R O Z A F Ë S – poezi nga Rrustem Geci

0
644

R O Z A F Ë S

E murosur por vdekjen shkele
Lotin tënd vëllai ta mbajë
Dhimbja e madhe s’lë as lot
Ah, Rozafë, ç’u deshëm sot

Asnjë kohë nuk është pa diell
Asnjë kohë nuk është pa qiell
Mbi një Rozafë ty të murosën
Nuse e Shkodrës s’na le pa gji

Në fund të liqenit uji vet-qante
Pse e murosin në mur atë grua
Ah, Rozafë, Rozafë, moj motër
ty legjenda të vrau në Shkodër

E murosur, por vdekjen shkele
Shkodra, ty Rozafë të deshi
Në vend të bukur të murosën
Mbi një mall e me një dhimbje

Qytete të bukura ka Shqipëria
Në këtë botë një është Shkodra
Ah, Rozafë, Rozafë, moj motër
Thëllim motesh ji në Shkodër!…

Rrustem Geci – Dortmund, 2016

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here