Nuk kemi liderë, por kemi shumë udhëheqës politikë të rrejshëm

0
588

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Me secilin njeri që takohesh temë e pashmangshme është politika. Sikur të kishin shumica një vend të punës, sigurisht së tema e politikës do të kishte mbeturn temë sporadike. Por, në këtë vendin tonë të mbërthyer më plotë probleme të natyrës ekonomike dhe të natyrës politike, komentimet lidhur më punën e kësaj klase politike në pushtet janë bërë të pashmangshme. Në bisedë e siper njerëzit nga mllefi i akumuluar sepse po jetojnë keq nuk hezitojnë ta dergojnë aty ku nuk duhet jetën që po e bëjnë, dhe çdo gjë tjetër bashkë më këta politikanë. Të gjithë pajtohen së këta qeveritarë dhe këta parlamentarë nuk po kan dijeni, e po gjejnë arsyetime banale.

Kuptohet këta udhëheqës politik po e “blejnë“ kohën për të mbetur sa më gjatë në pushtet. Shekulli në të cilin sa po kemi hy kërkon njerëz të guximishem, njerëz të cilët kan predispozita për ndryshime pozitive, të cilët do të na bëjnë më kuptu së do të kemi një të ardhme të ndritur. Këta po tregohen guximtarë vëtem atëherë kur u bjen mirë për vete. Është iluzore që të presim diqka të hajrit nga ata që rastësisht kan hy në profesionin e politikës, ose kan hy më qëllime djallëzore, për ta shfrytëzuar pasurinë e popullit dhe djersën e tij.

Kjo qeveri sikurse ato paraprakët po punojnë ad hok, pa ndonjë projekt afatgjatë qeveritarë, pa planifikuar ama bash asgjë që do të kishte sjellur ndonjë ndryshim pozitiv të gjendjës. Vendimet politike të kësaj garniture pushtetare po janë të pa menduara mirë, e të cilat vendime po na sjellin humbje të territoreve rreth e për qark Kosovës. Gjithnjë po gjejnë arsyetime banale së kështu i kan sygjeruar miqët ndërkombëtar, e mvarësi të tjera politike. Sigurisht së ka mundësi të ndodhë edhe varianti i parë edhe variant i dytë, sepse këta e kanë të zënë ‘bishtin” më derë.

Kanë keqpërdorë aq shumë pozitat pushtetare sa as vet nuk dinë se cilin keqpërdorim e kan më të madh së tjetrin. Kur këta si pushtetarë bëhën pjesë e kriminaliteteve të ndryshme, nuk ka mundësi të luftohën dukurit negative. Rregullat e lojës dhe të suksesit në politikë i përcaktojnë njerëzit e guximshem dhe njerëzit të cilët dojnë dhe dijnë të punojnë pa hile. Të guximshmive, u prinë edhe fati. Guximi dhe kreativiteti në politikë, por edhe në jetë shpaguhen. Nuk na duhen ata që rrahin gjoksin për heronjë, por kemi nevojë për njerëz të cilët teorinë e lidhin mirë më praktikën.

Njerëzit e profilit të tillë po na mungojnë edhe në krye të subjekteve politike.Opinioni është merzitur nga banalitetet e kësaj kaste politike, e cila po merret më gjëra sporadike, me llafe të kota, më retorikë boshe politike, që për synim kanë edhe zhvendosjën e vëmendjës nga problemet e shumta të cilat kërkojnë zgjedhje. Kjo strukturë politike në pushtet, politikën si profesion fisnik, edhe ekonominë po i shohin si marketing. Po bëjnë përpjekje të fshehën pas njeri- tjetrit, po i bëjnë akuza të rënda njeri-tjetrit duke filluar nga pozitat që i kan deri të akuzat për vrasje, për keqpërdorime gjatë luftës dhe pas përfundimit të saj, deri të keqpërdorimet e dy fondeve të luftës.

Të gjitha këto natyrisht po bëhën kur pritet të nisë punën Gjykata Speciale, të cilën gjykatë e prunë vet të dera e shtëpisë. E kan pru Gjykatën Speciale sepse nuk kan lënë hapësirë që të funksionojnë si duhet organet tona të drejtësisë. Është turpi jonë që po lejohen grupimet e tilla të interesit të na manipulojnë. Po vazhdojnë të na sundojnë në mënyrë komode, pa drojë së do tu rrezikohet pushteti apsolut të cilin e kan instaluar.Nuk kemi liderë, por kemi shumë udhëheqës politikë të rrejshem,..

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here