Rruga poshtëruese e Hillary Clinton për në Shtëpinë e Bardhë

0
370

Zgjedhjet në SHBA

Nga Nick Bryant, 4 nëntor 2016

Rrugëtimi i saj ditët e fundit e ka bërë që një kontinent i tërë të udhëtojë me Hillari Klinton, në avionin dhe në karvanin e saj, duke e parë pamjen nga dritarja e errët e demokrates.

Fytyra kureshtare, njerëz të veshur me uniforma burgjesh, e disa të tjerë që mbanin flamuj, e pritën Clitnon në një miting në Florida. Papritur në mes të fjalimit, dikush bërtiti me të madhe nga mesi i turmës “Trump është fitues”, duke mbajtur një pankartë që shkruante “Bill Clinton është një përdhunues.”

Rruga e saj në Shtëpinë e Bardhë ka qenë e veshur me zemërim, urrejtje dhe mosbesim. Dhe me siguri ndonjëherë duhet të jetë e dhimbshme të udhëtojë milje të tëra me mjete blindura, për të parë demonstruesit që preferojnë ta shohin në burg. Këto mjete mund të mbrojnë nga plumbat por jo poshtërimet.

Vetëm dy javë më parë, kur u publikua videoja e Donald Trump me komentet denigruese mbi femrat, rrugët e gjata të Hillary Clinton dukeshin më shumë si një xhiro fitoreje. Një poster “Burgosni Hillarin” është ngjitur në një kamion gjatë një tubimi të mbajtur nga kandidati republikan për president, Donald Trump më 27 tetor, në Springfield, Ohio.

Pastaj erdhi surpriza e tetorit, një asteroid i vërtetë për Clitnon, siç e përshkroi edhe “Fox News” njoftimin e FBI-së për rihapjen e hetimit për shkak të e-mailve, që u gjendën në laptopin e përdorur nga Anthony Ueiner, ish kongresmen i poshtëruar, gjithashtu bashkëshorti i Huma Abedin, ndihmësja më e afërt e demokrates.

Atmosfera e krenarisë e projektuar nga fushata e saj, u zëvendësua shpejt nga një ndjenjë poshtërimi. Rezultatet e sondazheve janë shtrënguar së tepërmi. Disa madje tregojnë Trump që udhëheq. Florida, shteti më i rëndësishëm i betejës, tani është në një pozicion të dyshimtë.

Abedin, e ashtuquajturja “vajza e dytë e Clinton”, tani nuk shfaqet më përkrah saj. Pas disa ditësh askush nuk po zgjat më qafën me kureshtje për të parë, nese do të zbresë nga aeroplani fushatës, apo jo. Është mesë e perceptueshme se Abedin nuk është më aty.

Në vend që të përshkruajë vizionin e saj për kombin, Clinton dukej si një prokurore që po bën një argument të dëshpëruar në një gjyq të copëtuar dhe të ndyrë. Nuk është e habitshme që trungu i fjalimeve të saj ditët e fundit është zemërimi.

Ndërkohë ajo reciton herë pas herë CV-në e jetës së saj, duke u kujtuar votuesve vitet që ka luftuar si avokate e të drejtave të fëmijëve, mandatin e saj si Zonja e Parë, kohën në legjislacion dypartiak në Senat, e ato 112 vende të vizituara si Sekretare Shteti, duke treguar haptazi se është një person kaq i kualifikuar për t’u emëruar.

Por pavarësisht kësaj, Clinton duket se nuk mund të bëjë asgjë mbi idenë e kombit amerikan se ka të bëjë me një kandidate, emri i të cilës është bërë sinonim i ksenofobisë dhe paragjykimeve gjinore. Pyetja e pashprehur e fjalimeve të ditëve të fundit është: Si ka arritur deri këtu?

Sigurisht, ajo kurrë nuk e kishte imagjinuar se në tubimin e një fushate në Florida, do t’i duhej të futej me ish-Miss Univers, Alicia Machado, për t’u kujtuar grave votuesve, se Donald Trump e kishte quajtur “Miss Derrkucja”.

Ajo nuk e kishte parashikuar gjithashtu se në një tubim në Karolinën e Veriut do t’i duhet të thërriste Bernie Sanders, një shtatëdhjetëvjeçar krenar socialist, i cili arriti këtë vit arriti të mbushte me entuziazëm votueset e reja femra, gjë që duhet ta bënte Clinton.

S’ka dyshim se ajo duhet të ndihet e poshtëruar nga të qenit aq e varur nga fuqia dhe shkëlqimi i Michelle Obama, apo nga mbështetja presidentit aktual, Barack Obama.

Ndërkohë që fushata arrin në kulmin e saj, është normale që kandidatët presidencialë të reflektojnë për rrugën që kanë bërë drejt presidencës dhe ndryshimet e momentit të fundit,

Por Hillary Clinton vetëm disa ditë para zgjedhjeve, e ka gjetur thellësisht të përulur.

Ditët e fundit, të gjithë ndihemi sikur kemi qenë duke udhëtuar së bashku me Clinton, në një rrugë poshtëruese drejt Shtëpisë së Bardhë.

/BBC – Përshtati Syri.net/

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here