SOLIDARITETI YNË – VLERË KOMBËTARE

0
454

Ministri i Brendshëm Federal De Meziere me stafin dhe personalitetet tjera në “Olimpia”

Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Gjermania Federale për shtatë dekada radhazi vazhdon të punojë, për ta përmirësuar imazhin e saj, si komb dhe si shtet, të dëmtuar rëndë në Luftën e Dytë Botërore, nga Hitleri me bandën e tij nacional-fashiste. Lufta agresive fashiste, e prirë nga Gjermania e Hitlerit, me aleatët: Italinë e Musolinit, Japoninë e Hiro Hitos dhe e mbështetur nga disa qeveri kukulla, të vendeve evropiane, shkaktoi miliona viktima dhe rrënoi shumë dhjetra qytete e vendbanime në hapësirat evropiane. Më se shumti e pësuan vetë gjermanët.

Sllavofilët shqiptarë përgjakën atdhetarët për pushtet

Gjermania e dalë nga lufta humbëse, e shkatërruar ekonomikisht, e turpëruar politikisht dhe e përtokur moralisht, duhej të ngrihej mbi hirin e përkalljes të saj, duke qenë e obliguar për të paguar dëmin e shkaktuar shteteve – viktima të saj, e njohur si “reparacione të luftës”. E vetmja që nuk përfitoi, madje me të drejtë, nga reparacionet, ishte Shqipëria e jonë, e cila, luftën për çlirim, e degjeneroi në luftë civile, qytetare e vëllavrasëse, me qëllimin e vetëm për ta gëzuar pushtetin filosllavi Enver Hoxha, me komunistët e tij lapanjozë, vegla servile ruso-serbo-sllave.

Kjo histori mjerane e tradhtare, u përsërit në Luftën në Kosovë, kur “komandantët” e “Rognerit” dhe të Bllokut të zi të Tiranës, në zbatim të urdhërave të Sigurimit të Enver Hoxhës dhe të UDB-së jugosllave, nën siglën fiktive, fallse të “UÇK-së”, në vend të luftës kundër pushtuesit, vrisnin komandantët e Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës (FARK-ut) dhe veprimtarët e LDK-së të Ibrahim Rugovës.

“UÇK-ja” e Hashim Thaçit dhe e Kadri Veselit, me bandën e tyre, të rrjeshtuar në Organizatën terroriste e vrastare të shqiptarëve, “Shërbimi Informativ i Kosovës”, (SHIK-u), nuk ka shënuar asnjë betejë ballore kundër pushtuesit serbo-sllav, ndërkohë që, si hiena, kanë përgjuar e ndjekur, deri në ekzekutim 1.820 ushtarakë dhe kuadro e veprimtarë të Ibrahim Rugovës.

Gjermanë atdhedashës rimëkëmbën vendin nga gërmadhat

Populli vital, jetësor gjerman, i udhëhequr nga bijtë e tij mendje-ndritur, i pranoi kushtet e vëna nga koalicioni firues i LDB, i prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të dëmshpërblyer shtetet – viktima të fashizmit gjerman. Me atdhedashurinë e tij krenare, për vite me radhë, bëri punë të vullnetshme, me moton “Gjithëçka për rimëkëmbjen e Gjermanisë”, madje, pa asnjë pretendim për t`u paguar individualisht mundi dhe djerësa e tyre. Pra, punonin ditë e natë, vetëm për kafshatën e gojës, me qëllim të ringritjes të Gjermanisë, e cila ishte bërë gërmadhë nga lufta. Dhe, Gjermania u bë zonjë dhe, më pastaj, kryezonjë e Evropës.

Ekonomia e avancuar gjermane, magnet për varfanjakët e botës

Në gjysmën e dytë të viteve `60-a, Gjermania hapi fronte pune, duke pranuar punëtorë të përkohshëm, me kualifikime të ulëta nga Italia, Turqia, Spanja, Jugosllavia, Greqia …Por, përkohëshmëria e tyre u kthye në përhershmëri. Nëse në fillim punëtorët shkuan si krahë pune, “beqarë”, më vonë tërhoqën edhe familjet, duke krijuar komunitetet e tyre, që tani kapin shifrën e miliona ardhacakëve.

Gjermania, në vitet `80-a kulmoi me ekonominë e saj të avancuar, duke u bërë fuqi e parë ekonomike evropiane. Ky zhvillim joshi, tej mase, edhe refugjatët nga vende me konflikte të brendshme apo në luftëra ndërshtetërore. Gjermania, me një sistem të përkryer ligjor e social, përcaktoi qartë pranimin dhe, më pastaj, largimin e refugjatëve, varësisht nga rrjedhat politike në vendet nga kishin ardhur. Dhe, pritja e dhënia strehë e njerëzve në nevojë, ka funksionuar, mrekullisht mirë, në vite e dekada.

Fluksi i satanikëve islamistë, abuzon mirëpritjen gjermane

Por, mjerisht, flukset e viteve të fundit, kryesisht, nga vendet arabe, islamike, kanë përmbysur shumëçka. Indoktrinimi fetar-islam, është sa agresiv, aq edhe masiv. Për ata, një i krishterë më pak të frymojë mbi tokë, është në të mirë të dogmës satanike islamike. Andaj, janë versulur me të gjithë arsenalin vrastarë: me mjete shpërthyese tritol e bomba e deri ke kallashi, pistolja, thika, hanxhari, sëpata, kundër popullit gjerman, i cili i priti miqësisht; ua shëroi plagët; ua hoqi morrat; ua mbushi barkun bosh me bukë; hapi dyert e shkollave për fëmijtë e tyre dhe për të rriturit kurset e gjuhës vendore, për t`i integruar në shoqërinë e emancipuar gjermane, evropiane.

Të gjithë këtë mirëpritje, shumë bukëshkalë të racës islamike, po e përbuzin neveritshëm, deri në përgjakjen e qytetarëve të pafajshëm, jo vetëm gjermanë, por edhe të kombeve tjera, që jetojnë në mirëkuptim e harmonin me popullin vendor. Qytetari gjerman, sot, është i rrezikuar nga terrori islamik në rrugë, në punë, në fest, në mort, në udhëtim, ne mjediset kreative dhe kudo tjetër. Vetëm ngujimi në shtëpi, ende mbetet vend i sigurtë. Rjedhimisht, Gjermania “e ka futur gjarpërin në gji”,- siç shprehet, në sintezë, populli ynë.

Terroristët islamistë, si seksistë të nërkyer, të tërbuar xhunglistë, e hedhin vetën në ajër, për të shkuar, turravrap, në botën e përtejmë, ku i presin të 72 virgjëreshat. Kur po vritej nga policia një vrasës serik i njerëzve të pafajshëm, në trupin e tij iu gjet një pllakë metalike, e vënë në mbrojtje të organit gjenital, e ruajtur si “armë” e nevojshme, për të shfryer shtazërinë e tij, tek 72 hyrijat e xhenetit, parajsës! Dhe, kjo ndodhë tek dogmatët islamistë në epokën kozmike, në epokën e Internetit!!

Në Irak jeton ose, më sakt, jetonin komuniteti milionësh – jazid. Të konsideruar si të pa fe, ushtria bandë e Isis-it po i vret meshkujt, ndërsa femrat po i përdorin si skllave të seksit për ushtarët. Ato që po provojnë refuzimin, po i hedhin në zjarr të gjalla! Ja, deri ku kulmon krimi në emër të “Allah-ut”, në emër të “Profetit Muhamet”!!

