CEREMONI E BUKUR FESTIVE NE ROME

0
743

25 vjet marredhenie diplomatike midis Shqiperise dhe Selise se Shenjte, Vatikan

Shqiperia ne vitin 1976 doli hapur si vend ateist. Shëmbja e kulteve fetare ishte perfundimisht shkaterrimi i kulturës dhe identitetit fetar.

Komunizmi dhe diktatori Hoxha vrane dhe persekutuan kryesishte kleriket katolike.

Ne Shqiperi u mbyllen 2.169 kisha dhe xhamia, sipas statistikave te asaj kohe…

Ne Shqiperi ishin 7 ipeshkvi me rrethe 200 prifterinj e mbi 200 murgesha, qe rezultojne ne librat e arkivave te vitit 1945.

Gjate tragjedise komuniste arriten t’i mbijetojne regjimit 1 ipeshkvi e 30 prifterinj dhe nje numer shume i vogel, aty teke te tridhjetat, murgesha.

Selia e shenjte e Vatikanit u trondit nga keto veprime monstruoze gjakatare. Vatikani u perpoq te ndermjetesonte me qeverine e asaje kohe te Shqiperise, po cdo tentaive ishte e kote.

Per fat te mire erdhi viti i lirise dhe i demokracise. Aty ne fillim te viteve ’90, te cilat sollen driten e Diellit dhe bekimi e zotit per Shqiptaret, lindi liria e fjales dhe e besimit. Njerezit rininisen t’i gezoheshin jetes qe i priste ne te ardhmen.

Qeveria e asaje kohe, Qeveria Berisha, filloi menjehere kontaktet me Seline e Shenjte te Vatikanit.

Fillimi i kontakteve te Nene Terezes me vizitat e saje te shpeshta, ndikuane per mire tek selia e Shejte e Vatikanit.

Çimentohen marredheniet diplomatike midis Republikes se Shqiperise dhe shtetit te Vatikanit. Ambasadori i pare i Shqiperise ne Vatikan ne vitin 1992 emerohet z. Wili Kamsi, i cili pati nderin te pritej nga Shejtnia e Tij Papa Gjon Pali i II, me rastin e te letrave kredenciale.

Ne vitin 1996 emerohet si ambasadore z. Pjeter Pepa, i cili u zevendesua ne vitin 1997 me z. .Jul Bushati, ne vitin 2002 emerohet si ambasadore z. Zef Bushati. Qe nga viti 2006 e ne vazhdim eshte z. Rrok LOGU. Te gjithe shkodrane.

Selia e Shejte. Akreditonte ne Shqiperi ne vitin 1992 Nuncin e pare Apostolik Imzot IVAN DIAS (sote sardina), ne vitet 1997 Nuncin Imzot GIOVANNI BULAITIS dhe ne vitin 2008 Nuncin Apostolik Imzot Ramiro Mliner Ingles.

Vendosja e marredhenieve diplomatike ne mes te Shqiperise dhe Selise se Shenjte eshte rreze drite, shprese, zhvillimi.

Data 25 prill 1994 eshte nje date qe historia Shqiptare e ka skalitur ne memorien e saj. Token Shqiptare e puth sapo zbret ne aeroportin e Rinasit Papa Gjon Pali i II. Nje pritje madheshtore,e paharrar. Mesha e Shejte ne Katedralen e Shkodres ishte nje hapje horizonti per nje popull te shtypur qe donte paqen, fene e jeten.

Papa insistoi ne emerimin e 30 kardinaleve te rinj, ku emrimi i kardinalit 92 vjeçare MIKEL KOLIQI ISHTE VLERESIMI QE PAPA I BERI KETIJE KLERIKU TE DERGJUR PER 38 VJETE BURGJEVE KOMUNISTE.

Diplomacia e Selise se Shenjte te Vatikanit eshte e shperndare ne 178 shtete te botes. Ka mbi 43 organizata te ndryshme nderkombetare me statuse te plote dhe ate te vezhguesit te perhereshem.

Marredheniet e shendosha ne mes te qeverive Shqiptare dhe Selise se Shenjte kane qene shume te dobishme, ku jane neshkruar nje sere marreveshjesh dypaleshe.

Ne fushen e mjekesise, Selia e Shenjte ka nenshkruar kontrate me Ministrine e Shendetesise te Shqiperise ne fushen e kerkimore-spitalore “Bambino Gesu”, ne vitin 2010 Poliklinika Universitare “Agostino Gemelli” ne Rome, gjithashtu ne prill te 2011 eshte firmosur protokolli i bashkepunimit ndermjet Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe Operas Pellegrinaggi.

Marredheniet dypaleshe ndermjet Vatikanit dhe qeverise shqiptare jane zgjeruar si ne fushen e shendetesise, arsimit, kultures e deri ne sigurimin e ndimave materiale sanitare dhe ushqimore.

Ne fushen e arsimit, Selia e Shenjte duhet pershendetur per iniciativen per hapjen e Universitetit “Zoja e Keshillit te Mire” per edukimin e brezit te ri. Ne qytetin e Elbasanit eshte ngritur nje fakulitet i mjekesise per infermieri, ku diplomat e ketij fakuliteti njihen nga BE.

Nji ndime te madhe ka dhene Selia e Shenjte per kurimin falas te te gjithe femijeve shqiptare qe vuajne nga semundje te renda dhe atyre vdekjeprurese. Asistenca dhe kosulenca mjekesore falas per qindra femije, eshte vleresuar edhe nga ish Presidenti i Republikes z.Bamir Topi, i cili ka dekoruar disa mjeke te Spitalit “Bambino Gesu” per kontributin e shquar qe kane dhene ne sherimin dhe perkujdesjen ndaj femijeve Shqiptare.

Sot Selia e Ambasades Shqiptare ne Vatikan ka ndryshuare ne menyre te dukshme. Funksionimi i mire tregon nje perfaqesi dinjitoze diplomatike. I ngarkuari me pune prane Ambasades shqiptare Z.Visar Zhiti.

eshte nje intelektual i shquar dhe krijues i nivelit te larte ne fushen e letersise. Ai ka qene per shume vite i pesekutuar dhe burgosur per krijimtarine e tij te guximshme letrare. Ai eshte i nderuar dhe i respektuare deri ne organet ma te larta te Vatikanit. Puna kembengulese, sjellja dhe edukata qytetare e vete z.Zhiti dhe te gjithe personelit te perfaqesise sone diplomatike ne Vatikan na bejne te ndihemi mire.

Ne qender te Romes eshte ngritur kisha katolike per shqiptaret, nje gjest human dhe teper domethenes nga ana e Vatikanit, i cili vlereson popullin shqiptar. Vizita e Papa Francescut ne Shqiperi ishte nje ngjarje me domethenie te madhe. Papa Francesku i shpalosi botes shembullin e nje kombi te qyteteruar, ku bashkejtojne ne paqe e harmoni besimtare te tre besimeve te ndryshme fetare.

Vatikani eshte gjithmone prane popullit Shqiptar.Shugurimi i kardinalit te dyte shqipar eshte nje tjeter deshmi domethenese e vleresimit dhe vemendjes se Vatikanit per Shqiperine dhe shqiptaret.

Ne ceremonine festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te vendosjes se marredhenieve diplomatike Shqiperi – Selia e Shenjte e Vatikanit ishin te pranishem shqiptare qe punojne dhe jetojne ne Itali,miq dhe te ftuar. Me kete rast Z.Zhiti ju uroi mireseardhjen te ftuareve dhe personaliteteve te ardhur nga Selia e Shenjte e Vatikanit. Ishin te pranishem Cardinali Ivan Dias, Mons. Giovanni Gaspari etj.

Ekspozita e hapur nga Mjeshtri i Madh, skulptori Kosovar,qe jeton prej shume vitesh ne Kalabri z. Hevzi Nuhiu, i njohur ne shume vende te Europes, ish shoku dhe miku i Piktorit me fame boterore Ibrahim Kodra, ngjalli shume minteres dhe terhoqi vemendjen e te pranishmeve.

Punimet ishte teper interesante, ne qender qendronte portreti i Shen Terezes. Po ne kete ekspozite vend te veçante zinin pikturat e piktorit lezhian Gjergj Kola, punime te nje niveli te larte artistik, gjithçka piktori i kushtonte figures madhore Shen Tereza. Piktori ne fjale, nje njeri modest po duararte, qe ka hapur mbi 80 ekspozita, duke filluar nga Greqia, Italia, Spanja, Izraeli, Franca e vende te tjera. Gjergji, prind i dy femijeve, Ilirianit dhe Sebastiani, ka edhe nje bashkeshorte qe e ka mbeshtetur ne rrugen e bukur te artit te piktures.

Vizitoret pasi vizituan dy ekspozitat ju drejtuan salles ku do mbaheshin kumtesat.

Ambasadori Zhiti, edhe pse ende pa firmen e presidentit shqiptar (nje gjest anormal ky nga nje kryetar shteti), ju uroi mireseardhjen miqve dhe te ftuarve, pastaj beri nei ekspoze te rruges 25 vjeçare te maredhenieve Shqiperi – Selia e Shenjte e Vatikanit. Ne mese te ovacioneve fjalen e merr Prof. Ardian Ndreca, i cili ne menyre shkencore beri nji kronologji te Shqiperise nder shekuj. Kumtesa u prit me mjafte interes nga te pranishmit.

Don Marian Paloka foli me detaje per 38 martiret e kishes Katolike ne Shqiperi,te cilet sistemi komunist i Enver Hoxhes i denoi me pushkatim dhe varje.

Te pranishmit u pershendeten nga klerike te Selise se Shenjte te Vatikanit.

Ne mese te duartrokitjeve u lexua pershendetja qe Presidenti i federates Nacionale te Shoqatave Shqiptare ne Itali (FNAI), gazetari Ndue Lazri dergonte me rastin e ketij pervjetori te shenuar ne marredheniet midis Shqiperise dhe Vatikanit. Ne ate pershendetje theksohej puna qe ben federata dhe shoqatat e saj per intergimin sa me te mire te emigranteve shqiptare ne jeten italiane, si dhe per mbrojtjen e gjuhes, kultures, traditave e identitetit kombetar edhe ne toke te huaj. Atu flitej edhe per marredheniet e mira qe ka federata me ambasadorin Visar Zhiti, si personalitet i letrave shqipe.

Pervetorin e 25- te te marredhenieve diplomatike Shqiperi – Selia e Shenjte e Vatikanit,e nderuan ambasadoret te vendeve te ndryshme te botes te akredituar ne Vatikan, gazetare e reportere, njerez te artit dhe te kultures, shqiptare nga shume qytete dhe krahina te Italise.

Nje organizim i mrekullueshem i kesaj ceremionie festive nga poeti, shkrimtari dhe diplomati VISAR ZHITI me bashkeshorten e tij, zonjen EDLIRA ZHITI.

Gjin Musa, Vatikan, Romë – dt. 19-10-2016

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here