Përgjigja e Haradinajt ndaj Apostolovës, veprim i guximshëm politik!

1
88
Po ngarkohet...

Shkruan: Florim Zeqa, 26.01.2018

Varësia e tepruar ndaj “miqve” ndërkombëtarë, humbje e sovranitetit politik!

Në Kosovën e pasluftës, si pasojë e egos së pakufishme për pushtet të liderëve partiak, ndërkombëtarët me lehtësi i kanë realizuar dhe po i realizojnë levizjet e figurave në tabelën politike kosovare.

Po ngarkohet...
Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

Servilët dhe puthadorët e ndërkombëtarëve e kanë të garantuar pushtetin në gjysëm shtetin e Kosovës. Ndërsa atdhetarëve dhe mbrojtësve të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit u përgatiten sfida të mundimshme dhe të pakapërdishme për kohën dhe rrethanat në të cilat jetojmë.

Mungesa e një konsensuesi nacional mes forcave politike shqiptare, ka prodhuar efekte tepër negative në rrafshin politik dhe diplomatik të shtetit tonë.
Qëndrueshmëria dhe konsistimi i partive në vijat e tyre programore do të bënte të pamundur levizjet e padëshiruara politike në raport me ndërkombëtarët, siq janë; Gjykata Speciale, Demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave serbe në veri të vendit.

Vënja shpresave çdo herë tek “miqt” ndërkombëtar, dhe lënja e fatit të vendit çdo herë në duart e ndërkombëtarve për zgjidhjen e problemeve të brendshme politike ka çuar deri të krijimi i një shtrese politike servile e cila nga varësia e tepruar e ka humbur sovranitetin politik, ekonomik dhe financiar të vendit.

Pra, si gjithnjë vendimet madhore politike në vendin tonë dhe për vendin tonë i marrin “miqt” ndërkombëtar, …ndërsa qeveritë tona janë marrur vetëm me implementimin e atyre vendimeve!

Jam për respektim të stafit diplomatik ndërkombëtar në vendin tonë, por jo edhe për servilizim të klasës politike ndaj tyre. Në veqanti liderët shtetërorë duhet të sillen si liderë të një vendi të pavarur, në të kundërtën fjala pavarësi e dalë nga goja e tyre mbetët vetëm mashtrim dhe hipokrizi.

Qeveria nuk u jepë llogari ambasadorëve të huaj, por vetëm parlamentit dhe deputetëve

Politikanë i mirë dhe i përgjegjshëm llogaritet ai liderë partiak i cili u qëndron besnik parimeve dhe që rrugëtimin e tij e bazon në “staza” të gjata e jo në caqe të shkurtëra.

Qëndrimi i fundit i kryeministrit Haradinaj “Qeveria nuk u jepë llogari ambasadorëve të huaj, por vetëm parlamentit dhe deputetëve” ndaj deklaratës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, se “Demarkacioni me Malin e Zi dhe Gjykata Speciale e përcaktojnë të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian (BE)” më bëri përshtypje të jashtëzakonshme i cili më bëri të ndihem krenar me kryeministrin e vendit tim.

Pasi kundërshtimi i zonjes Apostolova nga ana e kryeministrit Haradinaj është mëse i drejtë dhe atë për dy arsye; e para), për faktin se BE-ja është institucion që nuk e ka njohur ende pavarësinë e vendit tonë, dhe e dyta), është fakti se znj. Nataliya Apostolova është në cilësinë e ambasadores së BE-së në Kosovë dhe asgjë më shumë se shumë.

Edhe në këtë rast po dëshmohet se politika, përveqse art i së mundshmes, është sfidë e pafundme e cila përveq njohurive dhe argumenteve kërkon guxim dhe qëndrueshmëri të lartë në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore.

Është i pamohueshëm fakti, se sikur të mos kishte qënë Ramush Haradinaj me ia hedhë në fytyrë hartat e falsifikuara Murat Mehës, ndoshta çështja e demarkacionit me Malin e Zi do të kishte kaluar në heshtje edhe përkundër protestave të opozitës së bashkuar,…dhe prapë do të kishim mbetur pa liberalizim të vizave, pasi kushti themeltarë i vënë nga BE-ja për liberalizim të vizave është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e jo demarkacioni.

Ishte veprimi sa i guximshëm po aq edhe energjik i zotit Ramush Haradinajt që bëri të zgjohet ndërgjegja e disa prej deputetëve të përgjumosur në pushtet dhe opinionit të fjetur publik.
Reagimi i guximshëm i Haradinajt nuk ishte kundërshtim vetëm ndaj Murat Mehës dhe komisionit qeveritar, por ishte kundërshtim ndaj qasjes së gabuar qeveritare dhe mbështetësve të tyre ndërkombëtar.

Kur ndaj dukurive negative dhe të dëmshme për vendin nuk merren parasysh faktet, duhet reaguar edhe forcërisht nëse e kërkon nevoja për të mbrojtur të vërtetën, në të kundërtën e vërteta rrezikon të mbytet në heshtje.

Nga ai reagim i guximshëm i Ramush Hradinajt në tryezë me kryetarin e komisionit shtetëror për demarkacion, zotin Murat Meha, filluan të gjitha kundërshtitë e mëpastajme jo vetëm në kampin opozitar, por edhe nga radhët e depuetëve të pozitës.
Uroj që edhe kundërshtimi i fundit i kryeministrit Haradinaj ndaj deklaratës së znj. Apostolova të jetë vërtetë akt patriotik i paramenduar mirë e jo turbolencë politike e çastit!

Thirrje deputetëve shqiptar

Të nderuar deputet shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, para se të votoni për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Gjykatën Speciale, vëni gishtin kokës, mendoni pak më thellë për situatën delikate dhe shumë të rrezikshme para së cilës ndodhet shteti i Kosovës dhe popullata e saj.

Lërëni menjëanë interesat personale, favoret dhe benifitet, qofshin edhe miliona euro që ju ofrojnë të tjerët në këmbim të votës për “Specialen” apo Demarkacionin. Mos i shiqoni liderët tuaj partiakë, ngase disa prej tyre kanë hyrë në “SENSO UNICO” (rrugë pa krye),…edhe po të dëshironin, ata nuk mund të kthehen dot mbrapa, ngase janë në dorën e djallit, në dorën e agjenturave të ndryshme për shkatërrimin e shtetit të Kosovës.

Deputet të nderuar, liderët e juaj partiak (shtetëror) duke e ditur që vet nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë, synojnë që përmes jush t’i realizojnë premtimet që ua kanë dhënë liderëve serbo-malazias në marrëveshjet e fshehta me ndërmjetësimin e palës ndërkombëtare,…me kushtin e vetëm që ta shpëtojnë lëkurën e tyre nga akuzat e rënda për vepra kriminale dhe afera të shumta korruptive.

Andaj, ju deputet, ju zëri më besnik i qytetarit, mos bini pre e marrëveshjeve të fshehta të liderëve të korruptuar,…qendroni besnik votës së popullit, atdheut dhe amanetit të dëshmorëve për ruajtjen dhe mbrojtjen e terësisë territoriale të vendit tuaj.
Në të kundërtën, përveq aktit të tradhtisë, brez pas brezi do t’u ndjekë mallkimi i gjakut të dëshmorëve, heronjëve dhe martirëve, vllëzërve dhe motrave shqiptare që dhanë më të shtrenjtën-jetën e tyre për çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare.
Më mirë të merrni bekimin e popullit, se sa mallkimin e tij!


Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

1 KOMENT

  1. po ti kush je more florim al zeqa, ku jeton ti qe te ndihesh krenar me kete shimpanze politke..te llojit haramdinaj….nje kriminel ordiner qe veq vendime te vjedhjeve ka bere.

    Ti nuk jeton ne Kosove …dhe ti nuk ke qka te analizon per Kosoven, sepse po te e doje Kosoven dhe trojet SHQIPTARE ti nuk do te jetoje ne Itali…….

    Harmadinaj nuk I jep llogari as Kuvendit…por deklarativisht ju genjen juve qe doni te gelltitini rrenat e ketij krimineli ordiner.

    Ky per Kosoven asgje nuk ka bere…sepse ne vitet 90ta ka ike nga Kosova por erdhi ne Kohen kur NATO e qliroi Kosoven(NATO AMERIKA )..

    NE SHTETASIT E KOSOVES ASKUJT PRA SNJE SHQIPTARI NUK I KEMI ASNJE BORXH.

    NE I KEMI BORXH VETEM AMERIKES DHE BRITANISE QE NA QLIRUAN me 12 QERSHOR 1999.

    Ndersa te gjithe ata qe ne qfaredo menyre u perpjeken per LIRI ata kane bere diqka ta zakonshme, normale dhe nuk kane hy ne borxh me lufte apo me perpjekje per LIRI, sepse per LIRI ne Kosove luftohet ne 587 vitet e fundit….500 kunder Otomaneve dhe 87 Vite kunder Shkavelleve. Ndersa ti Florim Al Zeqa ke ike nga fushebeteja dhe jeton ne Itali…sikurse haramdinaj qe jetonte ne Zvicer ne Kohen kur ne luftonim kunder Shkavelleve ne vitet 90ta.

    Hesht se je vetem nje xerro politike …e Haramdinaj eshte nje negativ politik.

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu