Shoqata e Intelektualve Gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit” – propozim

0
525

P R O P O Z I M

Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit” ka më shumë se dymbëdhjetë vjet më radhë ku është duke e bërë ndriçimin e historiografisë shqiptare me fakte shkencore. Rikthimi i heronjëve të vërtetë të kombit shqiptarë në vendin e duhur aty ku e kanë vendin është prioritet i “Trojeve te Arbrit”. Sepse duke mos e harruar të kaluarën nuk na përsëritet e ardhshmja.

Në kuader të planit të punëve tona përveç aktiviteteve shkencore kemi vendosur që ta bëjmë një hap më tutje ku do iu propozojmë Kuvendeve Komunale të qyteteteve: Prishtinë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Istog, Skenderaj, Mitrovicë dhe Drenas që të rikthehën në lapidarë heronjët e vërtetë të kombit shqiptarë. Fillimisht kemi vendosur që propozimet për rikthimin e heronjëve kombëtarë t’i bëjmë në nëntë qytete të Kosovës, më pas në të gjitha trojet etnike shqiptare.
Kuvendeve Komunale iu japim këto propozime:

1. Në Prishtinë të emrohët një shesh me emrin e Profesor Ymer Berishës si dhe në atë shesh të ngritet një lapidar i profesor Ymer Berishës;
2. Në Pejë të emrohët një shesh me emrin e Profesor Bedri Pejanit, si dhe në atë shesh të ngritet një lapidar i profesor Bedri Pejanit;
3. Në Prizren të emrohet një shesh me emrin e Marie Shllaku si dhe në atë shesh të ndërtohet një lapidar i Marie Shllaku;
4. Në Mitrovicë të emrohet një shesh me emrin e Xhafer Deves si dhe të ndërtohet në atë shesh një lapidar i Xhafer Devës;
5. Në Skenderaj të emrohet një shesh me emrin e Shaban Polluzhës si dhe të ngritet në atë shesh një lapidar për Shaban Polluzhën;
6. Në Gjakovë të emrohet një shesh me emrin e Halim Spahiut dhe në atë shesh të ndërtohet një lapidar për Halim Spahiun;
7. Në Ferizaj të emrohet një shesh me emrin e Gjon Sereqit dhe të ndërtohet një lapidar i Gjon Sereqit në atë shesh;
8. Në Drenas të emrohet një shesh me emrin e Mehmet Gradicës si dhe të ndërtohet në atë shesh lapidari i Mehmet Gradicës dhe
9. Në Istog të emrohet një shesh me emrin e Bajram Gashit si dhe të ndërtohet në atë shesh lapidar i Bajram Gashit.

Duke u nisur nga fakti se ende disa gjëra sa i përket heronjëve të vërtetë të kombit shqiptarë janë lënë në mjegullnaj dhe ende një pjesë e shqiptarëve nuk mund të bëjnë dallimin në mes të herojëve të vërtetë të kombit shqiptarë atëherë më këto propozime ju bëjmë me dije se këta nëntë heroj të kombit të përmendur më lartë së bashku me mijëra të tjerë, janë heronjët e vërtetë të kombit shqiptarë. Prandaj meritojnë një kujdes më të madh nga shoqëria shqiptare se mjaftë janë përbuzur në kohën e komunizmit pansllavist që i riokupoj tokat shqiptare me ndihmën e serbëve dhe rusëve.

Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit” në një afat të shkurtër kohor do t’iu drejtohët edhe zyrtarisht këtyre nëntë kuvendeve komunale në mënyrë që të bëhet aprovimi i këtyre propozimeve dhe të rikthehën një herë e përgjithmonë në vendin e duhur herojtë e vërtetë të kombit shqiptarë. Tetë nga këta nëntë heronj të kombit shqiptarë u vranë në luftë kundër ideologjisë pansllavisto – komuniste ndërsa Xhafer Deva po ashtu luftoj me të gjitha forcat kundër ideologjisë ruso- serbe. Shumicës së këtyre heronjëve sot e shtatë dekada me radhë ende nuk iu dihen varrët. Ata mbetën të vrarë, me plumb, të vrarë për dhjetra vjet përmes propagandës staliniste, ku i vetmi faj i tyre ishte se e dështën Shqipërinë e bashkuar dhe të orjentuar drejtë perëndimit.

Në emër të SH.I.GJ. “Trojet e Arbrit”

Nue OroshiKryetar
Besim MorinaNënkryetar

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here