Religjioni, politika, shqiptarët

2
945

Arbën XHAFERI, Koha15/08/2013

Kohët e fundit, edhe pas dështimit, kolapsit të sistemeve ideologjike, të formacioneve ideologjike shoqërore sikur janë rënduar polemikat, kanosjet, madje edhe konfliktet mbi baza ideologjike. Çështjet ideore, përkatësia etnike, religjioze, qytetëruese etj, përnjëherësh janë bërë më të rëndësishme se pozita, mirëqenia ekonomike-sociale e individit, apo kolektivit. Nëse konfliktet mbi baza etnike kanë mbështetje në realitet, për shkak të ekzistimit real të politikave naziste, kolonialiste, hegjemoniste, fërkimet dhe konfliktet mbi baza religjioze duken tejet konfuze, mistike, ngaqë nuk mbështeten në realitet.

Çuditërisht ka filluar të veprojë një mekanizëm që konfliktet e natyrshme politike i transformon, i trajtëson si përplasje religjionesh, qytetërimesh. Gjithsesi kemi të bëjmë me një djallëzi, sa perfide po aq cinike: ata që s’mund t’i arsyetojnë politikisht dhe logjikisht projektet e tyre anakronike për shoqërinë dhe shtetin, mjeshtërisht e ndërrojnë temën, shkakun e kontestit. Bie fjala, sipas këtyre diskurseve mashtruese, në Irak nuk kemi të bëjmë me regjimin despotik të Sadam Huseinit, por me një kryqëzatë re, me luftën në mes të krishterimit “agresiv” dhe islamit “mëshirëplotë”.

Kjo makineri propaganduese ishte në konfuzion të plotë kur bota krishtere (t’i përdorim këto nocione të parapëlqyeshme për manipuluesit politik) i mori në mbrojtje myslimanët e Ballkanit nga vetë krishterët. Fshehja pas paravaneve, vlerave të pakontestueshme, si kombi, feja, kultura është varianti më i përhapur i legjitimitetit politik në mjedise me traditë të varfër demokratike.

Mbrojtja

Nëse këto instrumentalizime të religjionit kanë efekte pragmatike për popuj të një religjioni, për popuj dhe shtete me shumë besime, si Shqipëria dhe shqiptarët mund të kenë efekte katastrofike. Këto ide, këto metoda manipulative, këto stereotipe, përmes mekanizmave globalizuese kanë filluar t’i kontaminojnë edhe mjediset tona, duke filluar nga figura e Baba Dimrit, të cilin ish-kryetari i Bosnje-Hercegovinës, i ndjeri A. Izetbegoviq e shpalli si vlerë joislame, e deri te teoritë apologjetike për rolin e religjionit në ndërtimin e identitetit kombëtar. Deri më tani, kundër këtyre rrezatimeve jemi mbrojtur shpirtërisht, por kjo më nuk mjafton. Për shkak të potencialit dhe intensitetit globalizues të këtyre propagandave, aspak sublime, janë vënë në rrezik kulturat, mendësitë, përvojat e popujve të vegjël, prandaj duhet të aktivizohet mbrojtja konjitive, që më lehtë i zbulon manipulimet, pra politizimin e religjionit, arabizimin e islamit, orientalizimin e kulturave perëndimore.

Shqiptarët në shekullin XX mezi arritën ta shpëtojnë harduerin, qenien e tyre fizike, në shekullin XXI hynë pa projekte për mbrojtje të softuerit, të kulturës së tyre. Ky punim mëton të ndërtojë një pozicion konjitiv, për ta ndarë më lehtë shapin nga sheqeri. Në shekullin 20-të janë shkruar shumë libra me përmbajtje eskatologjike, ku ofrohen argumente për ekzistimin e një tendence determinante historike, eskatologjike që shpie drejt qëllimit përfundimtar. Por, ndikim më të madh kanë pasur kryesisht tre autorë: Osfwald Spengleri me librin e tij “Rënia e perëndimit“, Semjuel Fukujama me librin “Njeriu i fundit dhe fundi i historisë” dhe Semjuel Hantingtoni me librin “Përplasja e qytetërimeve“. Dy autorët e fundit kanë pësuar ndikim evident nga autori i parë dhe vepra e tij voluminoze e ndarë në katër libra. Të gjithë këta autorë së bashku, sheshazi janë nën ndikimin e filozofisë eskatologjike të Hegelit. Veçoj këta autorë për shkak se ata merren me një temë, që ngjall tej mase kureshtjen e njeriut për gjenezën e fenomeneve dhe përfundimin e proceseve në shoqëritë njerëzore.

Ndonëse në mes tyre ka dallime të mëdha tematike, megjithatë këta autorë kanë diçka të përbashkët: anticipimin e proceseve historike. Pas parashikimeve të Semjuel Hantingtonit për natyrën religjioze të qytetërimeve dhe të konflikteve, askush nuk është më indiferent ndaj kësaj skeme. Hantingtoni ofroi një pandehmë, një skemë, ndërkaq të tjerët, shkencëtarë, gazetarë dhe opinionistë të ndryshëm e mbushin atë me material dhe përmbajtje të ndryshme. Këto parashikime ogurzeza veçmas janë tepër shqetësuese për shqiptarët, të ndarë në tri religjione bazike: katolik, ortodoks dhe mysliman. Shqipëria dhe populli shqiptar nuk njeh antagonizma të kësaj natyre, por të kundërtën, harmoninë, do të thoshim paradoksale, unikale, që befason, intrigon kureshtjen dhe ushqen shpresën. Studiuesi shqiptar, i porsainformuar me teorinë e Hantigtonit duket si ai studenti i Hegelit, i cili reagon pas dëgjimit të filozofisë historike të tij duke thënë: “Zoti profesor, megjithatë faktet nuk përputhen me teorinë tuaj“. Hegeli ndalet dhe i përgjigjet: “aq më keq për faktet“. A thua Hantigtoni mund t’i thotë ndonjë studiuesi shqiptar: “aq me keq për Shqipërinë“.

(Po, i thotë – prandaj jemi kombi më i prapambetur dhe më i paorganizuar në Evropë si shqiptarë, sepse kemi anarki fetare, e për rrjedhojë anarki sociale – shënimi im AÇ)

Argumenti

Rasti i harmonisë idilike religjioze në Shqipëri nuk është i vetmi argument kundër teorisë politiko-filozofike të Hantigtonit. Argument edhe më i fuqishëm është vetë brumi i religjionit. Të tre religjionet monoteiste, judaike, krishtere dhe islame ngërthejnë në vete elemente dhe shpjegime identike, që vetvetiu nuk ofrojnë asnjë mundësi për konflikt. Dihet mirëfilli se krishterimi huazoi nga judaizmi elementët kryesore si:
1. historinë sakrale, gjenezën, eskatologjinë;
2. konceptet mbi drejtësinë, filantropinë;
3. konceptet mbi etikën, 10 urdhëresat;
4. konceptet për të dërguarit e Zotit, mesianizmin;
5. konceptet mbi botën e amshuar etj.
Huazimet judaike dhe të krishtera në fenë islame janë edhe më të konkretizuara.

