Ndotja akustike – një shembull i mirë që vjen nga Kosova

1
5384
Po ngarkohet...

Nga Arben Çokaj, rikujtesë!

Shqiptarët duan të kenë një shtet demokratik, ku zbatohen ligjet evropiane-perëndimore, apo një shtet islamik, të mbytur nga zhurmat e përditshme të eZanit, nga moszhvillimi e pabarazia sociale dhe ku ligjet e rregullat e sheriatit formësojnë mentalitetin e prapambetur shoqëror?!

Kosova dha një mesazh të fortë këto ditë me projektligjin e miratuar për zhurmat dhe ndotjen akustike, ku parashikohen gjoba deri në 20 mijë Euro kundër atyre, që do të ndotin ambientin me zhurma të palejueshme. Shefqet Krasniqi – hoxha i xhamisë ‘Sulltan Murati’ (emër i një pushtuesi turk) në Prishtinë, me grupimin e tij politik islamik LISBA, doli kundër këtij ligji, duke thënë se xhamia është trupi ndërsa eZani është shpirti i fesë islame, duke aluduar me fjalë të mëdha, se ligji po i hap luftë myslimanëve të Kosovës! Deklarata mjaft të ashpra këto kundrejt një ligji demokratik, aq sa vënë në dyshim praktikat e islamit dhe metodat imponuese të tij. Janë apo nuk janë thirrjet e eZanit në kupë të qiellit, me altoparlantë, në kundërshti me ligjin dhe normat e një shoqërie demokratike?!

Po ngarkohet...
Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

Si qëndron puna e thirrjes së eZanit, meqë kjo është tepër shqetësuese edhe këtu në Shqipëri? Sa legjitime është kjo praktikë islame, dhe a mundemi ne të zbatojmë ligjin për ndotjen akustike edhe në vendin tonë? Feja islame u krijua nga Muhamedi para rreth 1400 vjetëve dhe në atë kohë nuk kishte altoparlante. Kur u mblodhën themeluesit e fesë, ndër të cilët bënte pjesë edhe Bilalli – një shërbëtor me ngjyrë, diskutuan mbi mënyrën e ndërtimit të xhamisë me minare dhe se si do të shpërndahej mesazhi për besimtarët. Kristianët kanë kambanat e kishës, kurse ata duhej sipas tyre të gjenin një mënyrë tjetër, për të përhapur mesazhin. Dhe pasi u menduan, ata thanë: “Hip Bilall atje lart dhe bërtit me aq zë sa ke!” – thënien që sot ne e dëgjojmë me nga 5 herë në ditë, rreth 1825-1830 herë në vit, përmes zërit të metaltë të altoparlanteve të xhamive. Thirrja e shërbëtorit me ngjyrë, se “Zoti (All’ahu) është një dhe Muhamedi është përfaqësuesi i tij në tokë”, u bë për rrjedhojë, ajo që hoxhë Shefqet Krasniqi e quan “shpirti i fesë islame” dhe që sot me zhvillimin teknologjik luhet përmes pajisjeve dixhitale dhe shpërndahet me altoparlante të fuqishëm.

Islami vs. Ligjeve demokratike

Duke qenë se islami është një fe e vjetër metodike dhe e pa-evoluar me zhvillimin e kohës, me metodat e saj imponuese, ka ndikuar dhe ndikon ndjeshëm mbi mentalitetin shoqëror, edhe pse në shumë raste i tejkalon normat e një shoqërie në zhvillim. Ligjet demokratike nuk e lejojnë marrëdhënien me të mitur, pedofilinë, siç e lejon islami. Nuk lejohen as ligjet e sheriatit. Shoqëria jonë për më tepër, duke qenë evropiane, nuk e pranon as bashkëgjakësinë në martesë. Në Turqi e vendet arabe martohen edhe me vajzën e xhaxhait, apo vajzën e tezes, dajës e hallës, kurse tek ne kjo nuk ndodh. Pavarësish kësaj, Shefqeti u thotë vajzave, mos u martoni me të krishterë. Atëherë, a përbën sulm kundër islamit ligji për ndotjen akustike, nëse u kërkohet edhe feve në Shqipëri, që të mos e ndotin ambientin me zhurma shurdhuese? A mundet feja islame ndër shqiptarë, të ketë një përshtatje evropiane, ta ushtrojë besimin e vet brenda objektit fetar dhe jo me zhurma shqetësuese jashtë tij?