Krimet makabre të terroristëve islamistë, të cilat sa vijnë e shumëzohen, kudo në Planetin tonë, vazhdojnë të përligjën nga shumë mendje-mykurë të besimit islam. Dhe, shumë imamë, hafije të djallit dhe të birit, të paguar mirë, bëjnë punën e satanit, duke u shërbyer me “suret” kuranike, në agjitimet e urrjetjes, kundër të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga ata, me referencë Profetin Muhamet. Pra, assesi nuk kemi të bëjmë me raste të veçuara e sporadike, por me një organizim të mirëfilltë terrorist e kriminal. Alarmi – SOS – është më akut se kurrë më parë.

Thonë se edhe të mençurit gabojnë. Me sa shihet, edhe Gjermania gaboi, kur nuk mendoi një zgjidhje të dytë, më të pranueshme, se sa strehimi i refugjatëve masiv islamistë brenda saj. Hapësirat e bollshme, në zona larg luftës, me mundësi të sigurimit të mbrojtjes, mund të ndërtoheshin kampinxhe, si strehimore masive, deri në përfundimin e luftës, në qetësimin e situatës. Dhe, këto strehimore mund të administroheshin për nevoja, që rrethanat politike e ushtarake do t`i diktonin në rajonet përkatëse.

Krenaria e cënuar e Bavarisë gjermane

Sulmet e përsëritura kundër qytetarëve gjermanë, përfshi këtu edhe ata të origjinës jo gjermane, kanë ngjallur revoltën, zemratën e popullatës gjermane dhe të botës përparimtare e paqedashëse. Aktet e dhunës dhe të terrorit i dënojnë edhe njerëzit e besimit myslimanë, të pa indoktrinuar nga dogma skajore islamike, të urrejtjes për të gjithë ata, që bashkëjetesën në Planetin tonë e shohin ndryshe nga shpellarët islamikë, të mykur e kriminelë.

Tingëllon si e pabesueshme, madje e tmerrshme, se vetëm brenda 10 (dhjetë) ditësh, pas masakrës ke “Olimpia” në Mynih, ku u viktimizuan me jetë, veç të tjerëve, edhe shqiptarët: Diamant Zabërxha, Armela Segashi, Sabina Sula, dy herë radhazi, autoritetet bavareze apelojnë popullin të ngujohen në shtëpitë e tyre, të mos lëvizin, nga frika e sulmeve terroriste!! Dhe, kjo ndodhë në Republikën më të madhe, më të begatë, më krenare të Gjermanisë, në Republikën e Bavarisë gjermane, në republikën shtet brenda shtetit, siç thuhet “Shteti i lirë i Bajernit”, në kryeqendrën e Bavarisë, siç quhet e shkruhet “Mynihu qyteti më i bukur i botës”.

Për rrjedhojë, kërkohet që gruaja më e fuqishme e botës, kancelarja më jetëgjatë në detyrë, Angela Merkel, pas legjendarit Helmut Kohl, të largohet, të dorëhiqet. Sepse, me cilësorin e përsëritur “Mama Merkel”, të shumë mijëra refugjatëve nga vendet arabe, kanë penetruar në Gjermani dhe Evropë aq shumë terroristë islamistë, sa që siguria e qytetarëve gjermanë dhe e atyre evropianë është relativizuar, deri në përmasën e ngujimit në shtëpitë e tyre.

Geni i shpellarëve islamikë, përgjaku adolishentët shqiptarë

Ishte e pritshme që edhe ne, shqiptarët, nuk mund të ishim imunë ndaj terrorit të islamistëve të indoktrinuar dhe fanatikë errëtakë, në mendje dhe shpirt, edhepse thirrën në “Allah” e “Muhamet”! Megjithëkëtë pritshmëri, vrasja mizore e rinorëve shqiptarë: Diamant Zabërxha, Armela Segashi, Sabina Sula si dhe plagosja e rëndë e 14 vjeçarit nga Kosova Lindore, ishte shokuese, e dhimbshme dhe e rëndë, deri në “plasje zemre”. 9 (nëntë) të ekzekutuarit me pistoletë, si dhe një duzinë të plagosurish, u përjetua rëndë, jo vetëm nga populli gjerman, shqiptar, turk, grek, që u goditën drejtëpërdrejtë, por edhe nga e gjithë bota përparimtare.

Vend-homazhi para lokalit “MacDonadl” ku ndodhi masakra

Në vend-vrasjen ke Qendra Tregëtare “Olimpia”, vërshuan qytetarët gjermanë të Mynihut, pavarësisht kombësisë, fesë, racës ngjyrore. Kurora, lule, qirinj të ndezur, shirita shkrimorë, flamuri shqiptar dhe gjerman, mbuluan hapësirën fatale, të skuqur me gjakun e derdhur të engjujve rinorë. Vazhdon pelegrinazhi i homazheve me përkulje e lot. Kombi gjerman dinë të respektojë dhimbjet e mëdha.

Personalitetet më të larta vendore, të Republikës të Bavarisë, të Mynihut, Ministri i Brendshëm Federal, De Meziere me stafin e tij dhe të tjerë, erdhën për homazhe dhe ngushëllime, në vend-vrasjen fatale. Për këtë rast, kancelarja Angela Merkel, mbodhi Këshillin e Sigurimit Kombëtar, me urgjencë. Janë në debate dhe analiza institucionet shtetërore, në kërkim të gjetjes të mënyrave, metodave të mbrojtjes të qytetarëve, nga terrori i shfrenuar dhe brutal i islamistëve vrastarë.

Konsulli i Përgjithshëm i Konsullatës për Bajern dhe Thuringen, Naser Idrizi me stafin konsullor: këshilltarin Faket Kajtazi, konsullin Hamdi Reçica dhe punonjësit tjerë, në kohë rekorde arritën në vend-ngjarje, ngaqë edhe Konsullata e Republikës të Kosovës, është vetëm disa dhjetra metra larg “MacDonalds-it”. Kryekonsulli Naser Idrizi, me stafin e tij, u qëndruan pranë familjeve që humbën fëmijtë e tyre të shumëdashur, në masakrën-terror ke Qendra Tregëtare “Olimpia” në Mynih. Ata u përkujdesën deri në kthimin e trupave të pajetë në Atdhe. Stafi i Konsullatës të Përgjithshme, me seli në Mynih, ka krijuar një bashkëpunim solid e harmonik me mërgimtarët numerikë shqiptarë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Landet, Republikat e Bajern-it dhe të Thuringen-it.

“MacDonalds” – pikëtakimet e rinorëve

Pikat ushqimore, me siglën, shënjen “MacDonalds-it” amerikan, i cili, para 10 vjetësh festoi numrin e 1.000-të në Gjermani, frekuentohen shumë nga të rinjtë. Arsyeja: hapësira e bollshme shlodhëse, brenda dhe jashtë lokalit; Coca-Cola mbizotëruese amerikane, pas gotës së parë të paguar, mundësi për t`u vetëshërbyer, gratis, falas me mbushje të përsëritshme të së njëjtës gotë; ushqimet pikante dhe me çmime lakmuese, tërheq shumë, në veçanti, rininë shkollore, kryesisht, moshat adolishente. Andaj, prania, asaj dite, veç të tjerëve, edhe e të rejave dhe të rinjve shqiptarë, në lokalin “MacDonalds”, nuk ka qenë e rastësishme.

Dëshmitarët okularë, syparë rrëfejnë se në lokal kanë hyrë, njëherësh, 4 të rinj, të cilët njiheshin me tyre. Njëri syrësh ka nxjerrë revolën nga gjiri (gjoksi) dhe ka shtenë, kryesisht, në kokat e të rinjëve. Në mes tyre, Diamanti dhe Sabina kanë ndërrua jetë në lokal, ndërsa Armela dhe bashkëmoshatari i saj shqiptar, nga Kosova Lindore, janë dërguar në spital, me plagë të rënda. Zemra e Armelës ka pushuar së rrahuri të nesërmen, ndërsa i riu, nga Kosova Lindore, edhepse i plagosur rëndë, deri në dyshimin e shprehur të mjekëve për ta shpëtuar, mbijetoi dhe kjo u cilësua si mrekulli dhe fat në fatkeqësi.

Shqiptarët në zi për engjujt e tyre: Diamant Zabërxha, Armela Segashi, Sabina Sula

Kosova dhe shqiptaria e tërë në zi kombëtare, për humbjen, amëshimin e engjujve të saj: Diamant Zabërxha, Armela Segashi, Sabina Sula. Dhimbja u bë pjesë e çdo familjeje shqiptare. Solidariteti i popullit tonë, në raste fatkeqësie e gjëme, është vlerë kombëtare. Trupat e pajetë të Diamantit dhe Armelës arritën nga Mynihu në tokën mëmë, për t`u prehur në përjetësi.

Por, për Sabinën, familja vendosi ndryshe. Nëna ngulmoi ta këtë pranë Sabinën e saj, tashmë, të ndjerë, sepse “dua ta kaloj një pjesë të jetës sime pranë vend-prehjes, varrit të saj. Nuk e përballoj mungesën e Sabinës në largësi. Ajo e vdekur në varr, unë gjysmë e gjallë mbi varrin e saj, më lehtëson, sado pak, se sa nga mërgimi i largët, ta shoh varrin një herë në vit”, – shprehet nëna, zemërplasur, e engjëllorës Sabina Sula.

Ceremonia e varrimit të Diamantit dhe e Armelës u bë brenda të njëjtës ditë, por në kohë të ndryshme, për të mundësuar pjesëmarrjen e qytetarëve të interesuar në të dy varrimet. Mijëra vetë u dhanë lamtumirën e fundit të dy engjujve të amëshuar në përjetësi. Dhimbje dhe lot gjithandej. Emrat e Diamantit, Armelës, Sabinës u bënë të njohur në Shqiptari dhe botë. Prej tani, këta emra do të shumëzohen ndër shqiptarët, duke u përjetësuar për mote e jetë.

Foto nga – E Pamja – për Armelën, babai Smajli i dyti nga e
djathta, xhaxhallarët Fadili e Ramadani dhe pleqtë e fisit

Familja Segashi përballon me dinjitet humbjen e Armelës

Familjet hapën – Të Pamet – tradicionale. Personalisht, asistova në ditën e parë pamore në Podujevë. Familja e madhe Segashi kishte siguruar një sallë madhore. Babai i Armelës, Smajli, 6 (gjashtë) xhaxhallarët e saj dhe familjarët tjerë: vëllazëri e kushërinj, prisnin dhe përcillnin shumë qindra qytetarë nga Podujeva me fshatra si dhe rrethe tjera të Kosovës. Njerëzt vinin në grupe, ulëshin veç sa për të ngushëlluar familjarët dhe lëshonin vendin për të tjerët, duke marrë një pjesë të dhimbjes me vete.

Vëllai i madh i shtatë vëllezëve Segashi, Ramadani, përkrah mixhës së tij, ishin në krye të pritjes. Vëllai i dytë Isufi dhe i treti Smajli – në anësore, ndërsa më i riu Fadili, me të cilin jemi bashkëveprimtarë në Shoqatën e zëshme “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen të Bavarisë gjermane, lëvizte në përcjelljet e qytetarëve ngushëllues. Një pjesëmarrje masive, një solidaristet proverbial, tipik shqiptar, që lehtëson shumë në përballimin e një dhimbjeje sa të rëndë, aq edhe të papritur, siç ishte humbja e Armelës.

M`u dha rasti për të biseduar pak edhe me prindërit e Armelës, veç e veç, sepse për femrat ishte siguruar një lokal i dytë, jo larg të parit, ku ishin meshkujt. Babai i Armelës, Smajli, të cilin e kisha takuar edhe vitin e shkuar, kur vëllezërit Segashi hapën të pame për vdekjen e nënës së tyre, në Mynih, sikur e kishte marrë veten nga tronditja lamtumirëse e djeshme të vajzës të shumëdashur.

“Zbritja e arkivolit në varr, më fundosi edhe mua. U ligështova shumë e, ndoshta, u turpërova, por nuk arrita t`i kontrolloj emocionet, nga më të fortat në jetën time. Por, sot jam më i fortë. Ardhja e kaq shumë njerëzve për ngushëllime, po na jep forcë të gjithëve”,- thotë Smajli.

Qëndrestari Pjetër Arbnori i përjetësuar
në emrat dhe zemrat e shqiptarëve të Kosovës

Pranë Smajlit ishte edhe djali i vetëm Arbnori. “E kam dashur shumë Pjetër Arbnorin e Shkodrës dhe të të gjithë shqiptarëve, prandaj në respekt për atë, pagëzuam djalin me emrin e tij”,- thotë Smajli.

Për koinçidencë, përgjatë asaj dite, që shpreha ngushëllimet në tri familje, edhe Ismail Bytyçi ma prezantoi djalin e vëllait, Arbnorin, vëllain e Armend Bytyçit, i amëshuar dy javë më parë si dhe Dr. Ahmet Blakaj, djalin e tij, doktor Arbnorin, të cilët, meritueshëm, mburrën që trashëgojnë emrin e Pishtarit të Demokracisë Shqiptare, qëndrestarit Pjetër Arbnorit. Dhe, unë përmallëm e krenohem, njëherësh, për mikun tim bashkëvuajtës në Burgun e Burrelit, në “burgun e vdekjes”, siç njihet në Shqipëri dhe botë, ky burg-varr i shumë qindra intelektualëve të Shqipërisë tonë.

Prindërit: Smajl dhe Nazmije Segashi
evokojnë kujtimet për vajzën Armelë

Babai i Armelës, Smajli, shpalosi disa kujtime për vajzën, tashmë, të amëshuar. Pastaj iu drejtuar djalit, Arbnorit: “Tani të kemi djalë dhe vajzë, duhet të zëvendësosh edhe Armelën ke ne. Në veçanti, motra jote, Arbëria, ka qenë fort e lidhur me Amelën dhe duhet ta ndihmojmë, për ta përballuar mungesën e saj”. Arbnori, që mezi përmbahej, jep shënjë aprovimi dhe i miklohet babait të tij, të dërmuar nga dhimbja e skajshme.

Miku im, Fadil Segashi, më thotë se duhet të takosh edhe nuset tona, sidomos, nënën e Armelës, emrin e së cilës e mësova nga televizionet e Tiranës: “Nazmie Segashi njoftoi e para vdekjen e Sabina Sulës, ndërsa thotë se vajza e saj është zhdukur”. Disa rrjeshta gra të ulura brenda dhe jashtë lokalit. E para që më priti ishte Dakia, nusja e Fadilit. Pastaj, u afrua Nazmija, nëna e Armelës. Pasi e ngushëllova, se gëzimet dhe hidhërimet janë pjesë e jetës dhe duhet ta përballoni dhimbjen me kurajo, në mirënjohje dhe respekt të të gjithë shqiptarëve, pjesë e dhimbjes tuaj, zonja Nazmije, me përgjigjën dhe qendresën e saj më mrekulloi.

“Unë jam nënë, dhimbja është e madhe. Por, ka edhe vdekje më të rënda, se sa kjo e jona. Unë nuk kam pranuar të marrë as medikamente, që, zakonisht, përdorën për forcë përballuese, kundër-depresiv, më sakt, mpirje të emocioneve”, – shprehet Nazmija. Dhe, ajo ndjehet shumë e pikëlluar për Sabinën, shoqen e Armelës dhe Diamantin, si djalë hasreti, si djalë i memëzipamë, siç thonë dibranët, apo djalë dëshiri, siç thonë vëllezërit tanë në jugun shqiptar, për djalin e vetëm.