Libri i shenjtë, Kur’ani pranon vlerën e librave të tjerë të shenjtë dhe i trajton si të barabartë popujt e librave të shenjtë ( Ah’r-ul Kitap). Në asnjërin nga këta libra të shenjtë nuk gjenden mesazhe ose argumente për nxitje të konfliktit. Motivet luftënxitëse, konfliktuoze duhen kërkuar në sfera të tjera, që instrumentalizojnë religjionin për interesa joreligjioze, pra nacionale, grupore, ekonomike etj. Zigmund Frojdi me të drejtë fliste për dukurinë e fetishizimit të dallimeve të vogla. Gjatë historisë shpeshherë dallimet e vogla janë fetishizuar, duke shkaktuar kështu konflikte të përgjakshme, urrejtje të thella. Rasti i fundit është ai Bosnje-Hercegovinës. Tre popuj me dallime minimale hynë në një proces të konfliktit të përgjakshëm, tragjik dhe absurd. Shtrohet pyetja, a ishte feja ajo që nxiti këtë konflikt apo diçka tjetër?

(Si bazë, feja, po! – shënimi im AÇ)

Ashtu si në raste të tjera edhe në këtë rast, feja u instrumentalizua në dy drejtime: – Në formim të identitetit kombëtar; – Në arsyetim të krimit Qytetarët e Bosnje-Hercegovinës që kanë një gjuhë, madje dhe të njëjtin dialekt, jekavishten, një origjinë, zakone dhe kulturë të thuash identike, hynë në procesin e ndërtimit të veçantive etnike, duke instrumentalizuar religjionin. Sipas kësaj skeme kroatët u identifikuan me katolicizmin, serbët me ortodoksizmin, ndërkaq boshnjakët me islamizmin. Identiteti i përbashkët paraprak u shkatërrua duke i fetishizuar dallimet e vogla, pra duke spikatur përkatësitë formale religjioze dhe jo përmbajtjet religjioze, që afirmojnë respektin, mëshirën, dashurinë ndaj njëritjetrit. Në luftën e Bosnjës u pa gjithçka, përveç respektit, mëshirës dhe dashurisë njerëzore.

Burimi

Pra, ku ta kërkojmë burimin e konfliktit: te Frojdi, te Hantigtoni, apo diku tjetër? (Te Frojdi – shënimi im AÇ). Nëse ndjekim rrugën e Frojdit do të përfundojmë te teoritë psikologjiste, te konceptet shumë interesante mbi fenomenin e narcisizmit të grupit. (Dhe tek konceptet e nekrofilisë fetare dhe te përfundimet, që ai nxjerr tek libri “E ardhmja e një iluzioni” – shënimi im AÇ). Ndërkaq, nëse ndjekim rrugën e Hantingtonit do të përfundojmë në konceptet eskatologjike mbi historinë. Të dyja këto teori mund të jenë interesante për të analizuar gjendjen, por jo momenti dhe arsyet e shpërthimit të konfliktit.

(Teoritë e Fojdit po të njihen mirë, e japin edhe arsyen për tek konfliktet fetare e shoqërore, si konflikte të pavetëdijes, që nuk kontrollohen nga vetëdija… – shënimi im AÇ).

Të tre popujt e Bosnjës që jetonin në harmoni të plotë dhe në interaksion produktiv, menjëherë u “shkalluan”, filluan të ndahen, si shoqëritë ashtu dhe individët, madje edhe martesat e përziera dhe nisën ta kundrojnë njëri-tjetrin përmes tytës së pushkës. Pse ndodhi kjo katrahurë? Për shkak të teorive fataliste apo për shkaqe konkrete? Mendoj se duhet analizuar një veti tjetër e qenies njerëzore, që e akseleron procesin historik, i nxit luftërat. Për këtë faktor kanë folur filozofët në të gjitha periudhat historike duke filluar nga Platoni deri te Hegeli dhe Fukujama. Ky atribut i qenies njerëzore është nevoja inherente për trajtesë të barabartë nga tjetri. Pabarazia gjithmonë nxit energji reaguese për ta vendosur barazinë.

Në SHTETIN e Platonit kjo energji është quajtur THIMOS. Jugosllavia hyri në fazat konfliktuoze kur Millosheviqi u bë bartës, nxitës i projektit të pabarazisë. Është një fjali emblematike e përdorur në fillim të angazhimit të tij në politikë, që e paralajmëroi degjenerimin. Në vizitën e tij të parë në Kosovë, ai, duke marrë në mbrojtje turmën serbe, që e prishte rendin dhe sulmonte policinë iu drejtua policëve duke klithur: “Askush nuk ka të drejtë të rrahë këtë popull“. Them emblematike për shkak se në të struket virusi i destruksionit të sistemit të vlerave. Me këtë fjali ai në thelb inauguroi standardet e dyfishta dhe parcializimin, ngushtimin e parimeve morale që vetvetiu kanë natyrë universale.

Kjo klithje, ky mesazh duhet kuptuar në tërësinë e vet, me pasojat që ndodhën: një popull i veçantë mbrohet, ndërkaq popujt e tjerë mund të rrihen, vriten, masakrohen etj. Bazuar në religjion, vlerat morale për nga natyra e tyre, pra, janë universale, që nënkupton se asnjë popull nuk duhet të rrihet, të vritet, të persekutohet etj. Pra, ky projekt hegjemonist nxiti luftën, reagimet, kundërvëniet thimotike të boshnjakëve dhe të të tjerëve, që u ngritën kundër pabarazisë që ofronte Millosheviqi, njëherësh edhe si bajraktar i projekteve të ngjashme hegjemoniste të institucioneve serbe. A ishte religjioni që e futi Millosheviqin në konflikt, apo vetë Millosheviqi e futi religjionin në konflikt? Pa mëdyshje qëndron kjo e dyta. Atij iu desh përkrahja e religjionit dhe e institucioneve të tij, për t’i dhënë një vlerë hyjnore misionit të tij, në esencë profan dhe banal. Sakralizimi i misioneve banale historike është mekanizmi që impenjon religjionin në politikë. Kisha ortodokse serbe mezi e priti këtë lloj oferte, me qëllim që të dalë nga margjinat e shoqërisë, ku kishte hyrë gjatë periudhës së komunizmit.

Ky institucion e këmbeu hyjnoren, sakralen, shpirtëroren me materialen, me një relevancë të re politiko-shoqërore. Humbja e relevancës gjeostrategjike dhe gjeopolitike të Jugosllavisë vendosi në sprovë nevojën e ekzistimit të vetë Jugosllavisë. Kjo sprovë nxori në pah karakterin hegjemonist serb të Jugosllavisë. Për të mbrojtur këtë hegjemoni u prodhua Millosheviqi, i cili vazhdimisht kërkonte elemente të reja të legjitimimit. Ato i gjente në teoritë e ndryshme të konspiracionit, apo te institucionet fetare, por kurrsesi në përmbajtjet teologjike të librave të shenjtë. Në fund të këtij allishverishi gënjeshtar humbën të dyja palët: Millosheviqi lirinë, ndërkaq Kisha Ortodokse-Serbe që bëri pakt me djallin, u profanizua duke damkosur pastërtinë e besimit. Çështja më delikate, më e rëndësishme në politikë është legjitimimi. Zakonisht ata që s’kanë ofertë reale, të operacionalizuar deri në detaje, këtë mungesë e fshehin me oferta të rrejshme, duke thirrur në ndihmë Zotin, moralin dhe idetë e tjera sublime, ndërkaq ata që s’kanë durim të merren me procedura demokratike, organizojnë revolucione.

Gjatë historisë, despotët, mbretërit, perandorët, duke mos çarë kokën për procedurat lodhëse demokratike të legjitimimit, shpeshherë janë thirrur në legjitimitet suprem. (Siç po vepron Erdogani tani në Turqi, e fundi dihet mjaft mirë – shënimi im AÇ) Sipas këtij mekanizmi manipulativ, prijësi, lideri është i zgjedhur nga Zoti, ka zbritur nga lart, nga qielli (descensus), ose për shkak të veprave të mëdha është ngjitur lart (ascensus). Nëse lideri fiton legjitimitet të këtillë të pakontestueshëm, sublim, hyjnor, atëherë manipulimi me popullin e turmëzuar bëhet i lehtë. Jepen dhe pranohen lehtë urdhrat për aksione vetë-vrasëse dhe vrasëse ngaqë prijësi, në emër të Zotit kërkon dhe e lejon këtë. Në emër të Zotit, për ta madhëruar atë vriten krijesat e tjera, të pafajshme të Zotit. Terrori dhe terrorizmi arsyetohet me Zotin. Kjo blasfemi shfaqet si doktrinë e terrorizmit theokratik.

Identiteti

Tani të analizojmë rastin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Edhe në Shqipëri në mënyrë harmonike bashkëjetojnë të tre religjionet monoteiste, por në dallim nga Bosnja nuk ka konflikt edhe pse qendrat e ndryshme strategjike, në Beograd e gjetiu punojnë për t’i nxitur ato. Arsyeja e parë që ndikon të mos shfaqen armiqësitë është mënyra e formimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve. Ky identitet është formuar mbi bazën e përkatësisë etnike, mbi traditën e përbashkët tolerante, që nuk prodhon segregimin e çfarëdo përkatësie. Element kryesor në ndërtimin e identitetit kombëtar vazhdimisht, në të gjitha periudhat historike nuk është feja por gjuha, rrjedhimisht tradita dhe kultura që ndërtohet mbi këtë bazë.

Shqiptarët kanë origjinë të saktë kombëtare dhe nuk kanë nevojë për elemente të tjera për ta spikatur, për të vënë në veprim atë fenomen të fetishizimit të dallimeve të vogla. Populli shqiptar, unik dhe i dallueshëm, në krahasim me popujt e Bosnjës, apo popujve të tjerë që hynë në konflikte religjioze, i ngjason atij individit që ka afinitete dhe atribute të ndryshme, të cilat arrin t’i baraspeshojë në mënyrë të shkëlqyeshme dhe harmonike. Këto veti, këto atribute i ndien si të vetat, si pjesë të identitetit e jo si kontradikta që e përçajnë personalitetin. Argumenti i dytë pse nuk pati konflikt në Shqipëri është momenti historik. Në rastin e parë, pra atij të Bosnje-Hercegovinës kishim të bënim me një kontekst të jashtëzakonshëm historik, shthurjen e Jugosllavisë dhe hapjen e kauzave të veçanta kombëtare. Në Shqipëri, për shkak të karakterit monolit të saj, të popullsisë nuk ndodhi ky fenomen i shthurjes. Ç’është e vërteta, në vitin 1997 pati një shthurje të formës, konkretisht të regjimit, por jo dhe të përmbajtjes.

Në këtë vit të krizës në Shqipëri ndodhi një mrekulli, që vështirë mund të shpjegohet racionalisht. Populli grabiti armët nga depot, por nuk ndodhi asnjë vrasje qoftë dhe grindje mbi baza religjioze, etnike, politike apo rajonale. Të gjitha konfliktet ishin të natyrës kriminogjene ose të hakmarrjes individuale. Kjo shpjegohet deri diku me faktin se historikisht në Shqipëri nuk janë prodhuar projekte që provokojnë pabarazinë mbi çfarëdo baze, që mund të nxitnin ato energji thimotike që përshpejtojnë ndryshimin e relacioneve të pabarabarta në shoqëri. Ta përfundoj mendimin, në vitin 1997 ra nga provimi forma ose regjimi por jo përmbajtja, kohezioni i brendshëm i shoqërisë shqiptare. Spikatja e faktorit religjioz si faktor konfliktuoz bëhet për shkak të projekteve politike dhe kurrsesi religjioze. Në historinë e njerëzimit gjithmonë kanë ekzistuar energji protofashiste që nuk janë përputhur kurrë me opsionin religjioz, por veprimi i tyre është toleruar për shkak të mungesës së fuqisë për t’i kontrolluar ato, ose për shkak të oportunitetit të faktorit religjioz.

(Në Shqipëri e ndër shqiptarë nuk ka patur konflikte fetare, për shkak se shqiptarët si racë e lartë evropiane, që ishin, kurrë nuk e pranuan fenë si të tyren, por si fenomen i ardhur nga jashtë – shqiptarët nuk u dhanë kurrë pas fesë, më shumë se pas interesave të tyre nacionale. Por nuk duhet harruar, se shoqëria shqiptare ka humbur shumë vlera të racës së lartë, nga pushtimi i gjatë turko-osman, islamizimi e përzierja e racës, kështu me lëvizjet shoqërore dhe me shumat e mëdha të parave, që po hyjnë nga qarqet turko – arabe këto vitet e fundit, e duke e mbushur vendin me shtëpia saude, mund të mos jemi imunë si shoqëri kundrejt këtyre akteve terroriste ose të radikalizimit të shqiptarëve në të ardhmen – shënimi im AÇ)

Politika

Religjioni buron nga nevoja imanente e njeriut për paqe dhe siguri, pra nga frika dhe dashuria njerëzore. Kur politizohet religjioni, relacioni imanent frikë-dashuri shndërrohet në urrejtje-dashuri, të imponuar nga jashtë. Politika, të paktën ajo më elementare, për ta përforcuar relevancën e saj në shoqëri, shërbehet me metodën që i nxit proceset polarizuese në shoqëri. Ky polarizim, kjo skemë, në njërën anë prodhon mikun në anën tjetër armikun. Religjioni që pranon të instrumentalizohet në politikë, këtë polarizim e manifeston si “urrejtje-dashuri”. Urrehet kryqi, afirmohet gjysmëhëna dhe anasjelltas. Në vetë përmbajtjen religjioze nuk ka bazë për urrejtje të tilla, meqë urrejtja është element i huaj në sistemin e vlerave religjioze.

Millosheviqi ishte një variant banal ballkanik i një kronike tejet cinike të instrumentalizimit të fesë në politike apo të politikës në fe. Ky antagonizëm mes politikës dhe religjionit, në mes të militarizmit protofashist dhe dashurisë, mëshirës religjioze është të thuash ontologjik dhe është prezent gjatë tërë historisë së njerëzimit. Krishterimi që nga fillimi i ka afirmuar idetë e barazisë, mëshirës, tolerancës, dashurisë ndaj njeriut. Me këto vlera arriti ta përvetësonte vegjëlinë, derisa nuk i lëkundi themelet e degjeneruara të Perandorisë Romake, derisa nuk arriti ta poshtërojë arrogancën e mbretërve dhe pushtetmbajtësve të ndryshëm. Në shekullin e 5-të, në kohën e perandorit Konstandin ndodhi kthesa që mund të quhet fundamentalizimi i parë i shtetit: perandoria romake kristianizohet, shteti dorëzohet para vlerave të njëmendta kristiane. Mirëpo kjo ishte vetëm pikënisja, sepse elementë protofashistë nuk dorëzoheshin, jo vetëm si individë, por edhe si traditë epike që buronte nga sistemi i vlerave helenike ku himnizoheshin heronjtë.

Lufta, konflikti mes elementit religjioz human dhe atij protofashist luftarak në fazat e mëvonshme u harmonizua me një pakt të heshtur. Lufta nuk u lejua brenda elementëve të një sistemi, por u lejua kundër elementëve të sistemeve të tjera, kundër jokrishterëve dhe krijesave të djallëzuara. Në kohën e këtij pakti të vendosur mes elementëve militaristë dhe religjiozë lindin kryqëzatat dhe inkuizicioni. Paraprakisht, Shën Augustini, në veprën e tij “Shteti i perëndisë” e legalizoi dihotominë, pra ndarjen në mes të qiellit dhe tokës, mbretit dhe papës, materies dhe shpirtit etj. Tradita evropiane është ndërtuar mbi këtë pakt. Prandaj, tradita evropiane nuk mund të reduktohet vetëm në atë kristiane, por edhe në atë helenike. Vetë krishterizmi, nga ana tjetër nga helenizmi huazoi metafizikën, që nuk ekziston fare në traditën judaike.

Identiteti i shqiptarëve

Filozofi i njohur austro-amerikan Erich Fromm në librin e tij “Të kesh dhe të jesh” shtron një pyetje provokative: “A u kristianizua vallë Evropa?” Në vazhdim të kësaj pyetje ai konstaton se “me gjithë përgjigjet pozitive, analiza më e afërt tregon se konvertimi i Evropës në krishterizëm ishte i rrejshëm dhe se në rastin më të mirë mund të flitet për krishterizim të pjesshëm, prej shekullit 12-të deri në atë 16-të dhe se para dhe pas kësaj periudhe konvertimi ka qenë vetëm ideologji, pak a shumë një nënshtrim ndaj kishës“.

Gjatë kësaj periudhe kisha u përpoq t’i zbatojë parimet kristiane që kishin të bënin me pronën, çmimet, ndihmën ndaj të varfërve etj. Frommi, në vazhdim të analizës së tij konstaton se heroi kristian ishte martiri, ngaqë në atë periudhë, ngjashëm si në traditën judaike, qëllimi më sublim ishte flijimi i jetës për Zotin, ose për të afërmin. Martiri është koncept diametralisht i kundërt me heroin pagan, që buron nga tradita helene apo gjermane. Qëllimi i heroit është pushtimi, fitorja, destruksioni, plaçkitja, krenaria, pushteti, fama… Heroi pagan me endje vdes në fushën e betejës. Iliada e Homerit e glorifikon këtë tipar të heroit. Aktualisht ky koncept i heroit vazhdon të glorifikohet në traditën e re evropiane, në lojërat olimpike. Nga ana tjetër në kulturën kristiane vendin e lojërave olimpike e zënë tablotë e vuajtjeve të Jezu Krishtit.

Religjionet nuk e nxisin konfliktin

Aktualisht brenda Unionit Evropian, por edhe në vetë opinionin evropian zhvillohet polemikë e re lidhur më çështjen e kushtetutës. Vatikani insiston që në preambulë të përmendet se tradita evropiane buron nga tradita kristiane, ndërkaq politikanët aktualë, mbase si pinjollë, si vazhdues të asaj tradite që glorifikon heroin olimpik, e refuzojnë këtë. Krishterimi, megjithatë nuk arriti ta krishterizojë në tërësi Evropën, ashtu si arriti ajo ta evropianizojë plotësisht atë. Analiza të këtilla kritike mund të bëhen edhe lidhur me temën e islamizimit të shteteve arabe. Dilemat, mbase do të ishin edhe më të mëdha. Krishterimi gjatë gjithë historisë është përpjekur ta qetësojë herë me sukses dhe herë jo atë tipar militarist protofashist, që është imanent për qenien njerëzore.

Nga këto që thamë më lart mund të nxjerrim përfundimin se këto çështje nuk mund të kategorizohen në mënyrë rigjide, bardhë e zi, ashtu si veprojnë disa duke lexuar përciptazi, apo duke keqkuptuar traktatin politiko-filozofik të Hantingtonit. Religjionet nuk e nxisin konfliktin, popujt nuk janë kristianizuar apo islamizuar deri në fund, agnosticizmi është po aq i thellë sa besimi. Krishterimi, islamizmi dhe judaizmi nuk janë unike në vetvete, ashtu si mund të kuptohet nga këto teori që i thjeshtëzojnë këto fenomene. Fundamentalizmi është tendencë imanente për çdo religjion. Pse atëherë në opinion krijohet aq shumë bujë rreth fundamentalizmit islamik? Nga urrejtja, nga projektet e fshehura kolonizuese, nga shpifjet për të bartur vëmendjen opinionit nga problemet reale në ato propaganduese, nga projektet konspirative apo nga rreziku real? Mendoj se përgjigja duhet kërkuar diku tjetër, te vonesa historike. Krishterimi që nga koha e perandorit Konstantin e deri te ndarja definitive mes shtetit dhe kishës, tentonte ta fundamentalizojë shoqërinë, duke imponuar konceptet e veta për të gjitha marrëdhëniet brenda shoqërisë.

Pas shumë luftërave, konflikteve, grindjeve dhe rivalitetit që shfaqej në forma të ndryshme, u arrit deri te konstatimi për ndarje të roleve, të pushteteve, pra deri te konceptet laike, sekulare. Këto procese që dikur patën ndodhur në hapësira të krishtera, tani kanë filluar të shfaqen në mënyrë të ngjashme edhe në hapësirat ku vepron faktori islamik. Edhe pse të vetëdijshëm se analogjitë nuk mund të pretendojnë në saktësi të plotë, megjithatë për hir të pasqyrimit sa më të qartë të këtyre proceseve konfuze dhe të mistifikuara, do të thoshim se homeinizmi është një variant islamik i konstantinizmit. Nga ana tjetër, reagimi i ashpër i vehabistëve kundër idhujve, simboleve, kulteve dhe pandanizmit (shirkut) na duket një jehonë e vonuar e variantit të luftës së Moisiut (h. Musës) kundër idhujtarisë. Kur u kthye nga Sinaji, Moisiu bëri një veprim të thuash blasfemik kur i theu pllakat ku ishin shkruar 10 urdhëresat, të cilat populli kishte filluar t’i adhurojë si idhuj. Mbahet mend porosia e tij dhënë popullit izraelit “mos ngrini për vete zotër të metaltë“. Shumë shekuj më vonë vehabistët u ngritën kundër simboleve dhe idhujve. Aksionet e para të tyre ishin thyerjet e pllakave të varrezave që shërbenin si idhuj të rinj.

Projektet e kamufluara

Sot në botën islame ringjallen konfrontimet e kamotshme, vazhdojnë të ripërtërihen antagonizmat e ndryshëm, që nuk do të paraqitnin kurrfarë rreziku për botën, po të ishin shfaqur në një periudhë tjetër. Materiali i këtyre antagonizmave nuk është aspak i shenjtë, por banal. Zoti, pejgamberi, vlerat dhe konceptet e ndryshme islame përdoren si mjete për legjitimim dhe delegjitimim. Sot, në kohën e globalizmit këto fërkime, këto konflikte marrin përmasa planetare, kështu që rikthimin e botës islamike në mosmarrëveshjet e vjetra e ndiejmë edhe ne nëpër xhamitë tona. Ka filluar ndarja e xhemateve dhe e xhamive, madje edhe në Shqipërinë laike deri në fund, në varësi nga proviniencat e ndryshme politiko-fetare, të sjella nga bota islame. Këto valë, këto dilema, këto mosmarrëveshje dalëngadalë, si rrathë të koncentruar kanë filluar t’i rrezatojnë edhe hapësirat tona. Cilat janë karakteristikat kryesore të këtyre projekteve politike, që shfaqen të kamufluara në petkun e islamit? Në radhë të parë veçohet tendenca që formacionet shoqërore në vendet islamike të ndërtohen kryekëput sipas parimeve islamike, së dyti, duke mos ikur edhe nga dhuna tentohet që një opsion, ndër shumë të tjerë të paraqitet si i vetmi dhe i pakontestueshmi dhe së treti sforcohet politika anti-oksidentale.

Historia e njerëzimit nuk njeh asnjë formacion shoqëror të suksesshëm, të ngritur mbi parimet teokratike. Nëse analizohet historia e popujve në hemisferën perëndimore, grindjet e vazhdueshme të mbretërve me klerikët, mund të konstatohet se edhe në hapësirat islamike do të përsëriten të njëjtat variante. Paraqitja e botës dhe fesë islame si një amalgamë unike është një gënjeshtër e pastër. Pasqyrën më reale të konfrontimeve teologjike dhe shoqërore në botën islame e paraqet Henri Laoust në librin e tij “Përçarjet në Islam“. Duke folur për zanafillën e përçarjeve, ai citon se edhe vetë kumtuesi Muhamed ka të ngjarë se ka qenë viktimë e helmimit, pasi që ka pushtuar oazën judaike, Haiber. Në vend të tij, si kalif, në mënyrë jo legjitime vendoset Abu Bekiri (632-634). Gjatë kalifatit të tij, Abu Bekiri në mënyrë shumë arrogante i mënjanon kundërshtarët e tij potencialë, kështu që shiitët, sot e kësaj dite nuk ia falin atij që nuk ia dha oazën Fedek Fatimes, bijës së kumtuesit Muhamed dhe gruas së Aliut. Ai me këtë politikë nuk qëndroi gjatë kohë dhe u desh, që kalifatin t’ia dorëzojë Umarit (634-644).

Në fund të dhjetë viteve të kalifatit të tij, atë e theri me thikë një qytetar i Basrës, që nuk ishte i kënaqur me qeverisjen e tij. Atë e zëvendësoi në postin e kalifatit, Uthmani (ose Othmani apo Osmani), i cili njihet si kalifi që arriti të përfundojë recensionin e Kur’anit, me çka shiitët mbetën shumë të pakënaqur. Për shkak të interesave të ndryshme fisnore Uthmanin, e mbyllur në shtëpi, në vitin 656 e vret një grup komplotistësh, të udhëhequr nga Abi Bakri, i biri i kalifit të parë. Atë e zëvendëson Aliu, i cili pretendonte të bëhej kalifi i parë. Gjatë kalifatit të tij sërish shfaqen kontradiktat fisnore, kështu që edhe ai në xhaminë e Kufës pëson të njëjtin fat dhe vritet nga dora e një harrixhiti, me emrin Abdurrahman Ibn Mullgam e kështu me radhë. Këto konflikte fisnore arabe patën implikime edhe në religjion, duke shkaktuar shfaqjen e shumë sekteve, shkollave juridike që ringjallen sot, për t’i fituar betejat e humbura dikur.

Vetë kumtuesi Muhamed, sipas një hadithi, ka parashikuar që myslimanët pas vdekjes së tij do të ndahen në 73 grupe, ashtu si paraprakisht izraelitët në 71 dhe të krishterët në 72. Këto sekte dhe rryma në vete nuk kanë asgjë hyjnore, por interesa banale politike. Përmenda këto ndasi për shkak të analizës së vërtetë të fenomenit të unitetit brenda përbrenda faktorit islamik. Islami i ndarë në sekte dhe shkolla të ndryshme, në sunnit, shiit, mutezilist, zeitist, ismalizist, imamizist, esharizist, imamist etj., sot përmes një propagande të shfrenuar globalizuese paraqitet si fenomen unik. Televizioni Al-Xhezaira, në vazhdë të këtij koncepti iluzor të unitetit, për t’i gëzuar të gjithë myslimanët e botës kumton se Bin Ladeni dhe Mulla Omari qenkan gjallë e shëndoshë. Këto variante të unitetit janë kopje primitive të origjinalit perëndimor, që shkaktojnë tragjedi planetare: “Një popull, një shtet, një prijës” (“Ein folk, ein reich, ein fuhrer“).

