SHQIPËRINË TA BËJMË BASHKË

0
309

Besnik Gashi-Drenica

SHQIPËRINË TA BËJMË BASHKË

I rashë detit tërthor,
E kalova me Anije,
Mbrapa lashë tokën e bekuar,
Të asaj Shqipërie.

Copë, copë të ndarë,
Si bukën e misrit,
Kur baba ndante në sofër,
Kështu e lashë ketë Votër.

Erdha në tokën e huaj,
Pa njoftë gjuhë e kulturë,
Po Shqipërinë, atë tokë të bekuar,
S’do e harrojë, e se harrova kurrë!

Edhe nese trupin ma bëjnë copë,
E ma thejnë çdo asht,
Nuk do prajë se kerkuari,
Shqipërinë ta bëjmë bashkë!

Bonn, 08.11.16

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here