Pushteti titisto-komunist kishte për qëllim likuidimin e gjithë patriotëve shqiptarë

1
522

Ribotim në shënjë përkujtimi

Nga Xhafer Leci

Në përkujtim të 30 vjetorit të demonstratave të vitit 1981

Në Heidelberg të Gjermanisë, në praninë e rreth 150 veprimtarëve të ftuar të çështjes tonë kombëtare, u përkujtuan demonstratat e vitit 1981. Organizuan: Shoqata ”ILIRIA” dhe Këshilli organizativ në Hedelberg, Sheremet Pantina dhe Agim Dauti me shokë.
Atmosfera dhe diskutimet ishin në nivel të detyrave për çka edhe ishim tubuar.

Nga e majta: Arif Haxhija, Adem Demaçi e Xhafer Leci – Gjermani-Heidelberg, 21.05.2011

Po përmendi disa nga të pranishmit që ende i kam të freskët në mendjen time.
Adem Demaçi, dr. Zymer Neziri, Zeqir Gërvalla, konzulli Faket Kajtazi dhe zëvendëskonzulli Ymer Lladrovci, konsullata-Stuttgart. mr. Hasan Ukëhaxhaj, Berat Luzha, Tefik Ramadani, Can Tahiri, Asllan Dibrani, Saime Isufi, Hatixhe Ramadani, Vjollca Staro, Akile Dedinca, Martin Quni, Murat Musliu, Begzad Gashi, Bejtullah Tahiri, Bujar Zogjani, Kadri Gërvalla, Sheradin Berisha, Emrush Xhemajli, Faridin Tafallari, Arif Haxhija, Xhemajl Aliu e shumë të tjerë.
Në vijim po sjell Referatin tim, të lexuar në tubimin përkujtimor, kushtuar demonstratave të viti 1981:
Pushhteti qendror i Beogradit që nga koha e I. Grashaninit 1844, V. Qubrillovoqit, I.Andriqit, A. Rankoviqit, D.Qosiqit, S. Millosheviqit e deri në ditët e sotme, kinse në emër të nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar ka projektuar plan-programe të posaçme për pastrimin etnik, shpërnguljen dhe zhdukjen fizike të popullsisë shqiptare nga trojet tona.
Shpërngulje ka pasur edhe tek popullsitë:boshnjake-muslimane, gjermane, hungareze etj.
Vasa Çubrilloviq projekt-programin e tij të vitit 1937: “Iseljavanje Arnauta”, (Shpërngulja e shqiptarëve), e ka vazhduar edhe në Jugosllavinë titoiste. Ngjashëm ka shkruar për muslimanët edhe Ivo Andriç, në romanin e tij
“ Prokleta avlija”(Shtëpia-oborri i nemur).
Pushteti qendror titoisto-komunist për qëllim kishte disciplinimin, dhe gjunjëzimin e gjithë atyre patriotëve shqiptarë, cilët kërkonin të drejtat, liri dhe barazi të njëjta, si popujt tjerë. Parulla komuniste “Vëllazërim-bashkim” ishte e rrejshme për shqiptarët.Demonstratat e vitit 1981 ishin një ngjarje e rëndësishme historike, gjithpopullore, këtyre demonstratave iu bashkangjitën, studentë, pedagogë, punëtorë, qytetarë e fshatarë.
Kërkesa kryesore ishte Kosova Republikë.
Për ngjarjet e 1981-it kanë shkruar shtypi jugosllav, ai shqiptar dhe ndërkombëtar.Kanë folur e shkruar shumë intelektual, emra të njohur, organizatorë e pjesëmarrës të demonstratave, historianë, politikanë e diplomatë të shquar.(Edhe unë, Xhafer Leci, vetëm si pjesmarrës i demonstratave të vitit 1968-1981-1990 kam folur e shkruar për aq sa kam ditur.)
Të gjitha demonstratat e organizuara në vend dhe jashtë vendit kanë pasur karakter gjithëkombëtar dhe janë zhvilluar në mborjtje të interesave dhe çështjes tone kombëtare.
1.- Demonstrata e parë u organizua në Amerikë më 1966, nga Xhafer Deva me shokë, kundër vizitës të Titos, me pretekst se: shqiptarët në Jugosllavi janë të shtypur dhe nuk gëzojnë as të drejta më elementare.
2.- Demonstrata e dytë u organiza me 1968-të, në shumë qytete të Kosovës dhe të Maqedonisë, si rezulltat i tyre shqiptarët fituan: Universitetin,Flamurin dhe më 1974 autonominë, në kufijt e së cilës sot Kosova është pavarësuar.
3.- Demonstrata e tretë qe organizuar në vitin 1971 në shumë qytete të Kroacisë, ku për synim kishin shkëputjen dhe pavararësimin e shtetit kroat.
4.- Demonstrata e katërt me 1978, me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizerenit, në Stuttgat të Gjermanisë, është organizuar nga – Besëlidha Kombëtare Demokratike Kombëtare (BKDSH)
5.- Demonstrata e pestë qe organizuar më 1981, në shumë qytete të Kosovës, Maqedonisë dhe vende e qytete të botës Demokratike-Perëndimore. Organizimi i tyre qe bërë nga disa organizata ilegale si: LNÇKVSHJ, OMLK, LPRK, LRSSHJ, LPK, LKÇK etj.
6.- Më 1989 -1990 qenë organizuar demonstrata nga udhëheqës jo pushtetarë dhe pushtetarë shqiptarë, të pushtetit kundër suspendimit të autonomisë së Kosovës.
Qëndresa e minatorëve të Trepçës në zgafellat e minierës, në mbrojtje të autonomisë së Kosovës, është akti më heroik e historik i punëtorëve shqiptarë në historinë e Kosovës, ku në Prishtinë qenë tubuar rreth 500 mijë shqiptarë.
7.- Vitet 1990-ta në Përendim qenë oragnizuar shumë demonstrata massive nga LDK-ja.
Më 1995, në Bonn të Gjermanisë, qenë tubuar rreth 100 mijë shqiptarë. Siç e dimë, populli shqiptar lirinë e pagoi me shumë gjak. Ka pasur shumë të vrarë dhe të plagosur, shumë të burgosur, të malltretuar fizikisht dhe psikikisht.
Shqipëria, për 45 vjet të regjimit komunist asnjëherë nuk organizoi asnjë demonstratë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të popullit dhe tokave tona të okupuara nga ish Jugosllavia!
Historia e Shqipërisë në plan-programet shkollore ka qenë e ndarë nga historia kombëtare!
Me shëmbjen e komunizmit dhe ardhjen e demokracisë 1990, Shqipëria dhe Kosova filluan ta ndihmojnë njëra tjetrën në shumë fusha, e sidomos në internacionalizimin çështjen tonë mbarëkombëtare, në veçanti atë të Kosovës.
Neve thirremi në Platformën e Lidhjes të Prizrenit, e cila është një busullë orientuese për mbarë popullin shqiptar. Por, atë deri më sot nuk e kemi përfillur.
Lavdi e përjetshme heronjëve dhe dëshmorëve të kombit.
Xhafer Leci
Gjermani-Heidelberg, 21 maj 2011

1 KOMENT

  1. Tito, Rankoviqi, Millosheviqi… e kane pase nje qellim si vijon:

    Me i vra te gjithe SHQIPTARET, e kursesi ‘patriotet’ Shqiptarë.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here