SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË NJË REALITET DHE JO ËNDËRR ROMANTIKE

0
566

Mr.sc. Nue Oroshi

Kohëve të fundit jemi dëshmitar që në trojet etnike shqiptare po ndodhin shumë gjëra të pahijshme, po ndodhin shumë pabesi, janë përzier shumë rryma politike aziatike dhe karpatjane, të cilat po mundohen t’i nxënë frymën idealit të shenjët kombëtar Shqipërisë Etnike. Madje këto rryma nuk lënë asnjë instrument destruktiv pa përdorur për të krijuar huti dhe mbjellë defitizëm në popullin shqiptar, gjoja se Shqipëria Etnike qenka një ëndërr romantike dhe se ajo ëndërr nuk do të realizohet asnjëherë, sepse situatat politike në botë qenkan të tilla, sa nuk po e lejuakan bashkimin e Shqiptarëve në një shtet të përbashkët.

Edhe në prag të shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë para 28 Nëntorit 1912, shumë grupe politike me mendësi aziatike e kishin hedhur parullën tashë të mirnjohur „Duam Babën e jo Shkabën“, që në gjuhën politike do të thotë se e duam baba sulltanin dhe jo shqiponjën dykrenare. Për inati të kësaj mendesie aziatike, që fatkeqësisht persona te tillë, flisnin shqip por vepronin arabisht e turqisht, Shqipëria u bë por jo e tëra. U shpëtua gjysma e Shqipërisë aq sa u mundë të shpëtohet nga miqtë tanë Perëndimorë dhe nga rezistenca kombëtare shqiptare, që prej vitit 1910-1912, kjo rezistencë ishte mjaftë aktive dhe nuk u pushua asnjëherë.

Shteti Shqiptar e vazhdoi shtegtimin edhe pse më zemër të plagosur dhe me plagë në shpirt për pjesët e saja që mbetën jashtë Shqipërisë. Idealistët shqiptarë nuk e ndalën turrin e tyre. Por dikush me penë e dikush me kobure vazhduan në rrugëtimin e ndërtimit të shtetit Shqiptar. Çuditërisht ata që e donin më shumë babën se shkabën, u infiltruan në të shumtën e rasteve nëpër pozicione të ndryshme politike, saqë atdhetarët e mirfilltë që e krijuan Shqipërinë shpesh herë shikonin me habi, se cka ndodhi më adhuruesit e baba Sulltanit, a thua iu kthyn në mbrojtës të atdheut, apo prap vazhdojnë më politikën e barkut të arabit.

Koha kalonte, rezistencat shqiptare vazhdonin përsëri dhe erdhi fundi i viteve të nëntëdhjeta. Filloi një rezistencë e madhe Kombëtare për themelimin e shtetit të dytë Shqiptar të Kosovës. Edhe në këtë rast nipat e atyre që e donin babën e jo shkabën, e kishin ndryshuar strategjinë. Ata për rreth pesë dekada ishin në shërbim të Beogradit dhe pjesëmarrës në masakra kundër Shqiptarëve në përiudhën kohore 1944-1999, kohë kur u ripushtua Kosova dhe viset e tjera Etnike Shqiptare nga regjimet pushtuse Titiste dhe Millosheviqiste. Edhe kësaj radhe bijtë e proletarëve komunistë filluan me parullën „Nuk mundet mu Shkatrru Jugosllavia !“, “A e dini se sa shtet i Fuqishem është ?“, „e ka në krahë Rusinë“, dhe shumë pallavra tjera UDB-asho – komuniste. Por edhe në këto raste ata që tash hoqën dorë prej shkabës, dhe e puthnin yllin e kuq komunist, me një besnikëri i mbronin dhe sot e kësaj dite vazhdojnë t’i mbrojnë baballarët e tyre të kuq.

Por për fatin e tyre të keq, shteti i tyre që kishin ngrënë me lugë të arit iu shkatrru. Ju ba copë e grimë. E të tillët përdorën të njëjtën strategji sikurse në vitin 1912-të , ata filluan uzurpimin e institucioneve Shtetërore në Kosovë, dhe morën komplet në dorë frerët e shtetit, me ndonjë ndryshim të vogël. Filluan të flasin me zë të lartë, se ata kanë qenë dhe janë mbrojtësit e Pavarësisë së Kosovës. Sa që edhe kësaj radhe mbetën të hutuar elita e Nacionalizmës Shqiptare, se cka po ndodh kështu. E tash ata e kanë filluar një strategji dhe propagandë tjetër politike. Ata thonë se asesi nuk mund të arrihet bashkimi i Trojeve Shqiptare, se duhet të shkatrrohen shumë shtete, dhe kjo nuk është në planet e Evropës dhe të Amerikës.

E unë iu them direkt se edhe për të tretën herë, ju pasardhës të babës e jo të shkabës, ju që e përqafuat yllin komunsit në vend të shqiponjës dykrenare, do të digjeni keq edhe herën e tretë. Planet afatshkurtera dhe afatmesme të Bashkimit Evropian, dhe të Amerikës, parashohin një Evropë Juglindore, apo siç quhet ndryshe Ballkan, të qetë. Qetësia në Ballkan nuk mund të arrihet me krijimin e shteteve artificale, por vetëm me krijimin e shteteve nacionale. Me këtë rast adhuruesit e babës dhe adhuruesit e yllit të kuq komunist, do të bien serish. Por Nacionalizma nuk guxoi të bëjë edhe për të tretën herë gabimin e dy herave tjera, që ata sërish të dalin në krye të vendit, dhë të thonë se ne kemi qenë bab e babgjysh për bashkimin kombëtar, por që kohërat kanë qenë të tilla, dhe nuk kemi guxu me fol haptas.

Të tillët që bëjnë propagandë kundër Bashkimit Kombëtar, duhet të evidentohen, dhe nuk duhet t’u lejohet kurrsesi që në të ardhmën, të infiltrohen nëpër Partitë Politike, që synim e kanë Shqipërinë Etnike. Adhuruesit e baba Sulltanit, si dhe ata të yllit të kuq komunist, do të dëshpërohen edhe kësaj radhe. Evropa dhe Amerika tani më e ka caktuar, në projektet afatshkurtëra dhe afatmesme, që në Evropën Juglindore të krijohet një Shtet i fortë shqiptar. Madje Shqipërinë Etnike do ta bëjmë edhe për inat të disa Shqiptarëve, që këtë shtet që është i lejuar me çdo konventë ndërkombëtare e shohin si utopizëm romantik, e jo realitet politik.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here