Sportistët po e lartësojnë shtetin dhe kombin

0
519

Pas pranimit të Kosovës në FIFA

Nga Skënder MULLIQI

Nese kjo klasë politike na ka zymtësuar jetën për këto vite me punë hiq frytëdhënese, sporti i Kosovës, dhe sportistët tanë jane bër faqja më e ndritur e Kosovës dhe kombit përgjithësisht. Jemi mbytur që shumë kohë nga lajmet kryesisht jo të mira për ngjarjet politike, për zhvillim ekonomik të dobët, për mjerim social, më akuza dhe kundër akuza të atyre të cilët në një menyrë apo tjeter janë protagonistët kryesor në krim të organizuar dhe vrasje të ndryshme. Këtyre ditëve edhe ishim dëshmitarë të shumë arrestimeve të formatit siq thuhet të madh.Krahas kësaj si relaksi i vërtetë dhe gëzime të pa krahasueshme ishin lajmet për Udhërrefyesin për Liberalizmin e Vizave pas izolimit si ne geto, pranimi në UEFA dhe kulminacioni e gjithë këtyre gëzimeve për shqiptarët kësaj të premte ishte pranimi i FFK–së në FIFA të Meksikos së largët.

Kosova kështu u bë anëtari 210 i organizatës më presigjioze në futboll duke marrë 141 vota, kunder ishin 23 shtete. Kjo nën kupton së reprezentacioni jonë shtetëror do të bëhët pjesmarrës në kualifikimet për Kampionatin botëror të Futbollit në vitin 2018 që do të zhvillohet në Rusi. Kosova do të jetë në grup më Kroacinë, Turqinë, Islandën, Finlandën dhe Ukrainën. Këto fitore të futbollit tanë ishin grushti më e rëndë karshi Serbisë, e cila nuk po arrinë që miqët tanë në botë ti bind më politikën e saj të pandryshuar shoviniste karshi Kosovës.

Këto tri fitore radhazi sigurisht së iu përshkruhen miqëve tanë, sportistëve në krye më Fadil Vokrrin. Sportistët janë bër shëmbulli më mirë së si luftohet për jetësimin e pavarësisë së shtetit tonë, duke u inkuadruar në organizmat më të rëndësishme të sportit në botë. Shumë futbollistë shqiptarë të cilët po luajnë në ligat më prestigjioze të Evropës, duke u renditur në lojtarë të kalibrit të madh, dhe kan arritur të bëhën edhe pjesë e reprezentacioneve të shtetit aty ku po luajnë, bashkë më te tjerët në mergatë, kanë qenë një ndihmesë e pa krahasueshme që Kosova të inkuadrohet në UEFA dhe FIFA.

Këta do të duhej të jenë shëmbull për kastën politike në pushtet, së si duhet punuar sinqerisht për afirmimin e vlerave shtetërore dhe kombëtare në botë. Ishte dashur të turpërohen së si nuk po punojnë si duhet në mirëqenje dhe shtetëndërtim. A thua këto suksese të sportistëve dhe sportit të Kosovës po ua prekin sado pak ndjenat e tyre? Po të kishin pasur ndienjen e përgjegjësisë si njerëz të cilët përfaqësojnë popullin, do të duhej që pa vonuar shumë tu lëshojnë vend gjeneratës së re, e cila sigurisht do të kishte bërë kthesa të mëdha edhe në politikëbërje.

Koha e kësaj klase politike të mbytyr në korrupcion dhe krim të organizuar po perëndon ose ka përnduar moti. Këta nuk kan as dije as përgatitje profesionale për politikë, dhe as nuk kan mundësi të punojnë mirë, pas gjithë atyre përfitimeve përsonale të paligjshme. Këta do të largohen një ditë. Ky largim ishte dashur të përcillët më konfiskimin e kapitalit të tyre pa ligjshem i cili pa dyshim së është i madh.Fitorët e sportit tanë në botë mos ti shohin si fitore të tyre, edhe pse edhe në segmentin e sportit bëjnë përpjekje që këto suksese, t’i përshkruajnë si meritat e tyre të pa qena.Zot lartësoje edhe më shumë sportin dhe sportistët tanë të cilët po ia zbardhin fytyrën Kosovës dhe kombit përgjithësisht…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here