Në veri të Mitrovicës, po sfidohet durimi i shqiptarëve?!

1
334

Vështrim

Nese regjimi i Beogradit deri së voni i preferoi barrikadat më njerëz, me zhavor dhe më “lule”, së fundi vendosi që këto barrikada të ndarjes etnike t’i çimentojë fort me beton dhe prapa këtyre, kur vjen koha t’i vendosin tytat e automatikëve, në rast të ndonjë konflikti apo lufte për të vrarë më lehtë shqiptarët.

Nga Skënder MULLIQI

Të gjithë ata të cilët po janë të prirur për të krijuar shfaqje të ndryshme në parlament dhe jashtë dyerve të parlamentit, të gjithë ata të cilët po na krijojnë gjithëfarë aferash, madje po marrin guximin qytetarë të luajnë më ndjenjat e shqiptarëve duke vënë në pëshore edhe interesat shtetërore dhe nacionale në trojet etnike, do të përballën një ditë më durimin e popullit. Të luhen prapaskena të rrezikshme është diqka tepër e rrezikshme. Historia mban në mend tradhëti në forma të ndryshme …Nga këto tradhëti kombëtare kan pësuar shumë patriotë shqiptarë historikishtë, kanë pësuar shqiptarët si komb …Serbia rregullisht e zgjeroj territorin e saj, më spastrime të egra etnike, duke i vrarë dhe duke mbytur shqiptarët më bajoneta në krahina të tëra etnike midis Serbisë së sotme.

Këtë zgjerim të territorëve janë duke bërë përpjekje ti zbatojnë edhe sot shovenistët serb. Shumë marrveshje në Bruksel por edhe më heret të cilat janë bërë më Serbinë në emer të marrveshjeve teknike, nuk ishin shumë transparente për opinion. Këto marrveshje më shumë të natyrës politike, po na dalin si marrveshje kundër interesave të shqiptarëve. Nese ne preferojmë që ti ndëgjojmë rregullisht strukturat ndërkombëtare në Kosovë dhe jashtë Kosovës, kurrën e kurrës nuk do të bëjmë shtet si duhet, dhe nuk do ta ushtrojnë në çdo cep të vendit sovranitetitn politik dhe juridik. Strukturat e caktuara ndërkombëtare po dokën ashiqare së ishin hilexhi të mëdhenj karshi interesit të Kosovës në rajonin e Ballkanit.

Këta hilexhi i gjetën duket tamam hilexhijtë tanë politikë, duke u rrezikuar kështu qetësia qytetare, duke u rrezikuar demokracia dhe duke u rrezikuar ushtrimi i sovranitetit të Kosovës. I gjetën do argatë të cilët për ti mbajtur karrigët pushtetare, po firmosin bllanko qka po iu ofrohet në tavolinë. Të gjitha këto pazare janë pazare pa hangjinë. Nuk bëhen pazare më armiqët e djeshem dhe të sotëm siq janë serbosllavët, më të cilët për fatin tonë të keq po rrethohemi në të katër anët. U pranua shumë lehtë Asociacioni i komunave më shumicë serbe, u pranua Fusnota, po shitën interesat nacionale në Veri të Mitrovicës dhe në jug më Mal të Zi.

Askund në botë nuk lejohet që minoritetet të kanë ingerenca politike të barabarta më shumicën. Veriu po shkëputët ngadalë, e këta tanët po bëjnë sehir, para këture veprimeve të rrezikshme të planeve ruso- serbe në Ballkan. Pushteti i Beogradit dhe i Moskës zyrtare janë duke na i rrezikuar për të satën hërë interesat vitale nacionale. Nese dikush po pretendon të bëhët i dëgjueshem karshi politikave ndërkombëtare nga frika prej Gjykatës Speciale nuk është faji i popullit. Nuk lejohet që të bëhën lëshime njëra pas tjetrës në dëm të ardhmës sonë. U lejuan eksterritoret për manastirët dhe kishat serbe. Po lejohen të ndërtohen mure ndarëse mbi urë të Ibrit. Murët e ndarjës etnike si në mesjetë. Gjithmonë për territore janë bërë edhe luftërat midis shteteve.

Për territore u bë edhe lufta e fundit më rastin e shpërbërjës së ish-Jugosllavisë. Ranë shumë martirë dhe dëshmorë të kombit duke mbrojtur vlerat kombëtare, duke mbrojtur Kosovën nga hegjemonizmi serbomadh të kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviqit, zbatuesit të shumë elaborateve famë keqija serbe. Nuk u lejua formimi i Serbisë së Madhe më luftë, me ndihmën e miqve tanë në botë. Të lejohen në kushte të paqës realizimi i eleborateve anitishqiptare për Serbi të Madhe nuk është e justifikueshme. Në fakt edhe Milloeshiqi ka menduar ta zgjeroi territorin e Serbisë edhe më shumë, duke e ndarë Kosovën. Po gjën zbatim plani ish presidentit serb, Boris Tadiq, i cili kishte bërë të ditur qëllimin e hapur serb, të përvetësimit të 15 përqindëshit të territorit të Kosovës.

Nëse në u bësojmë të huajve më shumë së popullit tanë, kjo nuk don koment. Nese regjimi i Beogradit deri së voni i preferoi barrikadat njerëz, më zhavorë, me “lule“, së fundi vendosi që këto barrikada të ndarjes etnike t’i çimentojë fort me beton dhe prapa këtyre, në rast të ndonjë konflikti apo lufte, t’i vendosin tytat e automatikëve për të vrarë shqiptarët. Serbia më ndihmën e Rusisë të Putinit, dhe më ndihmen e strukturave të caktuara evropiane po i realizon një nga një objektivat pushtuese karshi Kosovës. Humbjet e territoreve me Maqedoninë, më Serbinë, dhe më Malin e Zi, seriozisht janë duke pru në pyetje shtetësinë e Kosovës…

1 KOMENT

  1. Skender,
    A ke nje propozim si te zgjidhet kjo çështje?
    Se te gjithe po e dijm]e se çka po ndodh]e… por nuk po ka propozim zgjidhje te ç]eshtjes.
    Un per vehte nuk di.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here