Banalizimi i islamit

Opsioni i unitetit islamik plasohet kryesisht në territoret, ku popujt e besimit islam bashkëjetojnë me popujt e besimeve të tjera të krishtere. Qëllimi i kësaj propagande është krijimi i unitetit politik mbi baza të anti-krishterizmit. Faza e parë e kësaj politike është polarizimi armiqësor në mes të krishterimit dhe islamit. Ky projekt, pra në thelb është politik dhe nuk buron fare nga librat e shenjtë. Bartësit e këtij polarizimi artificial, bartësit e ndërtimit të këtij relacioni armiqësor punojnë në krijimin e simboleve dhe kodeve dalluese mes myslimanëve dhe të krishterëve. Ata nuk merren shumë me thellimin e diskurseve teologjike, por merren me formën e jashtme që duhet në mënyrë vizuale të shfaqë dallimin perceptiv mes pjesëtarëve të besimeve të ndryshme. Pra, jo pa qëllim i jepet një rëndësi fataliste veshjes së burrave dhe grave, duke reduktuar në këtë mënyrë besimin islam në një detaj banal.

Njëri nga teologët më të njohur islamikë, Imam Gazaliu, i ndërgjegjësuar për efektet negative të këtyre ideve profane për vetë fenë islame dhe njeriun në përgjithësi, thotë: “një individ ose një grup mund të thuhet se është ose nuk është brenda kornizave të besimit islam në varësi nga respektimi i tre principeve bazike të islamit:
1- Tef Hidi (monoteizmi, besimi në një Zot, në All’ahun xhelushan;
2- Nubuvvedi, besimi se Zoti, All’ahu, prej fillimit ka komunikuar më njerëzit përmes kumtuesve, pejgamberëve, Muhamedi cilësohet si i fundit;
3- Meada, besimi në jetën postmorte, ku njeriu shpagohet për veprat e bëra gjatë jetës së tij.

Ai, duke i ikur banalizimit të islamit thotë qartë se respektimi i këtyre tre parimeve e ndan myslimanin nga jomyslimani. Madje, ai lejon që njerëzit mund të jenë të lirë të perceptojnë në mënyra të ndryshme edhe vetë Zotin. Ai në mënyrë të urtë dhe të thellë e ndan besimin e vërtetë nga shfaqjet teatrale të religjionit. Në kuadër të këtij koncepti të pastër teologjik bëhet i mundshëm komunikimi produktiv ndërfetar dhe thellimi i besimit.

Në vazhdën e këtyre përsiatjeve mund të thuhet se çdo religjion, pra dhe islami është një koncept i përbërë nga shumë elementë. Disa prej tyre janë konstantë, me rëndësi të dorës së parë dhe disa të tjerë të ndryshueshëm, në varësi nga konteksti shoqëror dhe historik. Islamizmi në vete ngërthen të paktën katër dimensione kryesore:
1- Teologjik, i dhënë sipas skemës së Imam Gazaliut, që e përkufizon brumin e pandryshueshëm të besimit islam, obligues për të gjithë;
2- Qytetërues, që është i përbërë nga elementët e përbashkët të shumë kulturave, që janë elementë në kuadër të një sistemi të përbashkët vlerash, të një qytetërimi;
3- Nacional, në varësi nga kultura përkatëse, arabe, iraniane, turke, pakistaneze etj;
4- Social, rregullimi i shoqërisë mbi parimet e sheriatit. (pra, diktaturë – shënimi im AÇ)

Elementet teologjike janë të pandryshueshme dhe obligative për të gjithë, ato me dallime të vogla janë identike me religjionet e ndryshme monoteiste. Fundja bëhet fjalë për një Zot. Problemi shfaqet kur feja shndërrohet në përçues, në medium përmes së cilit infiltrohen vlerat e qytetërimeve, kulturave dhe shoqërive të ndryshme ku dikur janë zhvilluar betejat e papërfunduara politike. Bartja e këtyre konflikteve politike të shfaqura në kontekstet të tjera, shoqërore, arabe, turke, iraniane etj., në kontekstin shqiptar është i panevojshëm dhe fatal për ardhmërinë e popullit shqiptar, i formuar brenda sistemit të vlerave të qytetërimit perëndimor. Përmes mediumit religjioz barten vlera, ngjarje, personazhe, botëkuptime të huaja dhe nga aspekti religjioz irelevante.

(Për shoqërinë shqiptare evropiane, është primitivizëm referenca për tek kultura primitive e ideologjia beduine-arabe, është vetë-vrasje sociale – shënimi im AÇ.)

Mekanizmi i fetishizimit

Pikërisht, për shkak të këtyre elementeve kulturore, që s’i takojnë dogmës fetare edhe vetë krishterimi që praktikohet në botën arabe, ka shumë elemente formale që e dallojnë atë nga krishterimi evropian. Së këndejmi duhet të mbrohet e drejta për dallime në aspektin e formës, në mes të myslimanëve evropianë dhe atyre aziatikë, natyrisht pa dëmtuar përmbajtjen. Te lëvizjet fundamentaliste islamike shihet edhe një tendencë tjetër që përkon me vonesën historike: totatilarizmi. Sipas kësaj mendësie, myslimani duhet të jetë tërësisht mysliman, në çdo kohë dhe në çdo ambient, identik me myslimanët e tjerë dhe të dallohet tërësisht nga jomyslimanët. Prandaj, ata i japin rëndësi formës, duke lënë anash përmbajtjen.

Nëse ky vizion do t’i imponohet popullit shqiptar, ashtu si bëhen përpjekje atëherë brenda nesh do të startojë të veprojë mekanizmi i fetishizimit të dallimeve të vogla. Këtë fenomen të rrezikshëm i nxitur nga konceptet politike nuk e dallojnë disa intelektualë që flasin dhe afirmojnë idenë e shumësisë së identiteteve kulturore dhe fetare. Ata mbrojnë tezën e ekzistimit të identitetit islamik të shqiptarëve, duke mos qenë të vetëdijshëm se në këtë mënyrë bëhen avoketër të fragmentarizimit të qenies shqiptare dhe, pse jo të konflikteve të ardhshme, brenda përbrenda korpusit shqiptar. Shikuar nga aspekti teologjik, nëse lejohet që religjioni të jetë përcaktues i identitetit kombëtar, atëherë do të përurojmë parcializimin e idesë religjioze, që në thelb është ide dhe mision universal. Në vend që të rrezatojë vlera universale, religjioni do të shndërrohet në institucion që rrezaton vlera parciale. Ky fenomen ndodhi në Bosnje. Kisha ortodokse e la mënjanë Zotin dhe vlerat universale, që burojnë nga ai dhe ndërtoi apologjinë e dënimit të të tjerëve në emër të Zotit, realisht në emër të interesave parciale nacionale.

Kisha Ortodokse Serbe u vu në shërbim të politikës së Millosheviqit, përkatësisht të një koncepti aspak universal, por thjeshtë segregues, hegjemonist, parcial dhe politik. Dekadenca ose thënë më qartë zëvendësimi i vizionit universal me atë parcial përfundon me errësimin e mendjes dhe transformimin e religjionit në ideologji. Kisha Ortodokse Serbe ia ktheu shpinën Millosheviqit, jo për shkak se ai bënte krime, por për faktin se ai nuk arriti të realizojë projektin parcial nacionalist serb. Transformimin e religjionit në ideologji në mënyrë gjeniale e ka konstatuar filozofi i dalluar Erich Fromm në librin tij “Të kesh ose të jesh“. Sipas tij, nëse dikush respekton forcën derisa predikon religjionin e dashurisë, religjioni i forcës është religjioni i tij sekret, ndërkaq i ashtuquajturi religjion zyrtar, bie fjala krishterimi është vetëm një ideologji.

Ta konkretizojmë më tej këtë vrojtim gjenial të Fromm-it: nëse dikush intimisht e adhuron një grup njerëzish dhe i urren të tjerët, ndërsa publikisht flet për Zotin, ai religjionin e shndërron në ideologji. Serbët, në fund të kësaj dalldisjeje blasfemike pohonin me bindje se Zoti flet serbisht, pra eksluzivisht është i tyre. Kishën e Jezuit klerikët filluan ta quajnë “svetosavska” (i Shën Savës, i njohur nga shfarosja e bogumillëve të Bosnjës). Ngjashëm veprojnë edhe disa hoxhallarë shqiptarë. Ata duke mistifikuar, hyjnizuar gjuhën arabe predikojnë përdorimin e përshëndetjes “sealamu-alejkum” në vend të “Tungjatjetës” shqiptare, me argumentim se qenka më kuptimplote dhe më e afërt për Zotin. Hyrja e religjionit, që vetvetiu rrezaton vlera universale, në kallëpin nacional, pra parcial e instrumentalizon atë në misionet krejtësisht jo religjioze, duke e shndërruar në ideologji ekstremiste. Këto ideologji janë radikale ngaqë thirren në Zot dhe krimet i bëjnë në emër të tij, si në Nju Jork, më 11 shtator 2001.

(Në lidhje me dashurinë, Frojdi sqaron se njeriu është produkt i dashurisë së tij dhe përpiqet të identifikohet me objektin e dashurisë. Prandaj ata shqiptarë që duan turkun e islamin, duan edhe Muhamedin, e përpiqen të bëhen si ai, me mjekër e me pantallona mbi kërcirin e këmbës, pra të arabizohen e beduinizohen nga dashuria e madhe e nënshtrimi para Muhamedit, e jo të evropianizohen, e kjo ka qenë dhe është rrënuese për kombin shqiptar dhe identitetin e tij, pasi ka shqiptarë që mbahen për turq, ashtu siç ka patur e ka edhe shqiptarë të krishterë, që kanë humbur si shumë ortodoksë në Greqi, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi… – shënimi im AÇ)

Përçarjet, skizmat, sektarizimet…

Spikatja e rolit të religjionit në ndërtim të identitetit kombëtar, jo vetëm që është kundër interesit kombëtar të popujve që janë të ndarë në shumë besime, por edhe kundër natyrës universale të religjionit. Argumenti tjetër kundër idesë së ndërtimit të identitetit kombëtar mbi parime religjioze është përfundimi absurd i qasjes së këtillë. Sipas kësaj logjike, në botë do të ekzistonin aq kombe sa edhe religjione. Përçarjet, skizmat, sektarizimet janë fenomene që shfaqen në sistemet totalitare, qofshin ato me premisa religjioze apo politike. Diversiteti është forcë dhe faktor i pamposhtur, që gjatë procesit të tërësishëm historik ndikon në rrënimin e totalitarizmave. Ilirët, arbrit rrjedhimisht edhe shqiptarët, kanë qenë të përfshirë në këto procese globale determinuese, religjioze, politike etj. pa dëshirën e tyre.

Nga aspekti shkencor është guxim të pohohet se shqiptarët kanë pasur reagim programatik, harmonik gjatë gjithë këtyre shekujve, por nga ana tjetër është një rastësi e mrekullueshme që dëshmon, se gjatë proceseve ndarëse iliro-shqiptarët janë përpjekur të formojnë sintezën e re. Meqë këto ndarje kanë pasur efekte shkatërruese për qenien e tyre, ka të ngjarë që ata janë përpjekur që të amortizojnë këto efekte, duke propozuar variante pajtuese. Në fillim të shfaqjes së krishterimit, të atij apostolik që u pranua nga ilirët e lashtë u shfaq kriza e parë, në mes të paganizmit dhe krishterimit. Në atë kohë ilirët e gjetën formulën pajtuese duke futur shumë kremte pagane ilire, si pjesë përbërëse e religjionit të ri, duke ruajtur në këtë mënyrë kontiunitetin me të kaluarën, me çka u lehtësua përqafimi i së resë. Kur u shfaq kriza në mes të krishterimit dhe perandorisë romake, pajtimi u arrit me krishterimin e perandorisë romake. Këtë e bëri në vitin 325 perandori Konstantin me prejardhje ilire.

Kur u shfaq skizma e parë mes kishës lindore dhe asaj perëndimore, që i ndante tokat iliro-shqiptare, ata u përpoqën që të vendosin ura komunikimi mes dy blloqeve, duke filluar prej Koncilit të parë deri te angazhimet e Patriarkut të Kishës Ortodokse me seli në Stamboll, arvanitit Atenagora dhe angazhimeve të vetë Nënë Terezës. Këtu nuk duhet të harrojmë ilirin nga Dalmacia, Shën Jeronimin, i cili i pari e përktheu Biblën në gjuhën latine në shekullin e IV, si dhe perandorin Justinian, i cili duke i parë çarjet e para dhe të pandalshme në mes të perandorisë lindore dhe asaj perëndimore romake, rrjedhimisht në mes të kishës ortodokse dhe asaj katolike, tentoi të gjejë zgjidhje në formulën e tretë, duke bërë përpjekje për mëkëmbje të Kishës ilirike mbi baza të krishterimit apostolik. Pra, shqiptarët gjithmonë kanë luajtur një rol ekumenik në fushën e religjionit, duke filluar nga Koncili i I i përgjithshëm i Kishës (v.325) e deri në ditët e sotme, ku shqiptarët bëjnë çmos, jo vetëm për pajtimin e dy kishave krishtere, por edhe në mes të krishterimit dhe islamit.

