Poezi kushtuar Naim Frashërit – nga Përparim Kabo

0
1528

Përparim Kabo, 27 maj 2016

…poezinë ia dhuroj poetit profet Naim Frashëri në 170 vjetorin e lindjes…

Nuk ka si…
Bota erdhi një ditë kur nuk isha
as ti nuk ishe …
me sa mbaj mend
Ne jemi shumë të vegjël para botës
Ardhja jonë nuk u vu re nga askush
Qamë si të tjerët… si të tjerët qeshëm
apo ndoshta
ndryshe
Si një koncert për dy instrumente ne nisëm
udhëtimin…
Shumë çka takuam, zbuluam e mbajtëm
në heshtje…
Veç diçka nuk e fshehëm dot…
pritjen,
Nuk ka dy në jetë si pritja…
Ajo e mat ndryshe kohën… atë që ikën
e bën të shkurtër, shumë të shkurtër…
e atë që vjen shumë të gjatë,
fare të gjatë… deri në ankth…
t’pa kuptueshme…
Të presësh do të thotë të dëgjosh rrahjet e
zemrës tënde…
si zemereke të kohës që don të çajë
kraharorin tënd….
Të dali si një mjegull e çmendur për
tek ty…
që sjell hirin e viteve… që u dogjën…
flakëve t’ikuzicionit të
marrëzisë…!
Pa pritjen, bota do ishte e rrafshët…
e ujërat n’pellgje të ndejtur do të ktheheshin…
asgjë nuk do kishte kuptim… aq sa
gjithçka do duhej të flinte, pa u zgjuar…
Nuk ka si pritja…
Përtej saj imagjinata krijon botën që
më njeh dhe merr frymë
për mua…


Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu