Nëndega e LDK-së në Olten nuk pranon Hashim Thaçin për President

1
539
Po ngarkohet...

Kryesia e nëndegës së LDK-së në Oten të Zvicrës në mbledhjen e rregull që e mbajti sot më 05.02.2016 në Egerkingen, e cila u drejtua nga kryetari Istref Rudaj, vendosi qe të jep mendimin e saj për kandidaturën për President të Kosovës, e cila me gjasë do jetë Hashim Thaçi.

Nëndega e Oltenit debatoi për rrjedhat në përgjithësi në Kosovë, u tha se situata nuk është aspak e mirë bile mund të quhet edhe alarmante pasi po futemi në situata shumë të paqarta e sidomos në zgjedhjen e të parit të shtetit. Prandaj Nëndega e LDK-së në Olten, apelon tek delegatët e LDK-së që të thërrasin në ndërgjegjen e tyre, të shikojnë prapa në të kaluarën jo shumë të largët të veprimeve armiqësore të Hashim Thaçit me LDK-në në përgjithësi, e kundër Presidentit Historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova në veçanti, andaj deputetët të mos jenë pjesë e votimit për apo kundër, por të mos marrin pjesë fare. Le të jetë ky një apel simbolik nga një nëndegë shumë e rregullt, një apel i qytetarëve të Kosovës mërgimtarë qe ka dhënë gjithçka çfarë ka pasur që ta kemi sot Kosovën të lirë e të pavarur.

Të nderuar deputet ju jeni aty me votën tonë, ne kemi ardhur në Kosovë për t’ua dhënë edhe votën tonë, dhe kemi ndikuar dukshëm te familjarët tanë. Ne kemi qenë në fushata në sensibilizimin e familjarëve, miqve dhe shokëve qe t’ua japin votën juve dhe LDK-së. Ne fushatën e kemi bëre me moton jo me Hashimin edhe pse jemi shumë të bindur se edhe në PDK, ka shumë qe meritojnë respekt, shpresojmë se jeni më të mirët andaj keni rastin qe ta dëshmoni me vendosmërinë tuaj.

Po ngarkohet...
Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

Shpresojmë dhe besojmë se apelet e shumta që po merrni nga baza nuk do bien në vesh të shurdhër, jemi të bindur se jetëgjatësia e LDK-së i ka themelet në bazë, andaj baza kërkon nga ju ta bojkotoni fuqishëm uljen e Hashim Thaçit në karrigen ku ishte i madhi dhe i pavdekshmi Dr. Ibrahim Rugova!

Për kryesinë e nëndegë së LDK-së në Olten
Ismet Krasniqi (sekretar)


Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

1 KOMENT

  1. Republika e Kosoves nuk enpranon asnje parti politike te Kosoves, qe vepron jashtë Kosoves sepse : aktivitetet politike zhvillohen ne Kosove e jo jashtë Kosoves. Urdheroni, ejani ne Kosove dhe punoni ne aktivitetet politike. Prandaj kjo informate eshte ‘kishe po foli diçka’.

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu