Rruga për në destinacion

0
527

Rudina Merkuri

Jeta eshte nje labirint, nje prag tronditjesh, psheretimash, madheshtirash. ne mes saj qendrojne ”tabu” forma te ashtuquajtura te rregullta, por qe brenda mbartin ide te kamufluara, ku ne emer te gjithckaje perligjen njerez te kollarisur, manierat ndermjet dy ekstremeve, i atyre qe flasin ne emer te jetes dhe atyre qe buzeqeshin ne emer te nje siperfaqe pa tablo. Aty te ndodh rebelimi, diku merr trajta te ashpra, e diku ti i thua vetes leri te zvariten. Në castet e rebelimit, zemerimi ka goditur zemren e instiktivisht ngre krye, heq si te thuash ate vrull gjaku qe s’ka limit.

Por jeta te ofron dhe magjine atehere kur s’ke shprese, vine oret e lumtura, qe krijojne nota e tinguj te çuditshem nocional. Dita vjen si nje frymarje impulsive, tunduese, ekujvalente, ku ti zhduk ate barriera frike-pasiguri dhe sfidon boten qe te tundon. Thjerrëzat e emocionit prekin çdo shqise, çdo nocion vaksinues, si per t’i kujtuar nje njeriut te madh se mali i mendimit tend eshte i fuqishem, nuk pyet se e mira jote materiale, apo fama jote mund t’i fundosë.

Sot une jam muzika ne terrin tend o njeri i vogel, jam magjia kundrejt botes tende lengate. Ky njeri i thjeshte do te jete gjithmone nje vizion enigmash me fletet e tij, çdo faqe le nje gjurme, nje rruge, rendesi ka destinacioni…
————“””””””””””—————-

KUR MERZITEM NGA MORAL I LIRE..

Pa tjetër ka një epilog,
shija e kripës në varkë,
ngjyrë te hidhur dhe ekstreme,
në kasollen e ngratë.
Po preken ngjyrat ne vigjilje,
Po tallet një dashuri,
kur degët Burbuqe varen mes algave,
amanet i gjyshit tim.
Oh më jepni një cigare,
të shtrëngoj dhëmbët kur s më pëlqen,
të prek më gishta fundin e zbardhur,
të ciftohem në veriun e thellë.
Edhe nëse humbas durimin,
E mërzitem nga morali i lirë,
pështjelloni faktin e elementit ekstrem,
nga dallohet e bardha në errësirën e thellë.
Po shfaqet mbrëmja,
Po bie përsëri,
një breshër i lodhur,
borë… A shi.
——–“””””——

KU MBARON DITA DHE NATA E NJE GRUAJE..

Ku mbaron,
dita dhe nata e një gruaje,
ku fillon shpirti,
me zmeralde të shtrydhura rrushi.
Ti je e lexueshme femër e brishtë,
je grykë e një vullkani,
që zjen në origjinën e Evës,
ngelesh oqeani i mistereve,
,nga vrapi i dashurive të cmendura,
pasqyra më e zgjuar,
ku shihen drama,
historira,
në bardhësinë e pulebardhave të tua.
————“””””””———-

SEPSE KEMI TE DREJTE TE PUTHEMI…

Sepse kemi të drejtë të puthemi,
pa ngricë e vapë në shpirt,
me diellin që lind e ngryset,
në jetën që gjallon,
me ajrin në frymarjet e shtëpive të ngrohta,
me dashurite tona,
në dridhjet e telave të zemrës,
me agimin që na hap sytë,
E buzët na i mbush më puthje.
Zgjohu o njeri,
puth jehonën e ringjalljes së tokës,
hapi sytë në heshtje oqeanike,
dehu në kripën e holluar të lotit,
dashuro tokën që frymon…

Pregaditi per botim: Gjin Musa, gazetar

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here