NUK DO TË HARROHEN KURRË

0
1841
Po ngarkohet...

NUK DO TË HARROHEN KURRË

Në luginat e Shqipërisë në dimër mjegulla
në verë vapa mbytëse
ndërsa në malet e larta mbretëron
ajri i freskët, ajri i lirisë
një mjedis romantik
me pastërtinë e besës, nderit, burrërisë…

Lulja e kaltër e romantizmit
u përlye me gjakun e derdhur në vdekje
Para dyqind vitesh erdhi në Shqipëri
Lord Bajroni
dhe ra në dashuri me këtë vend të egër
me burra trima dhe besnikë
Lord Xhorxh Bajron
poet romantik, xhani i femrave
tmerri i moralistëve
pas aventurave të shumta erotike…
Me gjak të nxehtë dhe dëshirë të zjarrtë veproi
për çlirimin e popujve nga zaptuesi osman
Përpjekja e tij u ndërpre nga vdekja e parakohshme
në Misolongji të Greqisë, u fik jeta e tij nga ethet…

Po ngarkohet...
Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

Por fryma romantike e lirisë jetoi në viset shqiptare
Po kalojnë një qind vite dhe turqit ende sundojnë
Çerçiz Topulli me mikun e tij Mihal Grameno
nuk durojnë zgjedhën, bëjnë revolt!
Fushat e Mashkullores edhe sot këndojnë
për trimëritë e të dyve kur kundërshtuan osmanët!
Dhe lufta e tyre vazhdoi, kundër zaptuesve grekë e malazezë
Por në Shkodër mizorisht Mali i Zi e vrau Çerçizin.

Edhe një shekull kalon me punë, me luftë, me flijime
Dhe në Prekaz të Kosovës, në Drenicën heroike,
lufton shqiptari Adem Jashari kunder armikut shekullor serb
Me familjen e tij të madhe flijon jetën, por kjo humbje tragjike
u bë kushtrim shqiptarëve për liri, të mos nënshtrohen!
Adem Jashari, me familjen e tij, ka vend nderi
në analet e luftës për liri
dhe as ai, as Lord Bajroni, as Çerçiz Topulli nuk luftuan kot.
Me bashkim, në luftë paqësore, shqiptarët do të realizojnë
ëndrrat e tyre fisnike…

Vjershëtoi Ullmar Qvick (Ulmar Kvik) më 15 maj 2016.

(Foto: Lord Bajron në veshje shqiptare, Çerçiz Topulli dhe Adem Jashari)


Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu