Nuk e kemi të nesërmen të mirë, nëse rrimë duke bërë sehir?!…

0
304

Analizë

Nga Skënder MULLIQI

Kurrë deri më sot strukturat më të larta të shtetit nuk u interesuan për rininë tonë. Nuk u interesuan ku janë dhe çka po punojnë ? Nuk organizuan asnjë tubim apo ndonjë tryezë më karakter kombëtare, ku do të debatohej për të ardhmën e tyre. Mos të flasim për organizimin e tubimve në nivele më të ulëta. Hiq kurgjo nuk ka nga ajo punë deri më sot. Kur humbet interesimi për gjeneratën e re si bartëse e ardhshme e pushtetit, e zymtë është përspektiva e atij shteti dhe atij kombi. Të rinjët tanë duke filluar nga filloristet deri të studentet janë krejt në margjina të jetës shoqërore politike të Kosovës.

Dhe, për qudi në vend të angazhimit më të madh të të rinjëve për ta bërë jetën më të mirë në shtetin e tyre, ata po largohen masovikisht nga vatrat e tyre shekullore. Është e quditshem e gjithë kjo heshtje e posaqerisht e studentëve tanë, të cilët kan qenë bartësit e të gjithë proceseve të deritashme deri në shkëputjën nga ish–Jugosllavia. Nuk po u ndegjohet zëri i arsyes qytetare. Rinia nuk po mund të planifikojnë më shumë jetën së për një javë deri një muaj. Po e bëjnë jetën ad hok, dhe kjo nuk fletë mirë për ardhmërinë e tyre. Duhet hapur përspektiva të reja në këtë vend të mbytur në korrupcion dhe në krim të organizuar.

Ndryshmet politiko- shoqërore nuk vijnë ne pjatë pa ia bërë mundin. Autokratet të cilët janë ngjitur për karrige të larta pushtetare nuk largohen nga aty më fjalë boshe. Nuk largohen më fjalë të kafeneve, nuk largohen me fjalë të rrugave, nuk largohen me fjale të odave te burrave, por largohen me organizime të ndryshme. As nuk kan filluar organizimet e jo që janë shterruar së ka forma dhe metoda më bollëk që të dilet nga kriza e katandisur. Nuk krijohet lumtura nese ajo nuk kërkohet.

Nuk e kemi të nesermën e mirë, nese rrimë duke bërë sehirë… Shtrohet pyetja logjike. Çka do të punoni, më çka do të merreni kur nuk planifikoni për të ardhmen ? Sigurisht do të jetë vështirë ose më parë do të mbeteni humbës të medhenj që është ankronike më shekullinj 21. Vitet po kalojnë shpejt bashkë më jetën. Nese nuk haperojmë më kohën do të jetë vështirë pastaj. Nese nuk mendoni së paku për 5 ose deri në 20 vite nuk ken bër asgjë të mirë. Kjo sjellje dhe ky veprimm i juaji nuk justifikohet. Elitat politike autokratike pikërisht po e kullosin pushtetin mbi pasivitetin Tuaj. Nuk ka rrugë të shtruar më lule nese mendon dikush së po.

Nga viti 2016 Bota ka trashëguar probleme të mëdha. Viti 2017 do të jetë edhe më i veshtirë, nese dikush mbeshtet vëtem në ndërrimet kalendarike. Jeni mbytur në heshtje dhe pasivitet! A ju pengon fakti së jetën tuaj po përcaktojnë të tjerët ? A ju pengon së kriminelët po shetisin lirshem para syve tuaj ? Si nuk po shihni siq thotë një fjalë e popullit përtej hundës. Nuk po shihni së si qarqet kriminale janë akomuduar deri në pushtetin më të lartë të Kosovës ? Nga këto qëndrime shumë pasive duket të levizni. Behuni pjesë active e shoqërisë.

Behuni të zotët që të krijoni një kulm mbi kokë, të krijoni familje të shëndosh në pikëpamje morale dhe kombëtare. Nëse shteti nuk po planifikon shkollimin sipas nevojave ekonomike planifikojeni ju vet. Mos krijoni hiperproduksion të diplomave të pa efekt. Mos mbaroni aso shkollimesh të larta e që pastaj të punoni si kamarierë apo punëtor krahu diku në Perëndim. Do tu bëja edhe shumë pyetje, të cilat sigurisht do të mbeteshin pa përgjigje adekuate. Lirohuni nga kjo gjendje apatike, së jeta nuk prêt, ajo kalon e pasojat mbesin.

Nese lëshohet hapi do të jetë shumë vështirë. Mos lejoni që vendin tuaj ta udhëheqin njerëzit e pandershem. Mos lejoni që fatin tuaj ta përcaktojnë këta halabakë në pushtetin e Kosovës. Qe 17 vite i kemi garniturat e njëjta në pushtet, pikërisht për fajin tuaj rinia jonë e çmuar?! Lëvizni gurin, së nuk lëviz ai vet. Kërkoni përspektiva në tokën e Kosovës, e jo tua lironi edhe më shumë rrugën këtyre matrapazëve politikë në kalerimin e Kosovës…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here