Tash 138 vjet Mali i Zi rritet me troje shqiptare

4
843

Shkruan Prof. Dr. Lisen Bashkurti, 26 Gusht 2016GazetaInfoPress.com

O milet (popull) dëgjoni e mbani vesh!

Tash 138 vjet Mali i Zi rritet me troje shqiptare. Mos harroni historinë, sepse po ringjallet edhe në kohët tona. Mjerë ne po na vdiq kujtesa!

Njëherë na rrëmbeu troje Rusia me Traktatin e Shën Stefanit, 1877. Pak kohë më vonë na i shkuli me akt juridik Kongresi i Berlinit, 1878.

Mbi këto traktate masakrues të trojeve shqiptare, osmanët filluan të shisnin trojet shqiptare si zhelet e tyre, për të zgjatur agoninë e Portës së Lartë, 1878-1883.

E me ne fund koalicioni i turpit, i Fuqive Evropiane bashkoi Ruse e Osmane, Gjermane e Franceze, Austro-Hungareze e Serbo-Malazeze, per te rrethuar nga toka dhe nga deti shqiptaret e “pabindur” (1883).

Keshtu na shqyen, na i shkyen shkjate trojet tona. E Mali i Zi nga Cetina ne maje te shkrepave u shtri e u zgjerua, u rrit e u zmadhua mbi Rozhaje, Plave e Guci, Hot e Grude, Tuz e Dinoshe, Liqenin e Shkodres, Ulqin e Tivar, Kraje e Anamalit.

Historia vazhdon. Jugosllavia e AVNOIT me Rankoviq e Tito i shqeu shqiptaret neper republikat Serbe, Malazeze dhe Maqedone. Si plaçke pazari Tito, babai i Jugosllavise, u soll si njerk me shqiptaret.

Titos i duheshin shqiptaret si guret e kandarit, per te kenaqur orekset etnike e per te shuar fobite brenda Jugosllavise. Kufijte e Kosoves asokohe administrative levizeshin sipas interesave te Beogradit Serbo-Federativ.

Historia nuk ndalej. Ne 1974 u be Kushtetuta e re Jugosllave. Kosoves dhe Vojvodines iu dhane statuse autonomie me elemente perfaqesimi konstituiv federal. Por territorialisht Kosova ngeli ne kuader suazash administrative, lehtesisht te ndryshueshem ne kuader te Jugosllavise, madje edhe te Serbise. Vetem kufiri i jashtem i Jugosllavise ne segmentin kosovar, qe ishte me Shtetin Shqiptar ishte i pacenueshem nderkombetarisht.

Keshtu, gjate Jugosllavive, te Karagjorgjeve, Obrenoviçeve, Serbo-Kroato-Sllovene dhe AVNOIT, kufijte e Kosoves veç jane tkurrur e tkurrur deri ne limite ekzistenciale per popullin shqiptar…

Historia nuk u ndal serish. Ne veren e 1999 Kosova çlirohet nga Serbia e Milloshevicit. Por territorialisht nuk shpetoi nga pretendimet territorriale te fqinjeve te saj.

Filloi masakra tjeter territoriale mbi Kosove. Serbet ndalen te Ura e Ibrit, fale krushqive me ca Evropiane dhe kuislingeve te fshehte brenda shqiptarë. Maqedonet do perfitonin konjukturalisht nga fakti, qe ne dy anet e kufirit ishin shqiptare etnikë! Edhe ato gllaberuan mjaft hektare nga trojet e Kosoves brenda kufijve politike.

Tani boll!. Te ndalim historine ne Rugove. Keto dite debati eshte shume i nxehte. Situata po precipiton jashte kontrollit. Firmetaret e qeveritaret qajne hallin e Malit te Zi. Ato jane gati te japin mijra hektare “qe te mos prishen marredheniet me Malin e Zi“.

Mirepo, lavdi Zotit, Presidenti i Malit te Zi shprehet se “mosratifikimi i demarkacionit nuk cenon marredheniet e tij me Kosoven“. Arsyeja duket te jete me realiste ne Potgorice. Duket qe lideret e sotem te Potgorices e dijne me mire se lideret e sotem te Prishtines se “kur eshte boll”. Ç’po na degjojne veshet?!

Të çjerrim mashtruesit

Keto dite arguementet kane arritur absurditete qe nuk ka laborator logjik qe t’i arsyetoje. Mbas lumit manipulativ qeveritar se “Kosova nuk humb asnje centimeter” si dhe mbas alarmit se “Kosova humbe 8200 hektare territore ne Rugove” vjen opsioni oportunist, i papare dhe i padegjuar ne historine, ne te drejten nderkombetare dhe ne hartografine boterore. Sipas ketij opsioni sofistik “Mali i Zi zgjerohet, por Kosova nuk zvogelohet“. (!?)

Por ku i merr trojet Mali i Zi or derdemene, qe te zgjerohet perseri, nese nuk nderfutet ne territorin fizik te Kosoves. Mali i Zi nuk eshte ne Antarktide. As ne territore te pabanuara. Per rrjedhoje ne harten fizike te Ballkanit nuk ka zmadhim te nje shteti, pa i marre territore nje shteti tjeter.

O milet (popull) degjoni dhe mbani vesh! Fantazmat e Shen Stefanit e te Osmaneve po ngrihen mbi Ballkan. Derisa krisma e tyre te degjohet e kuptohet mire te aleatet tane le t’i ruajme trojet tona me çdo çmim e sakrifice tonen.

Malazezet zbriten nga Cetina malore mes shkembinjve te zi, por u shtrine neper trojet e popullit me te lashte ne Ballkan, shqiptareve.

Le te kujtojme Vaso Pashe Shkodranin…

Asht toka jone,
T’paret na e kane lane,
Kush mos t’na e preki,
Se vdesim tane

O milet (popull në shqip) degjoni e mbani vesh! E keqja nga jashte eshte martuar me te keqen brenda, e se bashku duan te na lene pa Atdhe.

/Gazeta InfoPress

4 KOMENTE

  1. E nderuara Shimpanze komuniste, edhe nje here po te pyes, pse nuk po ankohesh per demarkacionin e Shqiperise me te gjithe fqinjet… pse? SHQIPERIA e ka lene Kosoven, Maqedonine perendimore, Qamerine, Gjysen e Malit te Zi… jasht kufirit? Pse? Tregona, o patriot i rrejshem, o idiot komunist, o zdral komunist… demek Dr. Pune e madhe Dr i stalinizmit memte dlllliqt nemplanete… tphuuuu.

    Shënim: Dardan, duhet me i pa mundësitë reale, kufiri me Malin e Zi është diçka që vendoset tani, mund të parandalohet, të tjerët edhe Liseni po i trajton, por ku me i marrë? /AÇ

  2. Arben, kufiri eshte vendosur me heret, ndersa tani po shenjezohet (demarkacion), por ky Liseni, po behet pjese e hordhive komuniste dhe barbare te levizjes me antishqiptare ndonjehere me emrin VetVendosje. Un e di qe kufijt e Shqiperise jane vendosur me heret, por qellimi im i kriktikes ndaj ketij komunisti eshte se ky po flet per kufijtë historik… pra nese jemi duke folë per histori, atehere po kthehemi pak me thelle ne histori, dhe po e rishqyrtojme historine nga viti 1912.

    Gjysma e Malit Te Zi eshte teritor shqiptar… historikisht…
    Komplet Kosova, me Presheven, Bujanovcin jane teritore Shqiptare historikisht… Maqedonia perendimore poashtu…

    Por Liseni edhe lisenet tjere absolutisht nuk e kane shqetesimin per Kosove, por perkundrazi per shkaterrimin e saj, sepse Kosova eshte Shqiperi poaq sa eshte Shqiperia Shqiperi. Dhe Liseni eshte xheloz per kete fakt, sepse Liseni eshte prodhim komunist i kohes se njeriut me tradhetar qe ka pase kombi Shqiptar( enver hoxha), i cili e prodhoi njeriun e ri socilaist… dmth njeri pa ndjenja njerzore, kombetare…
    Per shenjezimin e kufirit jane te kualifikuar te flasin vetem gjeodetet, te cilet konfirmojne se kufiri eshte sipas regjstrimeve kadastrale, i saktë.

    Por sot per kufirin flasin çobanet, historianet, analfabetet, shkrimtaret, Lisenet, Albin Komunistet, Hajnat, edhe ata qe ne Kosove nuk i fituan votat dhe po mundohen te perfitojne nga genjeshtrat lidhur me kufirin.
    Hordhite falangiste dhe komuniste te al – bin kurtit, jane ne gjendje te e shkaterrojne Kosoven sepse ata personalisht nuk kane arrite ne jete asgje, sepse jane te paafte per arritje.

    Kosova kurrrrrrrë me e mire dhe me e lire nuk ka qene, dhe kjo eshte aresyeja qe ata qe e urrejne lirine (muslimanet dhe komunistet)… jane kunder lirise, duke luftuar kinse per kufirin, e ne te vertete luftojne lirine… Rastet pronto edhe prontot komunale te paregjistruara te Shpend Al Ahmedise, nuk kane te bejne me demarkacion…
    Arben, agersirat islamokomuniste jane ne sulm frontal kunder Kosoves.

    Shënim: Unë e marr me mend edhe luftën politike në Kosovë ngaopozitae VV-së, por e kam vështirë ta pranoj, se Liseni ka arsye të jetë kaq i interesuar vetëm sepse i do të keqen Kosovës. Nga ana tjetër, kam parë sqarime nga gjeodetë, të cilët po thonë se Mali i zi shton 5,6 km katrore tokë në territorin e vet – atëherë ku po e merr Mali i Zi këtë territor? A mos duhet me e pa më mirë e më në detaje këtë punën e kufirit, e të dalim jashtë politikës momentale e inateve ndërmjet pozitës e opozitës në Kosovë, që tësigurohemi më mirë, që Kosovanuk humbet territor? Pse jo? Çfarë po nangut? Le të tregohet qeveria më transparente e t’ia mbushë mendjen popullit me fakte, përderisa edhe presidenti i Malit të Zi tha se nuk do prishen marrëdhëniet me Kosovën, edhe nëse demarkacioni nuk votohet. Ja një shkrim që të mbush mendjen se Kosovapo humbet territor:

    Mali i Zi kishte raportuar 6600 hektarë më pak në Eurogeographics – gjeografi Isufi – dokument/

  3. Arben, hartat jane vizatime …ne harte Grenlanda eshte afersisht sa Afrika, ndersa ne realitet Afrika eshte 16 here me e madhe se Grenlanda. Prandaj hartat jane art, ndersa regjistrimet kadastrale jane shkence. Kosova nuk ka problem me Malin e Zi, por ka problem me islamokomunistet, qe e urrejne lirine.

    Shënim: E kuptoj këtë Dardan, por mendoj se duhet treguar kujdes, mos u gënje me kadastrat se ti mund të kesh tokë në Serbi, por kjo nuk dmth. se kufiri duhet të jetë te toka jote. Prandaj hartat nuk përcaktohen nga kadastrat, por nga ajo marrëveshje, që e ka vënë kufirin dikur aty ku është, e tani nuk ka pse kufiri ndryshon. E nëse kufiri nuk ndryshon, për këtë qeveria duhet të jetëe hapur dhe transparente, që të bindë publikun e Kosovës se kufiri është aty ku duhet të jetë dhe të mos merren vendime nisur nga inate poolitike. /AÇ

  4. Arben, qellimi i demarkacionit me Malin e Zi, eshte qe Mali i Zi te futet ne NATO, sepse nese ne zgjedhjet e ardshme ne Malin e Zi, fitojne forcat proshkavelle (40-45% te popullates) athere nuk do te kete hiç demarkacion, sepse Mali i Zi do te e terhjeke pranimin e Kosoves. Mos harro se ne demonstratat e vitit te kaluar ne Podgorice, shkavellet klithin parolla per vrasjen e Shqiptareve… dhe keto protesta u perkrahen nga Al-Bin Islamokomunisti…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here