Rapsodia nga Gjosho Vasia

1
1005

Pjeter Ndreka

Tu shikjue komunikimin me t’madhin Gjosho Vasia, paste drite, gjeta njiket satire qe ma pat nise me chat.

Rapsodia

Metamorfoza e djallit

_”He Gjosho Vasia, a po m’njeh?”-
“- Shih pashè buken ke po shoh,
posi xhanem nuk po t’njoh?
Kem’ pasè shpijat pranè e pranè,
t’kam njoftè babè e t’kam njoftè nanè,
kemè luejtè bashkè nè kohè t’fminisè,
masandej nè moshè t’rinisè
shpejt u fute n’gji t’partisè
dhe u bane komunist,
si ma i ndezti aktivist,
me nji fjalè more kulturè,
tue vue gùr e tue ba mùr,
me ndertue atè diktatùrè”–
“–çka me ba..Asht mbyllè tash dera,
kanè kenè krejt do kohna tjera”–
” –Vertetè kjenè do koh’na tjera..
Komunizmi kje kolera,
kje trathtija,vrasja ,mnera,
injoranca deri n’bindje
se do e çojmè Atdheun nè Lindje..
Edhe morèt thikat n’dorè,
edhe niset pa hiç zorè,
me’i rà tok’s kryq e terthurè
tue shtri n’popull diktaturè..
N’gjak u lyene votrat tona,
helm u hodh mbi sofrat tona,
ç’u mbush toka me kufoma,
si e si, me urdhën t’shkjaut,
me ia nxjerrun shpirtin v’llaut–
Sot besoj se kjo doktrinè
si e kalbun,qelbèsinë,
duhet vàr tek nji vetrinè,
ku sejcili kalimtàr
tè ndalohet,puna e parè,
e pa zor e pa poterè
do t’a pshtyjnè nja 30 herè”–…
“–Ke tè drejtè,mjerim çdo skaj,
por dhe nè nuk patem faj..
Fill sa himè na gjuejten n’rrena,
rrena e rrena, çdo orè rrena
erdh nji ditè e na’u mbush ena,
qè besuem se me t’vertetè
do t’i japim vendit jetè.”–
“–Sot ku je,çka je tue ba,
a po merresh me ndoj gja?
Me thye tokè,a me pre dru,
ndoj pullaz me rregullu,
me kullotè kund dhen a dhì,
a por ndoshta je ndry n’shpi
fukarà me lugè,pa lugè
se ke zor me dalè nè rrugè,
frigè se t’gjuejnè fèmija n’ gurè
si pjestàr nè diktaturè?”–
“–Po,diçka kam ardhè verdallè
mos me mbetè si peshku n’zall..
Shpejt u mblodhem,biseduem,
fillè nga triskat u liruem,
disa i hodhen nder fekale,
disa i treten nder kanale,
se ma ftyra e diktatorit
nuk e di ku’ u tret prej zorit,
por mbaj mend i bamun n’ copa,
copa copa ku pat gropa.
Masandej si qethen dhent
edhe nè i qethem mendt
edhe fillè e”no koment”
filluem punen n’Parlament.”-
“–Komunista nè Kuvend???
Ti po rrenè a me gjithè mend.
Deputet me hy n’atè ‘prak,
ju qè keni dur’tè me gjak,
ju bash mjeshtrat e tortures,
baballar’t e diktaturès?”–
d.m.th.ktu s’ka drejtsi
e aty ku s’ka drejtsi,
aty s’ka demokraci—
“–Njashtu asht,por kjo spjegohet…
Kur me dru pop’lli nenshtrohet,
e me rrena perpunohet,
rrena e rrena e kaça rrena
deri qè t’i mbushet ena,
ajo turmè harron disprimin
dhe miq’sohet me rregjimin,
sa qè deri diktatorin
per si babè ai rreh krahnorin…
Sot prap jemi tè nderuem,
tè pershndetun,tè trajtuem,
kemi prona me 8 kate,
e dikush me 12 kate..
Qè t’a dish Gjosho Vasia
asht e thjeshtè k’tu historia,
komunizmi kurr nuk vdes
sa t’ketè bota faqezez,
ai lëviz ose ndrron ves,
Qè per shembull nji “biznes”,
der dje lkurè e diktaturè,
sot me rrogè e me veturè,
der dje kuq e sot bojè rozè,
me nji fjalè e thanun n’prozè
ajo pson metamorfozè,
pra nuk vdes por rrin e gjallè
sepse kemè nji mende djall
e nji popull krejtè budallè.”–
“–Kam ba mirè un si shqiptàr
qè shpejt dola mergimtar,
mos me’i pà ato vrastar,
ata qej, ata kusàr.”–

Gjosho, Mergim—2010.

1 KOMENT

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here