”Nuk mund të kemi shtëpi të mirë me mashkuj të këqij”

0
395

Koment

Nga Skënder MULLIQI

1. Shumë kënd sot në Kosovë po e mbysin monotona dhe mërzia. Monotonia dhe mërzia janë bërë mbytëse sepse shumica e të rinjeve kan mbetur të pa punë. Janë bërë mbytëse sepse njeriut tonë shumë iu kanë mbyllur rrugët për një jetë më të mirë. Shumica po e kalojnë kohën në rrugët e qyteteve tona. Ata të cilët e kan pak më të mirë gjendjen materjale po i frekuentojnë kefiteritë…

Nese largohet njeriu pak nga qendra e qyteteve, kemi shumë pak gjallëri… Shumë kush së ka as një metelikë të vetëm në xhep, dhe po detyrohen të ngujohen në shtepitë e veta. Edhe nga ky kënd mund të shohim së gjendja ekonomike po shkonë duke u thelluar edhe më shumë. Zejtarët po ankohen së gjithnjë e më pak po kanë punë. Shumë artizanate të vjetra janë mbyllur. Edhe ato të rejat mezi po mbijetojnë. Ata dikur kishin shumë pasuri.

E tash thonë ”janë bërë pasanikë të ri më bollëk duke vjedhur popullin”, kurse ne mezi po mbijetojmë shprehen ata. Pushteti ka krijuar një panoramë të zymtë të jetës. Pushtetarët janë ata të cilët popullin e gjuajtën si topin e futbollit, për ta kujtuar ate vëtem në kohë fushatash elektorale. Fushatës veq ia kan filluar në një formë apo tjetër, por prapë sigurisht më rrena, së prapë janë të njejtat garnitura politike. Kjo kastë e “vjetër” politike nuk ka mundësi ndryshimi për të mirë.

Kan filluar disa parti ti mbajnë zgjedhjet nepër nen degë më shumë të formës kozmetike. Po i zgjedhin njerëzit e ndëgjueshëm, po i zgjedhin njerëzit e “vet”, për ti fituar serish pozitat e larta në pushtet. Më duhet ta përdori shprehjën fatkëqësisht sepse prap në garë do ti kemi strukturat e deritashme shumë të kompremituara politike. Partitë të cilat erdhën në pushtetet e deritashme e shfrytëzuan mundin dhe djersën e popullit për tu financuar. Kështu zatën do të ndodhë edhe në të ardhmen …

2. Kemi pritur shumë kohë qe ta kemi shtetin tonë të pavarur nga Serbia. Kemi menduar së do të ndërtojmë shtet ashtu si na ka hije, e jo të kemi një shtet aq të dobët politikisht dhe ekonomikisht. Kemi menduar më të drejtë së do ta përkrahim dhe do ta duam njeri-tjetrin si kurrë më parë. U ngjitën në pushtetet e aps luftës do turma bazhibuzukësh, do hajna por edhe kriminelë të cilët na kan gërditur çdo gjë. Thotë një fjalë e popullit ”Nuk ka mundesi të kemi shtëpi të mirë më mashkuj të keqij”.

Ky është një krahasim vërtetë adekuat për shtetin të cilin aktualisht e kemi. Duket ashiqare së veq frika nga regjimi kriminalë i Millosheviqit na kishte ba bashkë. Po të ishte ndryshe nuk do të na kishin ndodhur gjithë ato fenomene të keqija dhe të huaja. Na ndodhën edhe vrasjët politike dhe shumë vrasje të tjera. Këto vrasje e zymtësuan të ardhmën tonë dhe e zymtësuan shtetin e ri të Kosovës. Këto vrasje kan mbetur gurë në qafë të Kosovës dhe të ardhmës së saj. Pushtetet po funksionojnë më logjikë dhe metoda ende staliniste. Stalinistët e rinjë nuk janë duke u treguar hiqë më pak mizor karshi shtetit dhe popullit sikur ishin stalinistët e vjetër…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here