Tre minutat hollivudiane për “Gërdecin”, filmi për “Sypeshkaqenin” shfaqet në Tiranë dhe Korçë

0
336

TemA

Do të shfaqet sot premiera e filmit “War Dogs”, bazuar mbi historinë e mashtrimit të Pentagonit me tregtinë e municioneve nga tregtari Efrahim Diveroli. Tre minuta të filmit i kushtohen edhe pjesës shqiptarë të kësaj historie.

Një nga filmat më të përfolur për publikun amerikan, por edhe për publikun shqiptar, nis projeksionet si premiere botërore në rrjetin e kinemave Imperial.

Bazuar në historinë e vërtetë të Efraim Diverolit dhe David Packouz, të cilët fituan kontratën 300 milionë dollarëshe nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, për të furnizuar me armë aleatët e Amerikës në Afganistan, “War Dogs” është filmi i shumëpritur nga audienca dhe kritika, nga producenti dhe regjisori i trilogjisë ‘Hangover”: Tod Philips.

“Veç faktit se është një histori e vërtetë, që i flet audiencës shqiptare më shumë se asaj ballkanase dhe europiane, kemi kastin e “Hangover”, që shqiptarët e njohin mjaft mirë.

Them se është një sukses i garantuar, megjithëse vera është në përfundim, mendoj se po pritet me endje, sepse është një komedi ndërthurur me sarkazëm”, shprehet Altin Prifti.

Për 3 minuta, vëmendja e Hollivudit përqendrohet në Shqipëri, në blerjen e armëve, në Gërdecin e vitit 2008 nga dy protagonistet Jonah Hill dhe Miles Teller.

Ato çfarë shfaqen në film janë të realizuara në një formë të tillë që pavarësisht se dikush mund të mendojë që ka një situatë që i nxjerr shqiptarët si të këqij, jemi mësuar me sentimente të tilla, pavarësisht kësaj, Shqipëria është në vëmendjen e Hollivudit do të thotë se po bëhemi faktor më të mirat dhe këqijat tona”.

Paralelisht filmi do te shfaqet edhe për publikun e Korçës.

Do të shfaqet edhe atje në të njëjtën ditë me Tiranën. Gati mbi 3200 salla në të gjitha botën e shfaqin dhe një ndër to është edhe Korça”.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here