Në Gjermani, në rrethinat e Darmstadt-it ka një xhami me dy minare, por pa altoparlantë në minare dhe atje nuk thirret eZani me zë të lartë. Po ashtu, në Frankfurt am Main, në periferi, ka një ambient xhami edhe më të madhe, por pa minare fare. Evropa e dha një sinjal në dhjetor me refuzimin e statusit kandidat për në BE të Shqipërisë. Rama dhe Meta u shprehën më pas se ishin grupe ekstremiste evropiane, që ndikuan në refuzimin e statusit për shkak se e konsideronin Shqipërinë islamike dhe anëtare të Konferencës Islamike. Ndërsa ne u japim kohë evropianëve të kuptojnë se Shqipëria nuk përbën ndonjë rrezik për Unionin, a duhet ne shqiptarët vetvetiu të moderojmë diçka edhe në sjelljen tonë si popull, që me të vërtetë të mos shfaqemi si të rrezikshëm, para bashkësisë ku dëshirojmë të bëjmë pjesë? A duhet ne të jemi më të qartë me vetveten si shqiptarë, se çfarë duam në të vërtetë? Duam një integrim e zhvillim evropian, apo një orientim arabo-lindor, ku vendet islame na japin një shëmbëlltyre konfliktuale të prapambetjes dhe moszhvillimit?!

Shefqet Krasniqi, si përfaqësues fetar islam, ecën më tej në doktrinën e tij. Me fjalën e tij të shpërndarë përmes mediave, ai i ndalon martesat e përziera për shkak të besimit dhe bën thirrje edhe për konvertim të të krishterëve në islam, gjë që bie ndesh edhe me ligjin për besimet fetare, që janë të lira. Shefqeti me grupimin politik LISBA, ka kërkuar disa herë që vajzat në Kosovë të shkojnë me shami në shkollë dhe kërkesat bëhen në një mënyrë imponuese dhe injoruese për shtetin laik. Pra, pavarësisht se jetojmë në një shoqëri më të informuar dhe të civilizuar, përpjekjet e Shefqetit janë primitive, në sipërmarrjen e tij për ta islamizuar Kosovën. Shefqeti e mendon Kosovën një shtet të dobët, dhe po i hap luftë me deklarata shtetit të tij, në emër të eZanit dhe fesë islame, që iu imponua shqiptarëve nga pushtimi osman. Kjo është mjaft e dëmshme për shoqërinë kosovare, por është edhe një sfidë, që qeveria e Kosovës ka ndërmarrë për minimizimin e efektit negativ, që mentaliteti islamik ka mbi shoqërinë tonë, në këtë rast me zhurmat e larta shqetësuese.

As Zoti vetë nuk kërkon zhurmë…

Në Kosovë janë disa faktorë që kanë ndikuar në hartimin e këtij ligji nga qeveria Thaçi dhe votimin e tij në parlament edhe nga Vetëvendosja e Albin Kurtit. Ndikimi i misionit ndërkombëtar atje, duke parë rrezikun që sekte të ndryshme fetare islame, si vehabistët, po ndjellin konflikte në Kosovë; pjesëmarrja e vullnetarëve shqiptarë përkrah Al-Nusras apo Al-Kaedës në Siri; fyerja që përfaqësuesit fetarë si Naim Tërnava e Shefqet Krasniqi, deri edhe tek të rinjtë e Forumit Rinor Islam, si Noli Zhita etj., që i kanë bërë Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës, kërcënimi islamik së fundmi ndaj deputetes Alma Lama, ka bërë që kosovarët të vijnë duke i thirrur mendjes për orientimin e gabuar dhe konfliktual, që këto drejtues islamikë, po i japin shoqërisë së tyre. Shpëtuan nga serbi, për t’u islamizuar?!

Ligji kosovar për ndotjen akustike nuk bëhet vetëm kundrejt eZanit, por kundrejt çdo zhurme shqetësuese, qoftë këto edhe kambanat e kishave. Deri tani nuk ka komunitete të tjera fetare, që kanë reaguar kundër ligjit dhe ndoshta nuk reagojnë fare. Besimi në Zot është i lirë, por mund të ushtrohet pa bërtitur dhe shqetësuar popullsinë. Pasi Zoti i plotfuqishëm nuk ka nevojë për zhurmë.

Shqipëria – një vend ende i pandërgjegjësuar

Në Shqipëri, shtypi i shkruar dhe media e kanë të vështirë, thuajse të pamundur, që të trajtojnë tema në lidhje me komunitetet fetare dhe aq më tepër të kritikojnë disa nga teprimet e tyre, si psh. bllokimi i rrugëve dhe shesheve për Bajram, që bëhet në mënyrë demonstrative, për ta paraqitur vendin tonë të islamizuar, apo thirrja e eZanit përmes altoparlantëve, që është mjaft shqetësuese për popullsinë, dhe bie ndesh me ligjin për ndotjen akustike, etj.

Për 23 vjet me radhë, shteti komunist e pati ndaluar aplikimin e feve në Shqipëri. Shoqëria shqiptare, pas rrëzimit të sistemit komunist më 1990, e ka fituar lirinë edhe për aplikimin e feve në vend. Duket sikur shoqëria jonë ndihet në borxh kundrejt feve, pasi asnjë nuk i kritikon teprimet e tyre, edhe në rastet kur veprimtaria fetare bie ndesh me të drejtat dhe liritë demokratike të qytetarëve. Psh. në Shkodër, kur vjen havlla turke nga Stambolli për Bajram, bllokohet sheshi dhe qarkullimi i makinave, sepse kanë parë sheshin që bllokohet në Tiranë. Jo se nuk kanë vend për t’u falur. Sikur besimtarët të shpërndahen nëpër xhamitë e ndërtuara për këtë punë, edhe havlla do të shpërndahej në mënyrë më të kulturuar. Realisht do të ishte më mirë, që të mos vinte havllë turke fare për Bajram në Shqipëri, ashtu si nuk vijnë bredha nga Vatikani për Krishtlindje. Dhe kjo gjë duhet parë!

Kosova një shtet i ri disa vjeçar po i jep një shembull evropianizues Shqipërisë, e cila ka mbi 101 vjet pavarësi nga turku. Pse ndodh kjo dhe a do duhet që edhe shteti shqiptar ta shikojë më me përparësi ligjin për ndotjen akustike në vend? Fetë dhe liritë e tyre nuk duhen kufizuar, por duhen kufizuar teprimet e tyre, duke ndërhyrë me ligj pikërisht aty, ku aplikimi i fesë shkel ligjet demokratike dhe cenon liritë dhe të drejtat e njerëzve. Fetë në Shqipëri, para ligjit janë në rangun e OJF-ve, dhe i nënshtrohen zbatimit të ligjeve të shtetit shqiptar. Por mentaliteti shqiptar i shtetformimit, i ndikuar ndjeshëm nga mentaliteti turqeliko-islamik, nuk ka arritur akoma në lartësitë e respektimit të ligjit, si në vendet e Evropës Perëndimore, prandaj jemi edhe ndër vendet më të prapambetura në Evropë. Ashtu si ligji për ndalimin e pirjes së duhanit në vendet publike, edhe ligji për ndotjen akustike kërkon një rregullim dhe zbatim të tij, gjë që nuk ka ndodhur deri tani, pasi Shqipëria siç thonë, ka gjithmonë “halle” më të mëdha, por askush nuk e vret mendjen, se nga e kanë burimin këto “halle”?! A thua ndikon mentaliteti i moszbatimit të ligjit në rritjen e këtyre halleve?

Shoqëria shqiptare në vitin 1990-të ishte realisht më e rregullt nga ç’është shoqëria tani, 23 vjet pasi feja fitoi liritë e saj. Sot, shoqëria shqiptare është më e ligë, më e pabesë, më e korruptuar dhe më e pasigurt, se në atë kohë. Atëherë ku është roli paqësor i feve në shoqëri? Pse duhet që zëri i xhamive të bërtasë me nga 5 herë në ditë, cili është qëllimi dhe shërbimi që ky zë buçitës, në gjuhën arabe, i bën shoqërisë sonë? Përveç neurozave obsesionale që mbjell përditë… Dhe pas analizave, vijmë në përfundimin, që me kohë kanë ardhur shoqëritë Perëndimore: Feja le të jetë e lirë, ajo është e dobishme për ata që besojnë në të. Por ligjet e rendi zbatohen nga shteti demokratik, feja luan rolin e vet paqësor e jo konfliktual, në zbatim të këtyre ligjeve.

Mjerimi në trojet tona nga mentaliteti turko-arab

Xhamia Ebu Baker në Shkodër (në foto) është një ndër xhamitë më të mëdha në këtë qytet. Ka zënë një sipërfaqe të madhe ndërtimi dhe një shesh – lulishte të gjerë në qendër të qytetit. Si çdo xhami tjetër këtu, ajo bërtet përditë me altoparlante zhurmues, aq sa ia ndërpreu bisedën edhe ish-kryeministrit Berisha, në kohën kur gjatë fushatës, ai kishte një takim me gazetarët në një ambient të hotel Colosseo – apo kryeministrit Rama, në mbledhjen e qeverisë në Shkodër, vitin e kaluar.

Zakonisht vërehen besimtarët teksa lahen në një ambient të hapur dhe primitiv, gjë që nuk është në përshtatshmëri me kërkesat e kohës, aq më tepër në motin e ftohtë. Mungesa e ujit në vendet arabe, dhe tradita e mospastrimit të popullsisë atje, ka futur këtë element “pastrimi” në fenë islame, i cili ngjan si i pakuptimtë për ne shqiptarët, që kemi ujë me tepri. Vëren gjithashtu, se eZani buçet me të madhe, ndërsa nuk janë as 4-5 besimtarë duke u lutur në xhaminë e stërmadhe. Atëherë pse amplifikohet zëri, për 4-5 vetë?! Pse shurdhohen të tjerët, që nuk duan të shkojnë në xhami? Kush do që të besojë në islam, nuk ka nevojë t’i imponohesh, t’i bërtasësh “ja ku jam”, punë për të, rrugën e ka të lirë gjithkush po të dojë, dhe rrugën e gjen vetë kush do. Ndalimi me ligj i zërit të lartë, do të sjellë me siguri popullimin e këtyre xhamive të zbrazëta e të stërmëdha, pasi ky shërbim besimtarëve nuk u ofrohet më përmes zërit të lartë të altoparlantëve, apo TV-ve lokale. Ata kur munden, do u duhet të shkojnë në xhami për të dëgjuar lutjet apo predikimin e hoxhallarëve dhe kjo do e ndihmojë shoqërinë myslimane të shoqërizohet më mirë dhe të tregojë kulturë, e jo dhunë verbale.

Përfaqësuesit fetarë islamë në Shqipëri kanë gjetur një metodë jo fort fisnike të mbrojtjes. Ata të akuzojnë për islamofob, sa herë që u kritikon ndonjë teprim të tyre, në mënyrë që të mos lejojnë përshtatshmërinë e tyre me nevojat e shoqërisë sonë për zhvillim e integrim evropian. Edhe nëse ke të drejtë në kritikën tënde, parë në optikën islamike, ata të akuzojnë për islamofob, për çdo qëndrim që ti mban jashtë interesave të tyre fetare. Por kur dikush e ka erën e gojës të rëndë, normalisht se je i detyruar t’i thuash, largohu paksa, se po kundërmon! Kështu edhe në lidhje me fenë, myslimanët duke respektuar vetveten, duke mos u bërë të rëndë e imponues për të tjerët, respektojnë edhe harmoninë fetare në shoqëri, për të cilën ne shqiptarët lavdërohemi, se e kemi si një ndër virtytet më të mira. Por realiteti flet krejt ndryshe. Flet për një konflikt të heshtur ndërfetar në shoqërinë shqiptare, që mbahet i heshtur nga tensioni sipërfaqësor, por është gati për të shpërthyer dhe gjen forma të tjera të shprehjes, me mungesën e zhvillimit si shoqëri, me ndërtime xhamish pa kriter në çdo qoshe rruge e vend të dukshëm, ku falen vetëm nga 4-5 vetë në ditë, s’ka rëndësi, xhamia le të jetë. Pra, një kapital i hedhur pa masë, një luks me tepri, me një efekt minimal, për të mos thënë, me një shërbim negativ dhe stigmatizues për shoqërinë e sotme shqiptare, e cila përfiton nga dobësia e shtetit, për të bërë ndërtime pa leje, për të ndërtuar mure rrethuese e kufizuese, si në vendet arabe, për të ecur pakujdes në mes të rrugës, duke mos respektuar ligjet e rregullat, e kështu me radhë.

Do të ishte mirë që krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri, të mblidheshin pa bujë dhe të shikojnë ndikimin e fesë mbi shoqërinë tonë. Japin ato një ndikim pozitiv, apo jo? Dhe nëse ato nuk bien dakord, që të sillen në respekt të ligjeve demokratike për një Shqipëri Evropiane, në këtë rast edhe në respekt të ligjit për ndotjen akustike, atëherë ato do ishte mirë të kuptonin një herë e mirë, se rendi dhe siguria në këtë vend, qetësia publike dhe lufta kundrejt krimit e korrupsionit, i takon shtetit dhe secili duhet të përkulet para ligjit. Përndryshe rrezikojmë shumë me zhvillimin tonë, rrezikojmë të mbetemi gjithmonë një vend problematik dhe i pazhvilluar, një vend që dikush i bie kambanës e dikush ndez altoparlantët me zë të lartë, dikush i bie thumbit e tjetri patkoit!

Botuar në gazetën TemA, 1 shkurt 2014


Komente në gazetën TemA:

MonsieurA thotë:
1 Shkurt, 2014 20:00 te 8:00 pm

Nuk dua te tregohem cinik, por zoteria ka mese te drejte. Faleminderit zoteri per kete shkrim fantastik, faleminderit qe me ne fund dikush pati guximin t’i thote gjerat ashtu sic jane !


Dritani thotë:
1 Shkurt, 2014 21:37 te 9:37 pm

shkrim perfekt, me kishte marre malli te lexoja nje shkrim me te tille rrjedhshmeri, problematike shume e gjetur dhe shqetesuese, komplimente autorit



Ilir Hoti
thotë:
1 Shkurt, 2014 22:52 te 10:52 pm

Ky problem eshte i mprehte …dhe duhen marre masa te shpejta. Nuk eshte se nuk eshte folur. Ne nje emision televiziv lokal ne Shkoder disa vite ma pare, nje qytetar tha (ne telefon) qe jam musliman, por nuk dua qe autoporlantet te na shqetesojne vecanarisht femijet heret ne mengjes…. Nje telefonues tjeter (ekstremist) tha qe ju zotri je i paguar per te thene ashtu…. Qytetari kembenguli qe ishte mendimi i tij dhe i shume tjereve dhe se E FTONTE ‘besimtarin’ ne kafe per t’u njohur e ndare opinionet shoqerisht…. ’Besimtari’ nuk ishte i interesuar per bashkebisedime…, por per importim ligjesh nga ERRESIRA……. KJO NUK DUHET LEJUAR, MA MIRE VONE SE KURRE!!!!!!!!!!!!!!!!


Vjollca thotë:
2 Shkurt, 2014 10:54 te 10:54 am

Jo per gje po sa nis e pellet Hoxha, mua me dridhen leshteriket.


Urimi Kukes thotë:
2 Shkurt, 2014 15:02 te 3:02 pm

E dashtun @Vjollca, hoxha nuk pllet. Pllitja asht shum ma e fisme se ezani i hoxhes, qe ndjell vec zi prapambetje dhe infeksion kulturor.


Tirana thotë:
2 Shkurt, 2014 15:08 te 3:08 pm

shume “perfekt” se u kenaqen komentuesit. Po ne Gjermani a ka kisha qe i bien kumbanores, apo vetem xhamiat bejne zhurme?


