Pritja të presidenti i Shiperisë, z. Ilir Meta për Festa të Nëntorit dhe Panairi i Prodhuesve Bujqësor në Tiranë

0
106

Nga Skënder MULLIQI

Çdo vizitë në Shqipëri më sjellë kënaqësi të veçantë. Rruga e Kombit është gjeja më e bukur që ka mundur të ndodhë midis dy shteteve shqiptare. Nese dikur rrugëtimi për vendin e shqiponjave ishte i veshtirë dhe i gjatë, tash sa qelë e mshel sytë siq thone gjendesh në Tiranë. Edhe viteve te kaluara, por edhe këtë vit miku im, Flamur Gashi veprimtarë i dalluar i çështjës kombëtare, këshilltarë i presidentit, Ilir Meta, më kishte ftuar në presidencë më rastin e Festave të Nëntorit, te ftuar ishin gazetarë, diplomatë dhe njerëz të artit dhe të kulturës nga trojet etnike.

Isha në Tiranë disa herë, por jo edhe në Pallatin e Brigadave, ku është selia e presidentit të Shqipërisë. Është ky nje vend i bukur siç është edhe mbarë Shqipëria vend i bukur ashtu si ia ka falë Zoti të gjitha ato bukuri dhe begati natyrore. Ne ambientet ku bëhëj pritja nga z. Ilir Meta, ishte nje atmosferë vërtetë festive. Të pranishem ishin shumë diplomatë të huaj, ndër ta ishte edhe ambasadori amerikanë z. Donald Lu, kryeministri, Edi Rama, Leka Zogu, parlamentarë, e shumë figura të tjera të jetës publike.

Zura një vend afër një tavoline ku ishte një djalosh i gjatë dhe i bukur, me të cilin u njoftova. Quhej Idi Mina nje biznismen tiranas më të cilën kaluam çaste të mira. Orkesta shqiptare ishte në nje kënd të sallës e cila gjithë kohën i shoqëroj te pranishmit më tingujtë e bukur të muzikës serioze. Radha i erdhi edhe fjalimit të presidentit, Ilir Meta, i cili pasi që i përshendeti të pranishmit mbajti një fjalim të shkurter lidhur më Festat Kombëtare. Presidenti Meta dhe kryeministri, Edi Rama ngren dolli me shume mysafire në sallen e mbushur me te ftuar. Ne dy anët e sallës ku mbahej takimi enkas ishte bërë servimi i ushqimeve tradicionale shqiptare me lloje të ndryshme të pijeve.

Kur mendova se nuk është asnje përson nga Kosova dhe trojet etnike, ashtu befas takova mikun tim, Ali Dacin nga Rozhaja, nënkryetar i shoqatës “Kosova per Sanxhakun’, kryetarin e shoqatës, Ismet Azizin, anëtarin e kryesisë, Safet Hadroviq dhe anëtaren e shoqatës, zonj. Amina Nuroviq. I bëmë disa foto së bashku dhe në një çast afër nesh ishte edhe veprimtari i devotshem, Riza Halimi nga Lugina e Preshevës. Për një çast i thashë Aliut, se ende nuk e kam pa Flamur Gashin. Jo ma ktheu Aliu, nuk është sonte i pranishem se i ka vdekë mixha në Kosovë. Sigurisht së me erdhi shumë keq. Të nesermën i shpreha ngushllime ne fb për humbjen e më të dashurit të tij.

Pas këtij momenti i bëmë disa foto edhe me presidentin e Shqipërisë, z. Ilir Metën. Kaluam sigurisht çaste të cilat nuk shlyhen lehtë nga kujtesa. Ika nga Pallati i Brigadave më një taksist nga Përmeti, me të cilin për pak kohë bëm një shoqëri të mirë, së vertetë edhe u tregua së ishte njeri i ndershem siç janë të ndershem dhe mikpëritës te gjithë shqiptarët e Shipërisë. Nga qendra e Tiranës për në Lushnje ku banon që disa kohë djali im Laurati, ika me makinë, i shoqëruar nga bashkëshortja ime dhe nusja djalit.

Te nesermen herët në mengjes shkuam në Tiranë më djalin Lauratin, ku mbahej për herë të parë panairi i produkteve bujqësore, i organizuar nga Ministria e Bujqësisë në krye më zëvendësministrin dhe mikun, z. Dhimo Kote, një njeri i cili për shumë vite kishte qenë kryetar i komunës së Xarrës, vetëm disa kilometra larg Sarandës së bukur. Me z. Kote isha takuar dhe miqësuar vitin e kaluar në Xarrë.

Xarra është një copë parajse siç e quajti më të drejtë Rudina Xhunga, e cila e kishte bërë një shkrim enkas për këtë vend të plantacioneve të mandarinës. Ajo ndër të tjera thotë ”Xarra është parajsë gjithë ngjyra-ngjyra e aroma, çdo tokë e punuar, plantacione të tëra më mandarina, që të marrin sytë dhe mendjen, dhe nuk të besohet derisa takon Dhimon, që je në fshat shqiptar”. ”Po si mund të ikish nga ky fshat që kishte dalur më 3 milonë euro fitim nga shitja e prodhimit të vet, mandarinës – Klementina ishte shprehur Dhimo“.

Nga ky vend i vogël por më plotë punëtorë të vyeshem në krye më Dhimo Koten furnizohen gjithandej jo vetëm trojet shqiptare por edhe shumë shtete të Evropës. I thashë vetëm disa fjalë për z. Dhimo Kote, së vertetë ky njeri më punën e bërë e ka merituar postin e zëvëndësministrit të Bujqësisë. Panairi i produkteve bujqësore në sheshin kryesor të Tiranës ishte organizuar për mrekulli. Sidomos binin në sy piramidat e formuara prej mandarinave, molleve dhe domateve, duke krijuar kështu një panoramë të bukur bashkë më gjitha prodhimet tjera, të cilat u ekspozuan për dy ditë më radhë.

Të pranishem atë ditë feste, për t’i përgëzuar bujqit e vyshem anekënd Shqipërisë ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, ministri i Bujqësisë z. Niko Peleshi, kryebashkiaku i Tiranës, z. Erion Velijaj etj., të cilët edhe mbajten fjalime në mbeshtetje të prodhuesve dhe të biznismenëve të vendit. Ishte një ditë plotë gjallëri, e organizuar për herë parë në Tiranë si meritë e z. Kote, më të cilën patem një takim të ngrohtë pas nje viti.

Në panair ishte i pranishem më prodhimin e domateve edhe biznismeni i vyeshem nga Fieri, z. Fatos Zeka, i cili punon bashkë më djalin Lauratin, të cilët furnizojnë më produkte bujqësore cilësore vendore edhe shumë shtete të Evropës.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here