Shtegtim në dhembje – poezi nga Çlirim Uça

0
450

Çlirim Uça

Shtegtim ne dhembje

Sa here shtegtoj ketupari,
gjymtyrve te mia te gjymtuara,
prore ndjej dhembjen e pergjakshme.

Gjymtyret e mia te kafshuara:
Kafshate per katerkembsha!

E unë, lengata e nje dhembje,
shpatijeve te rrepinjta te pikellimit
e humnerave te deshperimit,
si e verbta zorre para shperthimit.

Trupi im,
nder kraheror me plagen e dhjete te Gjergj Elez Alis,
peng i nje shpirti xhandar,
mish e kocke shkund per ndonje gram burrerie.

Por pak!
Teper pak!
As edhe sa organi gjenital i vocrrakut malazez,
qe si bir zoti ketu, prore ngrehur rri
te hovet drejt meje,
per ndonje plage te re dhembjeje,
si kjo e sotit,
kur per drite te diellit,
si me makth gjarperi te uritur,
koken nxjerri gjere tek çatia e kasolles sime
buze Lumbardhit (E hala ne fyt: aminin ia bene bajraktaret).

Jeta ime:
nje solo kukuvajke pentagrameve te dhimbjeve!

Me vdeksh trupi im!
Mish i gjalle per bisha e bajraktare zagarë!
Me vdeksh, fare turpi mbjelle ne fusha kobi!

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here