Sintagma e dyfishtë ”Zoti i Madh na ndihmo”…

0
90

Nga Skënder MULLIQI

Njeriu është qënie me vetëdije të lartë e cila flet. Në bëjmë llafe që nga mengjesi deri në mbremjë për gjerat që na interesojnë dhe bisedojmë së si ta bëjmë jetën më të mirë. Këto biseda nuk janw publike dhe as që i intersojnë dikujt tjetwr. Jeta politike publike i ka do llafe tjera, së fjala publike qonë peshë të madhe, sidomos fjala e atyre të cilët e kan timonin e shtetit në dorë. Natyrisht së askush nuk dëshiron të ndëgjojë fjalë të keqija për vetën, kështu as njerëzit e politikës. Retorika negative në media, nese nuk ka imunitet, mund të kushtojë shumë njerëzve te politikës të cilët edhe mund të konsiderohen si të ”sëmuar pandemik”. Si të jenë këta njerëz të politikës ndryshe, kur janë pasardhësit tanë, dhe si të tillë nuk kan mundësi të jenë shumë më ndryshe së jemi të gjithë ne – si popull. Këta poiltikan në vet i kemi zgjedhur, ne ju kemi dhën mandate të na përfaqësojnë, t’i përfaqësojnë interesat e shtetit dhe të kombit, i kemi zgjedhë të na bëjnë jetën më të mirë, e na kan bërë jetën të keqe, për këtë të fundit nuk i kemi votuar.

I kemi zgjedhur që të bëhën lumturia dhe krenaria jonë !. I kemi votuar jo të na rrejnë, jo të vjedhin, jo të mashtrojnë partnerët, as neve, as shtetin, neve mos të na marrojnë as këtu mbrenda shtetit dhe mos të na turpërojnë as para syve tw botës demokratike… Edhe pse kemi mbetur pikërisht për fajin e tyre të izoluar, nuk jemi të izoluar në pikëpamje gjeografike, bota tashmë e dinë ku është Kosova, sidomos pas ndërhyrjës ushtarake te NATO-s. Duhet pranuar së jemi shumë të vegjël në hartën gjeografike të botës. E po tash pas shumë vitësh po e shohim dhe krejt po e dimë së kënd po e zgjedhim më i përfaqësuar interesat tona. Po presim më vite së mos ndoshta do të bëhët mirë, e nuk po bëhët. Sigurisht së po na shohin edhe të tjetrët së çfarë marifetesh jemi duke bërë. U bën dhe po bëhën marifete turpëruese për mbarë kombin.

17 vite mbrapa – sot është viti 2017 kemi gjithë këto vite shumicia të kaluara me mashtrime. Shumë kush gjatë kësaj kohe ne liri iku nga kjo botë sikur mos të kishte ekzistuar fare, pa përjetuar ashtu si e kemi menduar të gjithë pavarësinë dhe lirinë tonë… Nuk përjetuan ditë të lumtura për qka jeton edhe njeriu. Panë vetëm skam dhe mjerim social duke u larguar nga kjo botë më mallin që ta lënw familjen e tyre në duar të sigurta për të jetuar mirë. Kjo elitë politike madje është e bindur dhe po mendon së pas gjithë këtyre përjetimeve jo të mira, do të shpërblehet. Nuk po e prekim zhvillimin dhe prosperitetin tonë të dëshiruar.Nuk do të ishim shumë të pa drejtë kur gadi shumicën e kësaj klase politike do ti kishim vu në një kosh, se krijuan dhe po krijojnë gjithë e më shumë fotografi të keqe për Kosovwn.

Qe nga viti 1999 e deri më sot profesioni i politikës u bë priofesioni më i paguar, dhe rrjedhimisht më këtë poltikanët u bën figurat më të popullarizuara që nuk ish dashur të jenë. Dihet së ambasadoret e një shteti janë njerëzit e artit, kulturës, sportit. Ky trend i rrezikshem ta quaj ashtu që shumë kohë është duke zënë vend në Kosovë. Brengosja jonë e përgjithshme është me vend, kur dihet së një e keq nuk vjen e vetme, ajo sjellë edhe shumë mbrapshti dhe deformime tjera shoqërore dhe politike. Parashikimet nuk janë hiq lavdëruese, gjthënjë e më shumë nga vendi po largohen kuadrot deficitare siq janë mjekët, ingjinieret… Ata të cilët po mbesin, po përcaktohen për politikë si profesioni më profitabil që është. Po largohen të rinjet tanë të profesioneve të ndryshme të cilët po të kishin hapësirë veprimi shumë do të kishin bërë për zhvillimin e vendit të tyre.

Këta po mvaren nga vullneti i një grusht politikanësh të cilët ishin dhe kan mbetur të pareformuar. Rinia kan mbetur jashtë rrjedhave shoqërore e politike dhe natyrysht së ndikimi i tyre është shumë i vogël. Të shikojmë kuvendarët tanë, të ndëgjojmë retorikën e tyre, kontributin e tyre për të mirën nacionale, tash pasi që i kemi zgjedhur po duken krejt përsona të tjerë, të tjetërsuar nga populli dhe interesat e tij. Nuk mund të presim gjera të mira nga ta, nuk po mbajnë përgjegjësi për fjalën e dhënë dhe nuk po mbajnë përgjegjësi së janë përfaqësuesit e interesave te popullit. Për moralin dhe përgjegjësinë as që mund të bëhët fjalë, ato jana tretur moti si flluskë sapuni…Kemi arritur të sintagma e dyfishtë “Zot i madh na ndihmo”…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here