NGJITAS VJEN DESHTIMI – poemë nga Ismet Tahiraj

0
535

POEMË

Ismet TAHIRAJ

NGJITAS VJEN DESHTIMI

Gjak ftohtë po marrë rrugën tënde,
në udhëtimin tim të trëndafilet
Me ngjyrë roze, jo pompoza,
vransirë balli, kalli filli vetëm, sugrai.

Përetej plepave të Rahovicës ku më kmesa nuk lëvizë,
as këmishë siç është zakoni
Bie hëna degë pishe,
shirat trentas shpojnë obmbrellë,
thyen kaçurrela
Udha ime u thinjë më gjasë nga ëndrra e shpresës,
ves i vetevetës, qyl i beretës.

Tunika e jote mbeti në preluding e lashtësisë,
as uragan do nuk e shemb,
as mine gurë që u është vënë
Nuk jo nuk di, as për gurët e mezhdave,
ku i ngulin këngës së vjershëruar
as gjallërimit imagjinar te motit lazdran,
kur fishkëllon dhe dehur kulme shtëpije rrexon,
ndalet dhe rreptas fillon.

Tash më damar në
Fushë grope tallazitet fat i prushëruar,
gocë grua mjerisht e harruar
Mos se unë te thashë edhe për lartësitë miopie te tyre,
si beze e kalbur, viteve
N’vrap ne derë
Dardanie na konak,
I shtinë gjezvet si dikur ne oxahak.

Në janar pse prushërove gjakut,
bardhësit verbuese të ngrira,
ikonë nuk u bëre
As faltore përurimi, ovale qendrimi,
e sa gjë më teper. Guzximi.

Pranvera te joshi,
po bryma te sosi e vrançi iku,
thep doli miku E nuk ngordhi kali,
hape shtigje pa udhë, ishe tejet e molisur.
Flokë shprishur.
Më trëndafila nuk gjasoj në dehje,
as rrëzellim shpirti,
s’ka kthim veç mashtrim
Bie kur mashtron udhën e Betimit.
Qershit bien në tokë,
nga tërbimi, buzëve shkrumbimi.

Sakt, mos u trembë nga etja as fama vërbuese,
se nuk ka gjë më shëmtuese
Se një cope baltë torturuese.
Dhuntia nuk është farsë e lëngezuar qe avullohet,
seç u shndërrua në
Fshehje mistershme
Në sterrë, ku ka pa gjembaçe dritë dite,¨
as ec e jak-pritje, në davaritje.
Dimrit gjithmonë ka bore
që fërfëlliza te ngulfatë ne derë te agimit,
Januare ktheju
Udhës Vetbesimit,
toka pa ferra s’ka udhë të sukseseve,
ngjitas vjen deshtimi.

Në të duam lule në degëza bulimi,
arë qe jep fryt e kombit ndriçminin,
stoike mbarim e fillimit
Ama mos u fshehë në hisën e keqpërdorimit,
mizë kali bezditë ty e shton pikëllimin
Nuk ec udhës se te jargimi, po sonteve te gëzimit.

SEKOND ÇMENDURIE

Mos eja më krande te ndizesh zjarrin,
ne çati fushe,
se më përvelon
E fjalët mbesin gazherit e gushes,
gjuha katranoset si diskurset
Dhe lloha me merr te me shtje ftohtë ne palcë ne kokë
Ejjj, humbi toruan,
qepujt argetohën,
veç puthjet i ngadalsojnë
Po ku te marr kohë vëtetime,
pa avansin tuaj te qendrimit
Si skile kur pështjellësh vrimave a gropave te kodrinës
Veç bie gjithçka,
as plug për lavrim as fare për arë
Ejj shterpë nataliteti ne iliri dije,
sekond çmëndurie
E lëmi me kaq se shurdhërinë
e ka vënë tampon zone sanxhak
Dhe uji s’ka bekim,
po koorr haraq…

KUR RREZOHEM NGA DARDHA

po urrezova
nga dardha
ç’më duhet
te më vijsh
në vizitë,
kur dje
as sot
ti nuk guxoje
te hipesh
n’qershi
ti merrje
kokërrat e kuqeluara
assesi.

e më hiç
patatën e nxehtë,
ta futesh në grusht.

e këtej shtiheshe
me urti trimi.

ne te shihnim
kur dilje ne breg
si mi i lagur.

përtej paçavuarëve
te sahanëve,
gjithmon gjendesh, ti.

krejt pa pritur
statuaj ishe aty.

2.

mos eja
kur rrezohem
nga dardha
zambaket e bardhë
thahen si nga mërdhirja…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here