PSE AQ SHUMË DARSMA E AHENGJE KËNGËTARI “HYSI”

0
1403
Po ngarkohet...

Shkruan Rrahman Hyseni

Këngëtari kosovar, tani i mirënjohur HYSI me një stil të veçantë dhe me talentin e tij për këngën duket se këtë verë të nxehtë s’di të ndalur, në ahengje dhe dasma në Kosovë dhe jashtë saj. Kjo e arritur është pa dyshim në saje të talentit dhe zërit të tij dhe falë punës dhe përkushtimit si këngëtar.

Hyzri Hasani ka lindur dhe jeton në Prishtinë, i njohur në skenë si “HYSI”, nofkë kjo e vënë nga familja e tij… Me muzikë filloi në fëmijëri duke lozur me instrumente. Nga klasa e 5 filloi përformancën e tij para publikut ku edhe u mirëprit shumë mirë. Muzikën e ka trashëgimi familjare. Viteve 94-95 deri 2000 sidomos gjatë viteve të vështira nëpër të cilën kaloi vendi dhe populli ynë, ai pauzoi për një kohë. Në vitin 2000 filloi të jetë aktiv në fillim në SHKA, “Bajram Curri”, në shumë aktivitete dhe festivale kulturore. Vlen të përmendet si : “Drenasi 2002”, ku u mirëprit shumë mirë.

Po ngarkohet...
Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

Me daljen nga shoqëria investimet e tij ishin personale. Që nga viti 2002 e këndej nxorri katër albume live me shumë klipe të punuara profesionalisht, e shumë gjirime festive në TV shqiptare. Hysi u bë shumë i njohur në skenë në vitin 2011 me nxerrjen e albumit me 12 këngë, kryesisht këngë popullore e hite të përpunuara. “Zoti i shpisë t’u rrit nera”, kjo doli bukur dhe ja dha mundësinë që të pëlqehet nga adhurusit e tij ,këngë e cila sot i kërkohet në çdo aheng dhe dasmë familjare. Pastaj kënga” 24 orë” bëri hapin tjetër të mirë që sot të jetë aq shumë e kërkuar në ahengje dasma dhe koncerte, këngë të cilën rinia e admiroi shumë si n tekst, po ashtu edhe për nga spoti.

– Kënga “Qesh Zemër” bën që unë të jem këtu sot me shumë ahengje si në Kosovë, po ashtu dhe jashtë saj,- na rrëfen këngtari Hysi. Këtë verë për të gjithë fansat e tij erdhi me një projekt shumë të veçantë, “Martesa”, një baladë e cila u prit me shumë ëndje sidomos nga zemrat e lënduara pa dyshim se kjo s’ka të bëjë me jetën e tij private, sipas këngtarit. Kënga që u mirëprit shumë mirë ishte edhe “Riplay s’ka n’dashni” që këtë artist e bën të dëgjohet dhe pëlqehet nga publiku dhe fansat e tij. Kjo verë artistin e gjeti në shumë argërtime para publikut të gjerë duke filluar nga dasmat me 500 musafirë që te ne shqiptarët vlerësohen si dasma me shumë dasmorë.

Hysi na tregon se me projekte te reja do na vije në muajn shtator. Ne i dëshirojmë suksese, po aq sa këto të këtij viti! Duhet ta them se ky është një mik dhe një njeri me vlera. për çka dhe është mik dhe shok imi me dekada.

Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar


Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu