TEFIK RAMADANI ME QARTËSI POLITIKE NDRYSHE NGA SHOKËT

0
543
Tefik Ramadani me shokë

Nga e djatha: Naser Hoxhaj, kryetar i Shoqatës “Dardania Mannheim-organizator, Xhafer Leci, Driton Gashi, Nusret Pllana, Tefik Ramadani, Can Tahiri dhe Baki Mustafi.

Nga Xhafer LECI

Tri promovime librash në Mannheim të Gjermanisë, 22.10.2022
“Vergiss Nimals-Mos harro kurrë”, autor Prof.Dr. Nusret Pllana,
“Në gojën e gjarpnit”, autor Tefik Ramadani,mjek defektolog dhe,
“Mit doppeladler in ruhrppott-Me shqiponjën dy krenare në rajonin e lumit Rur” të Driton Gashi, pedagog.

Pikëpamjet e mia rreth librit të z. Tefik Ramadani,ish i burgosur politik.

Në burgjet serbe malltretimet më çnjerëzore kundër shqiptarëve !

Pas shuarjes me dhunë të veprimtarisë të grupeve nacionaliste të NDSH-së,në Kosovë vepronin dhe militonin, kryesisht intelektualët, edhe në vitet `80-a, si ideologji bazë kishin marksizëm-leninizmin. Kjo shpjegohet me faktin se shteti amë, Shqipëria, ishte kyçur në këtë sistem qysh gjatë Luftës së Dytë Botërore, në miqësi të thellë me Rusinë, Jugosllavinë dhe aleatët e tyre!

Njëri nga këto grupe politike në vitin 1981, ishte edhe ai i kryesuar nga Sejdi Veseli (FNÇ). Ky ishte një grup i madh, i dënuar së bashku, ku bënte pjesë edhe mjeku defektolog, Tefik Ramadani.

Para trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, të udhëhequr nga gjykatësi Ahmet Ahmeti , të mbajtur në qershor të vitit 1984 dalin 20 të akuzuar (në mesin e tyre edhe heroi Afrim Zhitia), të cilët dënohen me dënime shumë të rënda.

Nga e djathta: Bashkëshortët, Tefik e Hatixhe Ramadani, Nusret Pllana dhe, afaristi i suksesshëm Vehap Zuka.

Më shumë se kureshtja, më ka interesuar të mësoj për qasjet politike të kohës të grupeve ilegale në Kosovë. Në përgjithësi, dominon ideologjia komuniste, madje, ekstremi i saj, marksizëm-leninizmi.

Por, duke lexuar akt-akuzën dhe Aktgjykimin e Gjykatës Federative Jugosllave (Kps-96/85, datë 30 qershor 1987) kundër Defektologut Tefik Ramadani, konstatoj me kënaqësi, se jo të gjithë anëtarët e këtyre grupeve mendonin njësoj. Një mendim, një qasje ndryshe politike, nga shokët e burgosur e kishte z. Ramadani.

Ai mendonte se dallimet ideologjike, nuancat politike nuk duhet të ishin pengesë për bashkëpunimin, deri në bashkim të grupeve ilegale. Edhe pse kryetari i grupit tërhiqte vërejtje, për dallimet politike-ideologjike, qëndrimi i Tefik Ramadanit ishte se ideologjia politike nuk ishte me rëndësi, por veprimi për realizimin e kërkesës Kosova Republikë. Dhe në këtë bazë ai propozonte bashkimin e të gjitha grupeve politike, pavarësisht dallimeve ideologjike. Dhe për këtë ai agjitonte.

Një pamje tjetër nga pjsëmarrësit e këtij promovimi.

Grupet politike, me kërkesat radikale, jashtë çdo mundësie, për t`i realizuar ato, devalvonin vetën dhe jipnin rast për goditje nga pushtuesi. Hyrja në strukturë, për aktivitet politik, si një akt i shënuar, duhej te kërkonte qartësi paraprake, për kërkesat politike, duke u përkushtua në çështjet parësore, logjike dhe më afër mundësisë për realizimin e tyre.

Kërkesa për barazi të shqiptarëve, në raport me kombet tjera në Jugosllavinë Federale, ishte kërkesa reale për kohën. Por kishte edhe nga ata që kërkonin shkëputje nga shteti jugosllav dhe bashkim me Shqipëninë. Një kërkesë e tillë ishte me shumë dëshirë, se sa mundësi reale, për ta realizuar atëherë.

Z.Tefik Ramadani kishte mendim ndryshe edhe përsa i përket regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Ai distancohet kjartë nga rexhimi komunist.

Nga Aktakuza e gjykatës së qarkut të Prishtinës, thuhet kjartë se “Tefik Ramadani ia përkujton Sejdi Veselit se Enver Hoxha i ka zhdukur shokët më të ngushtë, me ç`rast Sejdiu thotë se ata kanë qenë komplotistë.

Ndërsa Tefik Ramadani ka shtuar se ideologjia, tani për tani, s`është me rëndësi, por veprimi “armiqësisht” për fitimin e Statutit të Republikës së Kosovës e jo për përkatësine ideologjike”.

Ndërkohë që shokët e burgosur e tepronin me hymnizimin, vërbërisht, sepse ai kishte goditur nacionalistët, atdhetarët shqiptarë, me plumba e burg, shumë me zi se sa pushteti jugosllav shqiptarët e Kosovës.

Pra, i burgosuri politik, Tefik Ramadani, kishte veçori dalluese nga bashkëvuajtësit e tjerë të grupeve politke:
1) Bashkimi i grupeve, pavarësisht pikëpamjeve ideologjike;
2) Rezerva për regjimin e Enver Hoxhës me polit-byronë e tij komuniste, staliniste.

Pra, ishte më i avancuar për statusin, që duhej të kishin shqiptarët në atë kohë. Ndërkohë që të tjerët as nuk e kanë thënë dhe as nuk e kanë pranuar.

Akt-akuzat dhe dënimet kundër grupeve politike shqiptare, janë dëshmi sa tronditëse, aq edhe qesharake. Dënimet e rënda, qoftë edhe për lexim literature nga Shqipëria, për biseda krejt normale, në kushte të një pushtimi sa të gjatë, aq edhe të vrazhdët, flasin për fobinë që kishte pushteti komunist jugosllav ndaj shqiptarëve. Le ta sjellim një shembull: Poeti slloven, Ivan Cankar, në vitin 1913 kishte bërë fushatë për bashkimin e popujve sllavë të Jugut, për këtë dënohet me një javë burg. Ndërsa në vitin 1914 pushteti austriak po vëzhgonte dhe kishte kapur Cankarin, duke biseduar-propaganduar në një kafene në Lublanë me disa miqë të tij serb, për këtë ai dënohet vetëm me 6 javë heqje lirie, por për shkaqe shëndetësore, pas pak ditësh, lirohet nga burgu.

Shtypi austriak i atëhershëm këtë akt politik e kishte quajtur “marrëzi” “budallallëk” të politikës austriake… (Kritik an der „Dummheit“ der österreichischen Politik) Me këtë për qëllim kisha krahasimin dhe dallimin e madh politik, në mes Perëndimit, para 100 vjetësh dhe ish shteteve komuniste, pikërisht të Jugo-Serbosllavisë. Ndërsa për një kërkesë të ngjashme, shqiptarët dënoheshin me shumë vite burgosje!

Nostalgjia komuniste titoiste/Aktori i njohur Enver Ptrovci: Për qeverinë e Kosovës unë jam një shpiun serb!

Ai ka thënë se Europa e sotme po kopjon modelin titist ku jetonin të lumtura në bashkëjetesë…! Absolutisht e pavërtetë. Tito ishte një diktator, për këtë nuk ka dilemë, mjaftojnë dënimet drakonike kundër shqiptarëve, thuaja se fare të pafajshme, vetëm pse kërkonin barazi kombëtare…

Wendlingen, 21.10.2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.