Nëna, Nazmije, një nuse e bëshme, që të ngjallë simpati e respekt, njëherësh, për qëndrimin e saj burrëror, madje në ditën e dytë të varrimit të engjëllushës të saj, Armelës, rrëfen vetëm disa copëza kujtimesh të ditëve të fundit të vajzës të saj, tanimë, të amëshuar. Dhe, ndërkohë që ajo fliste shpengueshëm dhe pa fije loti, gratë e tjera nuk zotëronin emocionet, dhimbjen dhe lotonin.

“Një ditë Armela ishte përgaditur, për të dalë më vonë, me shoqet e saj, që, zakonisht, frekuentonin lokalin e të rinjëve, ke “Mira”, një qendër tregtare ke stacioni i “U-Bahn-it”, treni nëntokësor i qytetit. Babai i saj i bëri një qortim të lehtë: “Si shumë qenke hekurosur”! Armela u gjegj: “O, babi”! Dhe, u lëshua në prehrin e tij, ku e zuri gjumi, për më shumë se një orë. Smajli, si i penduar për qortimin, u mpi këmbë e duarsh, por nuk bënte ballë ta zgjonte vajzën nga gjumi.

Armela ishte pedante dhe kujdesej për paraqitjen e saj, edhepse ishte vetëm 14 vjeçe. Ishte fort e lidhur me Kosovën dhe u gëzohej shumë pushimeve në Atdhe. Edhe kësaj radhe kishte përgaditur valixhën e vet dhe të motrës, Arbërisë. Më pyeste se çfarë të marrë për veshje në Kosovë. Ka qenë e pandashme me motrën e saj dhe, familjarisht, jemi të merakosur për Arbërinë, nëse do të jetë në gjendje ta përballojë mungesën e Armelës”,- shprehet e brengosur Nazmije Segashi.

U ndamë nga Familja e madhe Segashi, me premtimin se do të takohemi, sërishmi, në Mynih. Dhimbjet për humbjejn e njerëzve të dashur, në mërgim janë larg më të thekshme dhe përjetohen deri në pangushëllim. Përgjatë rrugës kthyese nga Podujeva për në Istog, me nusen time, Hatmanën, kryebisedë ishte masakra në “Olimpia”, lokali ku fëmijtë tanë e kanë pikëtakimin me moshatarët e tyre, ngaqë është në vijimësi të lagjës tonë. Përveç dhimbjes të ligjshme për Armelën tonë, ne morëm me vete edhe përshtypjet më të mira nga Familja e pikëlluar Segashi dhe llapjanët e tjerë fisnikë.

Mbetemi me shpresë dhe urimin e madh, që aktet e terrorit të mos i përjetojmë në të ardhmen!


Merkel takohet me familjarët e Dijamant Zabërgjës

01/08/2016

Kancelarja Angela Merkel ka takuar sot në Munih, familjarët e Dijamant Zabërgjës i vrarë në sulmin terrorist që ndodhi më 22 korrik në këtë qytet.

Merkel në familjen e Diamantit

Merkel ishte në homazhet dhe meshën që u mbajt për nder të viktimave të këtij sulmi ku humbën jetën nëntë persona.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe Dijamant Zabërgja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj që të tre nga Kosova.

Sulmi u krye nga një 18 vjeçar me origjinë iraniane në një qendër tregtare në Munih ku më pas edhe vrau veten.

Dijamant Zabërgja dhe Armela Segashi javën e kaluar janë varrosur në vendlindjet e tyre në Ropicë të Vushtrrisë, përkatësisht në Podujevë.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here