të zbulohet kjo vrasje shpejt administrata mamute e UMNIK-ut, nuk u zbardh kjo vrasje as nga organet e EULEX-it, dhe nuk u zbradhë as nga Policia e Kosovës. Grupet kriminale të cilat vepruan, e përgjakën Kosovën duke i shkaktuar plagë të pa mbyllura. Bashkë më vrasjët ata vranë nje pjesë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Duke vrarë një intelektual të madh si Xhemën e vranë lirinë e shprehjës, e vranë keq fjalën e lirë aq të nevojshme në Kosovën e shumë martirëve dhe dëshmorëve të kombit.

Kush e ka pritur së pas luftës do të kemi alamet vrasje për motive të ndryshme, por edhe për motive politike ?! Pak kush ose veq ata që kan dhënë urdhëra !!! Atë ditë të varrimit të Xhemës foli presidenti Ibrahim Rugova, i cili e pati bashkëpunëtorin më të afërt dhe njeriun më të besuar. Ai foli më pikëllim dhe i deprimuar… Pas vrasjës së Xhemajlit doli libri i tij i vëtëm “Një lutje për Prishtinën”. Mustafa sigurisht edhe vet do të dëshironte shumë që kjo vrasje të ishte vrasja e fundit në Kosovë! Por, fatkëqësisht vrasjët vazhduan pa ndalshem.

Janari është muaj i tragjedive dhe krenarisë kombëtare. Në këtë muaj u vranë figurat më të ndritura të kombit. U vranë Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, pas luftës po në muajin në janar vdiq presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova. U vranë në menyrë makabre ushtarakët, Smajl Hajdaraj dhe colonel, Tahir Zemaj vet i treti.

Të lutemi sërish që këto vrasje më në fund do ta gjejnë dritën e diellit… Mos të mbetet ky vëtem një refren i përseritur, por të përjetojmë të gjithë funksionimin e shtetit ligjor dhe demokratik. Edhe ky përvjetor për familjën Mustafa, shokët, miqët dhe dashamirët e shumtë, ka ngjallë dhembje, por edhe krenari që paten një njeri të mirë si Xhemën …

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here