SHEFQET DIBRANI DO TË JETË PJESË E KUVENDIT TË LDK-së

0
833

Letër adresuar kreut të LDK-së, Trupit diplomatik në Kosovë, si dhe mjeteve të informimit publik në Kosovë:

SHEFQET DIBRANI, KRYETAR I DEGËS SË LDK-së NË ZVICËR DO TË JETË PJESË E KUVENDIT TË LDK-së TË DATËS 28.05.2016.

Të nderuar Zonja dhe zotërinj,
Të nderuar përfaqësues diplomatik në Kosovës
I nderuar Kryetar i LDK-së z. Isa Mustafa
I nderuar Sekretar i LDK-së z. Ismet Beqiri.
Media të shkruara dhe organizatat të tjera që monotoroni gjendjen politike në Kosovë

Ju njoftoj se unë do të jem pjesë e Kuvendit të LDK-së i cili do të mbahet më 28 maj 2016, në cilësinë e Kryetari legjitim të Degës së LDK-së në Zvicër, si dhe në cilësinë e delegatit të Degës në Zvicër, për Kuvendin e LDK-së në Prishtinë.
Siç e dini më 10 maj 2015, Kuvendi i VIII-të i Degës së LDK-së në Zvicër, me vota të fshehta dhe me kundër kandidat për kryetar të Degës së LDK-së në Zvicër ka zgjedhur z. Shefqet Dibrani. Kuvendi ka qen transparent dhe i përcjell edhe me kamerë. Pra, zgjedhja e kryetarit të Degës është bërë në mënyrë ma demokratike, konkurruese dhe me votën e fshehtë të delegatëve.

Kryesia qendrore e LDK-së dhe Kryetari i saj z. Isa Mustafa, nxituan për ta anuluar një proces kaq të rregullt dhe demokratik, madje kryesia Qendrore e LDK-së në Prishtinë pat shpallur zgjedhjet në këtë Degë për muajin gusht – shtator 2015, Kuvend që nuk arriti të mbahet kurrë, prandaj edhe në aspektin logjik, statutar dhe juridik, çdo përpjekje tjetër për të vendosur Kryetar kukull në Degën e LDK-së në Zvicër është jolegjitim dhe në kundërshtim flagrant me të gjitha proceset zgjedhore nëpër partitë dhe vendet demokratike.

Dialogu:
Edhe pse kryesia legjitime e Degës dhe kryetari i saj Shefqet Dibrani, ka bërë përpjekje për të vënë komunikim dhe për ti zgjidhur problemet në kanale të brendshme partiake, madje për këtë çështje ka ardhur dy herë nga Zvicra në Prishtinë, por është injoruar nga vet kryetari i LDK-së z. Isa Mustafa dhe vartësit e tij, nuk kanë shprehur vullnet për të biseduar dhe problemet e brendshme të zgjidhen sipas normave dhe kulturës politike që e ka pasur LDK-ja dikur. Dialogu që shqiptohet nga vet z. Isa Mustafa dhe vartësit e tij është vetëm një farsë për konsum publik, por jo realitet i prekshëm dhe i zbatuar.

Kërkesë:
Pasi Kosova nuk ka të rregulluar një infrastrukturë ligjore ku mund të adresohen këtë shkelje të procesit zgjedhor, lus mediat dhe institucionet përkatëse të bëjnë trysni pran strukturave të tanishme në LDK, për tu zgjidhur problemet me dialog, i cili si shumë shqiptohet nga Kryetari dhe Kryesia e LDK-së. Prandaj e ftoj publikisht kryetarin e LDK-së z. Isa Mustafa për një debat publik për tu përballur me fakte për cenimin që ai ia ka bërë procesit zgjedhor në Degët e LDK-së në Zvicër dhe Gjermani.
Do të ishte mirë që gjatë kësaj kohe TV-të e shumta të organizojnë debat publik, nëse mjetet e informimit kanë vullnet për t’ia ndalur turrin degradimeve të brendshme të demokracisë që kanë marrë hov kohëve të fundit brenda LDK-së.

Për Trupin diplomatik në Kosovë:
Ftoj trupin diplomatik në Kosovë, sidomos Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, si dhe përfaqësuesit a ambasadorët e Gjermanisë dhe të Brtanisë së Madhe, për të ushtruar ndikimin e tyre tek kreu i LDK-së, që të mos e degradojnë ma shumë demokracinë e brendshme në LDK, me format e dhunës, diktatit, shantazhit dhe të kërcënimeve të cilat po aplikohen kohëve të fundit në këtë parti.
Po ashtu do të ishte e shëndetshme për demokracinë dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, nëse arrijnë për ta bindur Kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa, i cili është edhe Kryeministër i Kosovës, për ti zgjidhur problemet e brendshme me biseda dhe përmes dialogut dhe për t’iu hap rrugë reformave të brendshme partiake, për të cilat ka nevojë LDK-ja dhe Kosova !

Me nderime!
Shefqet Dibrani, kryetari dhe delegat i degës së LDK-së në Zvicër.
Kontakti:
Përmes Profilit në Facebook
E. Mail: shefqet.dibrani@hotmail.com (për në Kosovë
Celulari: 00 386 49 146 075 (për Kosovë)