Sistemi autokratik në Kosovë është bërë alfa dhe omega e jetës sonë?!

0
275

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Kur shoqëria gjendet në krizë, të gjithë mekanizmat filllojnë të dobësohen, kurse politika funksionale zëvëndësohet më politikën autokratike. Proceset politike dhe proceset ekonomike nuk i kemi të sistemit kapitalist. Është duke dominuar sistemi autokratik i vendosjës ngjashem më sistemin e burgjeve. Për 17 vite strukturat shtetërore dhe i gjithë mekanizmi shtetëror po ngjanë në sistemin mafioz. Këto struktura mafioze komuniste janë duke vepruar nën maskën e leberal demokracisë. Na është formuar një klub banditesk, i cili po funksionin sipas metodave të bandave siciliane. Ky sistem kur bëhët fjalë për shtetin tingëllon edhe më keq, sepse futën nën kontrollë të rreptë shumica.

Sistemi autokratik në Kosovë është bërë alfa dhe omega e jetës sonë.
Njeriu po të ishte mbrenda burgut, e dinë së është burgosur për diçka, por të “burgosësh” edhe jashta grilave nuk ka gjë më vështirë. Kur kontrollohet e gjithë ajo e cila përmban jetën nuk ka gjë më vështirë për njeriun. Këta janë duke e ngulfatur popullin gjithnjë e më shumë. Popullit i ka mbetur ende vëtem ajri dhe uji por natyrysht të ndotura. Gjitha veprimet e këtyre pushtetarëve po bëhën në emer të popullit. Banditët politikë gjithë ditën mendojnë dhe punojnë për realizimin e profiteve të veta. Kryebanditët janë ata të cilët duhet të shohin gjahun e mbledhur. Kur një popull gjendet nën kamgjikun pushtetarë banditesk është shumë e zorshme më e menduar e lëre më e përjetuar.

Sistemi i këtyre bandave pushtetare fund e krye është sistem piramidal, i cili sipas logjikës së tyre ky sistem nuk lejohet të prishet. Nese dikush nuk sillët sipas rregullave të tyre dënohet ose përjashtohet keq nga loja. Kjo kastë autokratike në pushtet gjithnjë e më shumë janë duke i dënuar të rinjët tanë më mos punë, më largime masive nga vendi… Të gjithë këto po bëjnë që edhe të shtohet dhuna e shfrënuar në vende publike, në kafene, në institicione shkollore e gjetiu… Ata që janë pjesë e bandës i kan të gjithë të drejtat. Kanë të drejtë të vjedhin, të plaqkisin, të mashtrojnë, të rrahin dhe të vrasin. Pas luftës instaluan sistemin e frikësimit dhe të shantazhit kundër të gjithë atyre që menduan dhe vepruan politikisht ndryshe. Sipas logjikës së tyre gjithçka që po e bëjnë po është për të mirën e shtetit.

Në fakt të gjithë këto kamuflime dhe mashtrime janë duke na kushtuar shumë si shtet dhe si komb. E kan bërë jetën e pa durueshme për shumicën në Kosovë.Po zgjedhin metoda dhe mënyra radilake të izolimit si të burgut famëkeq të “Kolldiqit” të Luftës së Dytë Botërore. Nuk ka më zor së kur njeriu jeton në frikë dhe jeton i izoluar sikur po ndodhë më njeriun e këtij nënqielli. Sikur të ishim në mesjetë do të kishte kuptim, por nuk ka kuptim dhe as justifikim që në zemer të Evropës të jemi kaq të izoluar dhe kaq të pa shpresë në shekullin 21. Po e mbajnë popullin në frikë permanente që mos të rrënohet logjika e tyre sundimtare.

Kosova dhe populli i saj historikisht i kan luftuar sundimtarët. Mos të shëndrrohen dhuna dhe metodat jo demokratike në pjesë të identitetit tonë. Kjo do të ishte fatale edhe për çenjën tonë kombëtare. Kosovës nuk i nevoiten autokratët dhe as regjimet e tiranike, të cilat regjime na kan sjellur dëme të mëdha. Dyert e shijimit të lirisë dhe mirëqenjës së plotë duhet tia hapim vetës pa e pritur askënd. Mjaftë kjo kastë politike në pushtet u kamuflua duke vepruar nën petkun e demokracisë…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here