Të përkujtojmë se në Koncilin e I, për herë të parë u takuan përfaqësuesit e gjithë botës krishtere, ku rol të rëndësishëm luajtën, jo vetëm numerikisht por dhe në aspektin programatik priftërinjtë e Ilirikumit, duke u përpjekur që të evitohen keqkuptimet lidhur me natyrën e Zotit, natyrën e Krishtit, me dilemat rreth Trinisë së shenjtë dhe konsubstancialitetit të Krishtit. Në këtë fazë, kur ndërtoheshin bazat e religjionit të ri, krishterimit roli i ilirëve ishte shumë i madh, në krahasim me rolin popujve të sotëm krishterë, gjermanëve, anglezëve, francezëve, skandinavezëve, sllavëve etj. Që nga fillimi i krishterimit e deri më sot, shqiptarët kanë luajtur një rol bashkues, jo vetëm me përkrahjen e iniciativave ekumenike, por edhe me iniciativa vetjake. Janë të ditura përpjekjet e Perandorit Junstinian të I (527-563), të Koncilit Ekumenik të Firencës (v.1445), Pjetër Bogdanit, Patrikut Atenagora, i cili erdhi në Romë gjatë pontifikatit të Papës Palit VI, por gjithashtu roli i shqiptarëve në botën islame, ndonëse jo në fazën e vënies së themeleve, por në fazën e mbi ndërtimit.

Shqiptarët në këtë periudhë historike ishin bartës të vlerave dhe të standardeve perëndimore në Perandorinë Otomane në fushën e politikës (politika oksidentale e guvernatorit të Egjiptit, M e h m e t (arabisht Muhamed) Ali Pashës, i cili, krahas vendosjes së standardeve perëndimore në qeverisje dhe në shoqëri, zhvilloi beteja të suksesshme kundër vehabistëve intolerantë dhe fisit të saudëve, të cilët, nën ndikimin e anglezëve, e shfrytëzonin këtë lëvizje fetare për të marrë pushtetin, roli i Pashko Vasës në themelimin e Libanit multikonfesional etj.), kulturë (shkrimet e para në prozë, vepra të para dramaturgjike, enciklopedi, pikturë etj.), shkencë etj. Këto energji pajtimtare do të vazhdojnë të veprojnë edhe në kohërat moderne. Duke mbajtur vetveten larg nga këto përçarje, ata do të gjejnë mënyra për të ofruar formulën e pajtimit edhe në mes të krishterimit dhe islamit. Vetëm në qenien e shqiptarit, në kodin e tyre kulturor këto kontradikta funksionojnë pa fërkim…

2 KOMENTE

  1. Artikull me fjalor akademik, por me minimum spjegime apo mendime te sakta… sipas mendimit tim.
    Ne Bosnje nuk jane tre popuj por dy. Sepse ne Bosnje ka Serb dhe Kroat. Serbet jane te religjionit ortodoks dhe religjionit musliman apo islam. Serbo-ortodokset luftuan kunder serbo-muslimaneve, dhe kunder Kroatëve. Politika serbo-ortodokse ishte ne sherbim te religjionit ortodoks te serbeve, e jo siç shkruan autori, qe religjioni u vu ne sherbim te politikes. Konvertimi i serbeve ne musliman eshte i njellojt sikur konvertimi i çdo njeriu tjeter ne planet. …duke filuar me konvertimin e arabeve fillimisht ne kohen e personit Muhamed.
    Te Shqiptaret nuk ka konflikte sepse SHQIPTARET jane SHQIPTAR, ndersa ata Shqiptar qe jane konvertuar ne Musliman dhe e praktikojne Islamin (e duan turkun, arabin e islamin më shumë se shqiptarin – shënimi im AÇ) jane afersisht 1,8% ne Kosove, 2% ne Shqiperi, dhe 3% ne Maqedoni… jane irelevantë per te krijuar konflikte ndermjet SHQIPTAREVE dhe Muslimaneve, sikur ne Bosnje. Meqe Islami i ndalon kombet – te gjithe te konvertuarit jane Musliman, dhe nuk mbajne atributet kombetare te krijuara neper kohe… 40-50 mije vjeçare.
    Ne jemi Shqiptar per afersisht 50 mije vite, ndersa ne rrugetimin tone religjionet u ngjitën ne perioda te ndryshme… krishterimi para 1700-1800 viteve, Islami para 215 viteve, ndersa Islami i vertete ne trojet Shqiptare po shfaqet ne 20 vitet e fundit dmth. 1995 – deri sot. Krejt tregimet lidhur me sekte fetare te mira, apo te keqia jane tregime per te paditurit. Sepse Religjioni, e ne rastin e religjionit Islam, eshte unik ne genjeshtra lidhur me besimin ne nje force, qe te obligon lidhur me çkadoqoftë.

    Prandaj ekziston nje Islam, i cili sot eshte i verteti, e jo sikur i viteve 1800-1995 qe ishte Islam bakllava-ngrënës… apo Islami Bakllavist. Sepse deri ne keto vitet e fundit disa Shqiptarë mendonin se jane muslimanë, sepse hajne bakllava dy here ne vit per festat islamike. Une ha bakllava 23 -38 here ne vit, por nuk jam Musliman.

    Sot Muslimani e merr librin Kur’an, qe eshte liber per shembull me i dhunshem se Main Kampfi, dhe ne baze te ketij libri horror apo terrorist i zbaton rregullat dhe urdherat. Ne Main Kampf ka spjegime se disa popuj jane arianë e disa jane te ulët, por nuk ka urdher per vrasje, dmth. ka cilesime. Ne Kur’an ka 109 urdhersa per vrasje dhe gjenociid ndaj tjereve jo-muslimanë. Nje Nen (sure) i Kur’anit thote se nese e vran nje person te pafajshem, eshte sikurse me e vra nje bote. Por kush eshte ai qe e determinon fajesine e personit? E determinon Muslimani!!!!

    Prandaj qellimi i reagimit tim ne kete artikull te nje personi qe nuk jeton me, eshte te shpreh mendimin tim per mendimet ne artikull, e jo me personin, sepse edhe sot ka mendime te njerezve qe kundershtojne qoftë edhe mendimet e filozofeve te kohes antike.

    Autori nuk e kupton se Islami nuk lejon kombe. Nuk ka Shqiptar qe eshte Musliman, dhe nuk ka Musliman qe eshte Shqiptar, sepse Islami ndalon kombe, rrjedhimisht ndalon kombin Shqiptar. (Kjo nga pikëpamja e teorisë islame, librit Kur’an – shënimi im AÇ)

    Shembulli me i mire i ketij mendimi eshte te kombi serb, sepse serbo-ortodoksi u konvertua ne Musliman dhe luftuan, jo vetem ne vitete 1991-1995, por edhe ne vitet 1941-1945 me njëri-tjetrin, serbët e dy besimeve të ndryshme.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here