Që kur vdiq Gjergj Kastrioti

0
1716

Besnik Palnikaj

Qe kur vdiq Gjergj Kastrioti

Ma per ne nuk pyeti Zoti.
Na nderroj Turku fe, kultur
Plot xhami e pa flamur,
Rrjedhen vitet plage te ran
Kush me mar Shqipnin ma gjan,
Nuk mbet kush pa thye kufinin
Bje Hitleri me Stalinin,
Vrit e djeg Shqiptari i shkret
Shum her te keqen tuj lyp vet,
Me gjithken tuj e majt hujin
Mos me dasht t´vetin as t´hujin,
Sesi u kthye historia
Fatin ne dor me marr Shqipnia,
Kush na don ma shum se vetin
Ahmet Zogu muer pushtetin,
Tuj shit mend e thame cfare fati
Po ky gezim veq pak kohe zgjati,
Si shkojne mir nusja e vjehrra
Nisi zhurma e potera,
Atentat mretit Shqipnis
Fillojne lvizjet e partis,
Bahen nje dhuna e t´merri
Ne krye te vendin vjen Enveri,
Vrau e preu kush kundershtoj
Buregje e vorre vendin mloj.
Sa ka ardh demokracia
Feste e madhe krejt Shqipnia,
Edhe botes i erdhi mir
Shqiptart ne paqe dhe te lir,
Me kam thesit fort i shani
Paqja e tepert keq na bani,
Plot parti u mbush mileti
Mos me fol dy vete nderveti,
Ra shume keq ekonomia
Kasaphane krejt Shqipnia,
Jete tuj marr toka e deti
Me gomone per jashte shteti,
Edhe erdhem deri sot
Veq me lutje t´madhit Zot.
Shqiptart hala nuk jane t’gzum
Prap te pa shpres e te dhunum,
Pa punesi e politik
Diten te qesh naten t´bjen thik,
Mos me pa nje dit te mir
Jeta ba shum e veshtir,
S´sheh oxhak ma ka i del tymi
Nuk lejohet ma ndertimi,
Me ik jashte nuk pranon ligji
Me nejt mren s´te lshon Maliqi,
Shume ma lire ju kushton jeta
Se avjonat me bileta,
Shume pa buk e shume pa uj
Keq s´po i vjen ne shtet kurrkuj,
Thone kem shtet e thone kem ren
Barku bosh kryet pa men,
U prene pyjet u rrafshuen
Plot pracelat hashash vluen,
500 vjet ne histori
Kulmi bosh gja s´kem permi,
Bosh kem qjellin permbi kok
Veq do avjonave me drog,
Me ne po kesh e krejt bota
Edhe ktyne ju del rrota,
Veq ishalla sene e mir
E s´po shitet droga lir,
Se me u shit qysh ka mendohet
S´sheh Shqiptar nje dit ka gzohet,
Tash po e la ket poezi
Me qetesi e dashuri,
Se Shqiptari kur ka halle
As me kesh nuk i vjen marre.

20 Shtator 2016


Një dorë shtrihet dhe kërkon lemoshe

Dora e një vogëlusheje e ftohtë dhe boshe,
Sytë përpëliten nën hapat e rrugës
Varfëri e madhe për kafshatë të bukës.
Eshtë kthyer koha si para shume vitesh
Duart që lypin aq sa shumë habitesh,
Këmbëkryq varfëria është ulur qysh moti
Shpresë vetëm syte drejtuar nga zot.
Nëse sot Migjeni do të ishte gjallë
Me pende e me letër do ngelte pa fjalë,
Prape do shkruante për grushtin, malin
E me Lulin e vocerr prape do nxirrte mallin.
Po pse sot pas dekadash e vite më shumë
Dikë pasuria e mbulon si lumë,
Politikë e ç’mendur padrejtësi shqiptare
Të vjedhësh është nder dhe të kerkosh është marre.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here