Unë, fantazmë në qytetin e krimit

0
351

Dionis Xhafa

Natën eci nëpër qytet. Në fakt nuk është qytet do çfarë do, por këta këtej, ca njerëz vdekatarë që janë me halle plot deri në vdekje, e quajnë kryeqytet. Eci ashtu si një fantazmë nëpër trotuaret e lagura prej shiut të ftohtë e të grimë të nëntorit. Ai më lag në xhupin e zi dhe këmbët e mia kapërcejnë një gropë plot me ujë e llucë. Eci ashtu rrugëve në errësirë. Jo ky qytet s’më pëlqen. Ky është qytet i errët, sikundër tani. Ky qytet, ku njerëzit kanë nisur të zhduken si milingonat dhe të struken nëpër shtëpi sepse është vonë, është qytet i lig, i krimit të përditshëm. Po, po krimi është ditën, po ditën për diell.

Është i shpërndarë gjithkund nëpër rrugë e institucione. Ata raste që kapen nga ana e medieve janë vetëm pak, shumë pak përqind e asaj padrejtësie, që gatuhet për çdo ditë. Po po është padrejtësia që blihet e shitet përditë me letra, me shkresa e me akte të shtetit të dalë boje. Madje, kam dëgjuar se ka pasur raste që vetë ata që kanë në dorë pushtetin, kanë thënë: “Kujtoni se jeta është përrallë. Jo nuk është e tillë. Jeta është të sjellësh paratë për provimet e gjithçka tjetër. Kuptove? Do të marrësh provimin ti? Po jep paratë pra!”. Kjo ndodh në Elbasanin e çudirave.

E pra s’ka ku të shkojë padrejtësia, krimi në përditshmëri i korrupsionit, edhe atij që nuk dënohet dhe i një vendi ku njohjet bëjnë punën e tyre kryesore. Po edhe njohjet janë korrupsion. Korrupsion dhe çfarë korrupsioni. Madje më keq se ai me zarfe. Kjo sepse në këtë rast korrupsioni nuk bëhet hapur, por fshihet dhe bëhet në mënyrë disi të fshehur tinzare. Po a e di sa raste të këtilla ka në Shqipëri? Po plot more. Është mbushur ky vend me padrejtësi të tilla. Ka edhe afera më të rënda që dihen nga të gjithë, por ata nuk po i flasim. Çdo gjë nis nga institucionet e pastaj në çdo cep të vendit, ku padrejtësia është ulur këmbëkryq. Dhe këta që bëjnë të tilla mbrapshtësi, pastaj shesin edhe mendtë, duke thënë se janë të ndershëm. Ja prsh. Kolë komunisti e rregullonte me të gjithë dhe pranonte edhe nepotizimin edhe korrupsionin pak me finesë dhe në rrjetet sociale na shfaqet si i ndershmi i madh.

Ai që bën si shqiptar i madh dhe si i ndershmi i kësaj dynjaje, Koli është horri i horrave të Shqipërisë. Ja kështu si fantazmë endesha nëpër qytet të krimit, që kushesi sa raste ka të ngjashme, të mbushur me krim, nepotizëm dhe me afera. Si fantazmë isha, po sepse një ditë këta që janë gjallë sot do të vdesin të gjithë. Bashkë me Kolin e famshëm, që thotë se heronjtë më të mëdhenj të njerëzimit janë shqiptarë, Kolë padrejtësia, morali në tokë i një njeriu të krimbur në njohjet e kriminalizuara të sistemit arsimor shqiptar. Dua të jem fantazmë në fund dhe të shoh se mbi varret e këtyre që jetojnë sot, ai lis do të dridhet prej tokës, sepse nuk e mban dot atë varr, që me atë çka ka bërë kur ka qenë gjallë, meriton të rrokulliset nja 100 herë të mira.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here