TA NJOHIM MË MIRË KËNGËTARIN E TALENTUAR, Z. HAMDI RAÇI

0
577

Shkruan Prof. Zymer Mehani

Hamdi Raçi është lindur më 25 qershor 1979 në fshatin Tërrnavë të Podujevës (Kosovë). Shkollën fillore dhe të mesme të ulët i kreu në Shkollën “Shefki Kuleta” të fsh. Tërrnavë. Me muzikë nisi të merret në moshën 6- vjeçare. Në vitin 1985 ishte aktiv në SHKA “TRI FOLETË” në Tërrnavë, të cilën me sukses e udhëhoqi z BAJRAM MEHMETI. Aty ky bëri hapat e parë në lëmin e muzikës.

Në vitin 1990 e ka përgatitur dhe inçizuar Albumin e parë “FUSHAT E KOSOVËS” me muzikë folklorike (me çifteli) tek Azem Azemi, njëri ndër inçizuest më të sukseshëm të asaj kohe.Tekstshkruesi i tij i parë jam unë arsimtari z. Zymer Mehani nga fshati Tërrnavë, që për ndihmën modeste Hamdiu më ëshë shumë mirënjohës dhe me të cilin edhe sot kam miqësi të pambarim. Me tekste këngësh Hamdiut i ndihmoi edhe z Sherif Mehanja, po nga fshati Tërrnavë.

Në vitin 1992 e 1993 Hamdiu u inkuadruar në SHKA ”ALI AJETI” të qytetit të Podujevës. Aty kishte artistë të njohur si Shyhrete Behluli, Nysret Muçiqi Afrim Muçiqi e shumë e shumë të tjerë, me të cilët u njoh dhe ndërtoi karrierën e tij prej këngëtari. Në vitin 1993 e editoi Albumin e parë “LULJA E FUSHËBARDHËS” me muzikë popullore, te z. Osman Kastrati dhe me tekste të Z Mehani-t.

Kësaj radhe arriti sukses të madh. Në vitin 2015, në bashkëpunim me menaxherin Burim Hashani, edhe pse larg, në Kanada, prapë jemi afër, Hamdiu vendosi ta realizojë një Album, për të vazhduar edhe me albume të tjera në të ardhmen. Hamdiu është i gatshëm që të prezantojë në çdo aheng apo gëzim familjar që e ka mërgata shqiptare në Kanada dhe do të mundohet si gjithnjë t’i plotësojë dëshirat e saj, ashtu si ia do qejfi.

Po ashtu Hamdiu ka dëshirë që një falënderim të veçantë t’ia bëjë komunitetit shqiptar të çdo qyteti të Ontarios së Kanadasë dhe i falënderon nga zemra për çdo përkrahje që i kanë bërë në çdo aspekt.

Ne Z Hamdi Raçi-t përzemërsisht i urojmë suksese të mëtejme në karrierën e Tij muzikore dhe çdo të mirë në jetë, Sukseset e Hamdiut ne na bëjnë shumë të lumtur.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here