TIRANE: VEPRIMTARI FESTIVE, PËR UDHËN 20-VJEÇARE TË RADIO-KONTAKT…

0
33

Buqetë me lule të freskëta, për autorin e dokumentarit festiv, Esat Teliti – “Mjeshtër i Madh”…

Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues

1.

Sa shpejt kaluan, më shumë se 20 vjet, nga emisoni i parë i një radioje, që tashmë është bërë kaq e njohur dhe e dashur për dëgjuesit tanë, brenda e jashtë Shqipërisë, me emrin domethënës, “Radio-Kontakt”. Shumëkujt i kujtohen emisionet e fillimeve të saj, kur Shqipëria po kalonte çaste të vështira të viteve të tranzicionit demokratik. Bashkë me ndryshimet e gjithanshme, në jetën politike, shoqërore, ekonomike etj., edhe ky mjet i komunikimit masiv, ndër ta parët në vendin tonë, na ka shoqëruar, hap pas hapi, gjatë këtyre viteve, deri në ditët e sotme.


Dr. Jolanda Lila, duke përshëndetur të ftuarit…

Pikërisht për të kujtuar udhën e përshkuar dhe për të festuar se bashku, mbrëmë u organizua një veprimtari masive, në mjediset e Hotelit “Milenium” të kryeqytetit. Kishin ardhur: publicistë e shkrimtarë të njohur, punonjës të arsimit, artit e kulturës, si nga Shqipëria, Kosova, Ulqini e shkupi etj. Gjithashu, morën pjesë në këtë ceremoni festive: ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë etj.

Për udhën e kaluar nga Radio-Kontakt, në 20 vjet të jetës së saj, në emër të Bordit drejtues, foli Dr. Jolanda Lila-drejtoreshë e përgjithshme e “Media-Kontakt”. Ndër të tjera, ajo nënvizoi se kjo Radio është bërë e pranishme në jetën e përditëshme të shqiptarëve, si brenda Shqipërisë e në trojet tjera amtare, por dhe në mjediset e emigrantavë tanë, të cilët jetojnë e punojnë në shtete të ndryshme të Europës dhe deri në Amerikë e Kanada. Përmes valëvë të kësaj Radioje, me fjalët e njohura, “Kënaqësia e ditës suaj”, ajo na shoqëron të gjithëve: në familje, në punë ose në veprimtaritë e ndryshme etj.


Pamje nga salla, ku u zhvillua veprimtaria…

2.
Një ndër radiot e para private në Shqipëri, radio Kontakti zhvilloi mbrëmjen e djeshme një festë të bukur, me rastin e 20-vjetorit të themelimit. Në ceremoninë e organizuar bukurfestive u bënë bashkë personalitete të politikës, ambasadorë e përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të sferës akademike, personalitete të shquara në fushën e artit, arsimit e kulturës, si dhe drejtues e gazetarë të medieve të shkruara dhe elektronike, nga Shqipëria, Kosova, Shkupi e Ulqini.

U përshëdetëm me drejtues e gazetarë të hershëm e të sotëm të Radio-Kontakt dhe veprimtarinë e ndoqëm, së bashku, me: Rezart Gashin, drejtor i Instititit të Integrimit të Kulturës Shqiptare-Tiranë; diplomatin e shkrimtarin Besnik Mustafaj; mësuesin veteran e ish-drejtorin e Gjimnazit në fshatin Zogaj, të Malësisë së Gjakovës (Tropojë, Ibrahim Hajdarmataj etj.

Fjalën e rastit e mbajti drejtoresha e përgjithshme e “Media Kontakt”, Dr. Jolanda Lila., Pasi bëri një paraqitje përmbledhëse të veprimtarisë së Radio-Kontaktit, në dy dhjetëvjeçarë, ndër të tjera, theksoi se kjo media lindi dhe u zhvillua, një radio për të gjithë shqiptarët, kudo që ata ndodhen, në Shqipëri e jashtë saj. Ndër të tjera, ajo përmendi edhe ndihmesën e dhënë prej kësaj Radioje, gjatë luftës për çlirimin e popullit vëlla të Kosovës nga rregjimi i egër serb. ”Këtë gjë e tregoi gjatë luftës së Kosovës,-tha ajo J.Lila, në fjalën e saj,- kur aksionet sensibilizuese nëpërmjet valëve të kësaj Radioje, arritën që të grumbullojnë, jo vetëm qindra tonë ndihma materiale, por kjo media shërbeu edhe si një urë lidhëse, për banorët kosovarë të shpërngulur, të cilët kishin humbur kontaktet me njerëzit e tyre të dashur”.

Më tej, ajo nënvizoi: “Edhe sot, ndërmjet shumësisë së kanaleve mediatike, “Radio Kontakt” spikat me identitetin e vetë. Ky është konturuar e konsoliduar nga drejtorët e kryeredaktorët ndër vite, nga dhjetëra e qindra gazetarë e teknikë dhe bashkëpunëtorët e panumërt, që kanë punuar përgjatë 20 vjetëve, në këtë Radio. Ajo u është mirënjohëse atyre, siç i janë ata, asaj!”. J.Lila përmendi me respekt të veçantë punonjësit e parë të kësaj Radioje, Agron Bala e Riza Rusi. Po kështu, nderoi kolegët, të cilët nuk jetojnë më.

Të pranishmit në këtë festë jubilare, i përshndeti edhe gazetari i njohur, Alfons Zeneli, ish-drejtor i parë në Radio-Kontakt. Ndër të tjera, ai tha këto fjalë: ”Kjo Radio hyri në histori, jo thjesht për faktin se ishte e para radio private, por sepse ishte e para, që përkrahu fjalën e lirë dhe demokratike, pa asnjë lloj censure”. Pas tij, e mori fjalën edhe kinoregjisori Esat Teliti-“Mjeshtër i Madh”, i cili i përshëndeti brezat e gazetarëve e teknikëve të kësaj Radioje emërmirë.

Pastaj, në ekranin e sallës, ku u zhvillua veprimtaria e festës së 20-vjetorit të “Radio-Kontakt”, u dha dokumentari “Fuqia e fjalës së lirë”, përgatitur nga Esat Teliti. Përmes filmimeve të ndryshme, sigurisht shkurtimisht, jepej udha e përshkuar nga kjo Radio, në këta vjet të jetës së saj. Ndër të intervistuarit e shumtë, ishte kryetari i Bordit të Radio-Kontakt, Prof.Ramiz Zekaj e disa punonjës të kësaj Radioje, ndër vite.
Të ftuarit në këtë veprimtari festive, i vazhduan bisedat e tyre, në koktejin e shtruar, me këtë rast.

Tiranë, 7 dhjetor 2017

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here