Një tentim vrasje në Deçan

0
1041

Të martën e datës 25 tetor 2016, në lokalin e hotelit Iliria ne Deçan, 4 persona, (njëri prej tyre i identifikuar në moment kur ndodhi ngjarja), qëlluan pa paralajmërim autorin e librit “Ditar Lufte” të autorit dhe komandantit të luftës Muhamet Lekaj nga Lumbardhi, libër i promovuar tashmë këto ditë në sallën e Asamblesë së Komunës së Deçanit.

Libri prezanton kujtime nga lufta e UÇK -së në Zonën e Dukagjinit. Autori ka prezantuar ngjarjet e luftë së Kosovës, parë nga prizmi i tij, por siç dëshmojnë familjaret dikujt nuk i paska pëlqyer, gjë që sulmi fizik kundër tij lidhet për shkak të dëshmive të pasqyruara në atë libër. Siç dihet, e vërteta mbi luftën ka kushtuar me jetëra të njerëzve, e cila për fat të keq po aplikohet edhe në ditët e sotme.

Kriminelët dhe njerëzit që i kanë duart me gjakë po inskenojnë vrasje e gjakderdhje të reja, në përpjekje për t’u penguar fjala e lirë dhe e vërteta mbi Luftën e Kosovës, por paradoksi është se ende vazhdojnë kërcënime dhe po përdoret edhe dhuna fizike ndaj të gjithë atyre që kanë guxim për ta thënë të vërtetën mbi luften në Kosovë, prandaj dhuna kundër Muhamet Lekajt, i cili drejtpërdrejt është kërcënuar edhe me likuidimin e tij fizik nëse vazhdon ta thotë të vërtetën.

E gjithë kjo dhunë ka përmasat tragjike kur bëhet kundër një autori i cili ka qen edhe pjesëmarrës i luftës dhe udhëheqës i saj, prandaj është e dënueshme dhuna kundër kujdoqoftë, aq më tepër nëse ajo bëhet kundër luftëtarëve dhe komandantëve që guxojnë ta thonë të vërtetën.

Burimi: Familjaret e Muhamet Lekajt dhe portali SHQIPTARI.EU
http://www.shqiptari.eu/nje-tentim-vrasje-ne-decan/

Dërguar nga Shefqet Dibrani

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here