POEZI ME PLOT NDJESI, DASHURI, RESPEKT, REVOLTË…

0
221

Rrahim M. Sadiku “Vdekja vjen prej fjalëve të tilla”, botoi “ProkultPress” – Prishtinë, 2017

Milazim F. KADRIU

Libri ”Vdekja vjen prej fjalëve të tilla” është libri i shtatë ndërsa i gjashti me poezi i autorit Rrahim M. Sadiku. Ashtu sikur edhe në përmbledhjet e botuara më herët, poeti vazhdon të shpreh botën e tij të pasur krijuese, duke e pasuruar në brendi me tema e imazhe nga aktualiteti, me kujtime nga e kaluara dhe aspirata për të ardhmen.

Kontakti i lexuesit me poezinë e autorit Rrahim M. Sadiku është i hershëm, ngase ai shumë herët është prezent tek lexuesit me krijimet e tij. Mirëpo kësaj radhe na vjen me një titull mjaft interesant por që edhe shumë poezi të librit lidhen me vetë titullin.

Poezit e Sadikut jo vetëm të këtij libri, që numerikisht janë të shumta ato flasin për qëndresën e popullit të Kosovës, poezi për dëshmorët, për vendlindjen, për dashurinë, për …

Poezitë e Sadikut shpalosin botën e tij të pasur shpirtërore, talentin, dëshirën dhe me një optimizëm për ditë më të bukura.

Sikur njerëzit t’i ruhen fjalës
Asgjë e ligë s’do të pikonte mbi ta

Dhembja për lisat e thanë gjakun
Kështu çiltër shpirti që moti më tha
(“T’i ruhemi fjalës“)

Në krijimtarinë e tij poetike, Sadiku gjithnjë përpiqet të thotë të gjitha ato që ka në shpirt, dhe poezitë e tij kërkojnë paqen, tolerancën, mirëkuptimin dhe respektin në shoqëri.

Poezia e Sadikut ka ritëm, ka emocion, ka revoltë, ka ndjesi, ka dashuri, ka respekt, ka natyrë, ka dritë, ka vargëzim të bukur klasik.
Në poezinë “Dy krenare me rreze dielli” ndër tjera autori shprehet :

Fluturimin fare s’e ndaloi
Si gjaku hyri në çdo zemër
Përqafoi si dielli flamurin
Mu në mes shqiponjën me emër

Kjo shqiponjë në flamur
Po si dielli s’humbet kurrë

Poezitë e Sadikut janë poezi që dalin nga prushi i zemrës, ku japin mesazhe të fuqishme shpirtërore, zhveshë fytyrat e shëmtuara në shoqëri, përmbysë zhgënjimet, zgjon ëndrrat, nxënë të imagjinuarën shpresat e shpirtit dhe njerëzve për rreth dhe i sjellë lexuesit vlera të mirëfillta poetike. Ai fletw edhe për të kaluarën jo të largët dhe vuajtjet tona që nuk duhet harruar.

Duke ecur kolona shpirtmolisur
Me ofshamje me zemër me çdo hap

Gjaku i shitur gjakun e përcillte
Për në gojë të ujkut t’i bëjë lak
(“Një pikë uji e shihnim në ëndërr“)

Poezitë e këtij libri sjellin një tematikë mjaft të gjerë, pothuajse nga çdo fushë, ato flasin për jetën, atdheun, dashurinë, ka përkushtime për personalitete të ndryshme.

Askush të mos thotë se ka vdekur
Ishte e mbetet simbol për ne
Në zemër e çdo frymë shpirtit të Arbrit
Për përjetësisht na ka bërë fjalë

Në mes nesh në Kosovën e Lirë
Me shpirt e gjak valon në flamur
(“Molla e Ukshin Hotit“)

Heroizmi, qëndresa, patriotizmi në shumë poezi, tregojnë ndjeshmërinë e poetit por ka edhe poezi përmes së cilave autori shpreh revoltën e tij.

Shpirti yt i errësuar ndez mote
Të ligat pas a po sheh si po vijnë
E verbër në sy atë shpirt të sëmurë
Mëkatet tua as hija si fshin
(“Koha po flet me ty“)

Në këto vargje na vjen një botë e tërë mendimesh, një botë e pashterur. Se autori Rrahim M. Sadiku ka një qëndrim dhe unin e vet, e shpreh edhe në vargjet e tija.

Porsi lumi që ecën pa u ndalë
Me stuhi jete e kohe ballë për ballë
(“Flaka që nuk shihet është flakë që djeg“)

Recensenti i librit Zymer Mehani ndër tjera thotë : “ Poezia e Sadikut nuk ka kthesa të befta e as rrënjësore, por ajo është ndërtuar dhe rritur në vijë të drejtë, me shpërthime të qeta. Këto poezi karakterizohen me disa përplotësime, me thellim mendimesh dhe si të tilla qëndrojnë, sepse janë të ndërtuara me strukturë të veçantë, të shtrira tematikisht në disa rrathë preokupimi mbi një gurrë të pashtershme frymëzimi. E preokupimi krijues i poetit është se si t’i zgjerojë koordinatat e refleksivitetit dhe të emocionalitetit ”.

Rrahim M. Sadiku është poet me botë të madhe që ka për t’i dhënë shumë lexuesit dhe letërsisë shqipe në të ardhmen.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here