Të pamoralshmit

0
354

Dionis Xhafa

“I godituri’ kishte vendosur të ikë në Shkup, me qëllim që ta shohë këtë qytet dhe njëkohësisht kryeqytet. I kishin treguar se në Shkup do të ngriheshin ndërtesat shumë të larta e shtatore po ashtu shumë të larta, gati sa një shkëmb, sa një mal. Kurioziteti i madh e shtyu që ta vizitojë kryeqytetin e Maqedonisë. Ato gjëra, hamendësime, që kishte në mendje i kishin dalë në realitet në kreun e qyteteve maqedonase. E kishte shëtitur thuajse gjatë gjithë ditën Shkupin dhe çfarë nuk kishte parë aty.

Një qytet multikulturor ku gërshëtoheshin bashkë varfëria e pasuria, liria e robëria, çmimet e lira të produkteve ushqimore e statujat shumë të larta, tamam siç e paramenedonte. Pasi kishte shëtitur një ditë të tërë nëpër atë qytet, në orën 18.00 ishte te vendi që quhej “Marigona” dhe aty do ta priste furgoni që e kishte sjellë në Shkup. Ky furgon ndërkohë kishte ikur në Sofje, prej andej ishte kthyer dhe priste të mbushej me pasagjerë aty pranë një xhamie, për të shkuar më pas për në Tiranë. “I godituri” erdhi në stacion. Menjëherë aty pa shoferin dhe ndihmësin e tij.

Kishte aty dhe disa pasagjerë të tjerë. Por, “i godituri” pa edhe dy vajza, njëra diçka në shije sipas tij, kurse tjetra ishte e mbushur, por vërtetë e mirë. Ta jepnin se ishin paksa “nga ata”. Vajzat filluan të hyjnë në muhabet me dy shoferët, e derisa përdornin edhe fjalë fyese e krejt banale. Pastaj, ajo e bukura nga ata e pyeti “të goditurin”: “A te të dashur ti?”. Pas kësaj, “i godituri” ia ktheu me sinqeritet se kishte pasur, por se tanimë ishte ndarë prej saj. Ajo, e bukura nga ata, i tha se ishte gjynah që nuk kishte të dashur. “Gjynah shumë. Alamet djali ti dhe nuk ke të dashur?”. Por thuajse kaq ishte muhabeti mes “të goditurit’ dhe njërës prej atyre. Ngadalë, mbi Shkup kishte rënë errësira. Zëri që vinte nga një xhami e vjetër aty pranë, ngadalë ishte duke u shuar. Furgoni u nis.

Shkupi po mbetej mbrapa dhe gjithandej ishte tanimë errësirë. Udhëtimi drejt Tiranës tanimë ishte duke u bërë natën. Çfarë ndodhi? Njëri prej shoferëve u ul së bashku me një nga vajzat e kjo e lejoi, pikërisht se ishte një nga ‘ata’. Ata të dyja dukeshin se ishin nga ‘ata’. Vajzat dhe një nga shoferët nisën të preken me njëri-tjetrin, pasi ishin ulur ngjitur në sedilje. Shoferi që kishte marrë timonin fiku dritat dhe ndihmësi e një prej vajzave vazhduan avazin, duke kryer perversitete në furgon. Kjo gjë ndodhi deri në hyrje të Gostivarit, por se edhe më tej ndodhi e njëjta sjelljeje. Shoferët, pas pushimit që bëmë, ndërruan vendet dhe vajzat gjithashtu.

Vetëm “i godituri’ prej pasagjerëve sa duket e kishte kapur atë lojë të fëlliqur që luhej aty. Të tjerët flinin gjumë, pasi ishte edhe natë. “Të goditurin” nuk e shqetësonte shumë fenomeni që po vërente, pasi e dinte shumë mirë se një pjesë e vogël e vajzave janë të tilla, por se kishte nisur të ketë frikë se mos shoferi e humbte përqëndrimin, pasi nuk ishte fare mirë, por shkonte si i dehur dhe se mos bënte ndonjë aksident tragjik. Kjo, pasi “katërshja simpatike” e jona, që bënin ata perversitete aty, edhe flisnin dhe silleshin tamam si të dehur. Por se shyqyr Zotit gjë nuk ndodhi.

Kaluam në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, e se “i godituri” vazhdonte të kishte frikë prej shpejtësisë së madhe me të cilën ecte furgoni. Por se pas shumë orësh udhëtim, të gjithë pasagjerët mbërritën në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Aty, edhe ata vajzat zbritën. Ora ishte thuajse 05.00 e mëngjesit. Akoma nuk kishte zbardhur. Një plak i vjetër kishte dalë për të pritur vajzat, aty pranë Muzeut Kombëtar. Sa duket, ishte gjyshi i njërës prej vajzave. Plaku dukej se ishte shumë zemërmirë. Ai iu dha dorën shoferëve dhe pas kësaj mori vajzat me vete. Pa e ditur fare se ata duar kishin takuar disa duar të tjera, që kishin prekur pjesët intime të mbesës së tij. Pa e ditur se i kishte dhënë dorën disa personave që ishin pa moral, pa njerëzi, por harbutë. Edhe vajzat, nga ana tjetër “ndryshuan” përnjëherë. Ata tanimë silleshin si si “mirat” e gjyshit.

D.Xh.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here