Pine& Tasho Jevgu thotë:
2 Shkurt, 2014 16:55 te 4:55 pm

Tirana venlindja ime jeton rilindjen e Haxhi Qamilit prej Sharre, ju lumte se Evropen se dhet mullai me byhte-termot para kaurit Skanderbeg, turko-arabet e mi bashkekombas mos hani mut nga sot e tutje per grekun Janullatos dhe pse te paret e tij theren, vrane e perzune nga vatani te paret e mi, ne nuk do bejme perpara kurre po nuk pame gabimet qe beme ne shekuj siç vazhdojme dhe sot me keto gomarlliqe te nxitur nga armiqte tane shekullor arabo-turko-grek, Shqiperia do te rroje ne shekuj se eshte e shqiptareve jo dogmatike .


Evgjit Europian thotë:
2 Shkurt, 2014 17:58 te 5:58 pm

Nuk kam asnje kundershtim qe hoxha te kendoje sa here te doje por me nje kusht: Te ngjitet maje minares me kembet e veta dhe te kendoje me zerin e tij si behej qemoti. Edhe vete hazreti e do zerin natyral dhe jo nepermjet veglave te shejtanit qe i ka shpikur kauri i pabese.


Albmuslim thotë:
2 Shkurt, 2014 18:54 te 6:54 pm

ti mor qafir hajde provoje si si ndalet ezani .si shume e keni ngritur koken duke shkruar artikuj kundra islamit. ezani ka per tu thirrur ne shqiperi edhe ne kosove per deri sa te ekzistoj kjo bote. kujt nuk i pelqen le te gjej nje vend tjeter. po nuk ka vend ne bote qe nuk thirret ezani.


Urimi Kukes thotë:
3 Shkurt, 2014 14:14 te 2:14 pm

Po pse thirret ezani o @albarab? A e kan lane veshet allahun aaaaaaaa?


Liku thotë:
30 Maj, 2015 21:47 te 9:47 pm

ooo arben, ti je nje idiot, nje njeri i deshtuar ne jete, nje zhelan dhe i pacipe, injorant dhe smerr vesh as nga feja dhe as nga jeta, ti ke nje mllef te grumbulluar nder vedi si pasoje e deshtimve si njeri, te jesh i qete ti dhe mentoret tuaj qe ezani do qendroje ne keto troje sa te kete fryme njeriu ne kte toke….
ik tashi e shko e gjej ndonje pune e behu i vlefshem.


Shënim: Një përgjigje Albmuslimit dhe këtij të fundit Likut dhe një falenderim për komentuesit e tjerë. Unë besoj se e kam bërë të qartë mendimin tim aty, bazuar mbi arsyetime shkencore në lidhje me fenë dhe me zhurmat fetare në përgjithësi. Po të kishin mend shqiptarët, do e nxirrnin vetë gomarin nga balta dhe nuk do harxhonin energji të merren me ideologjinë arabe, e cila nuk na përket ne si racë e lartë indo-evropiane. Nëse shikon sjelljen e popullit shqiptar, ne jemi një popull me sindromin e shembjes, dhe më i prapambeturi e më i paorganizuari në Evropë, ndryshe nuk do i rrinim gati fesë primitive arabe-beduine, të ardhur nga pushtuesi turk. Padija i bën disa shqiptarë të besojnë në marrëzi, e unë po përpiqem të tregoj, se nëse duam zhvillim, duhet pra edhe të ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme, nga turko-islamike në shqiptaro-evropiane, nga sjellje ku zbavitemi me lodrat fetare në sjellje produktive e memntalitet pune e biznezi evropian.


Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

1 KOMENT

  1. Ndotja akustike eshte shum e rrezikshme, por ndotja me e madhe eshte ndotja qe Islami i sjell kombit SHQIPTAR, duke ua imponuar traditat e felliqura primitive dhe super te ndotura qe Islami i urdheron ndaj kombeve tjera, rrejdhimisht ndaj Kombit SHQIPTAR. Ne Prishtine eshte nje faltore islamike ne kuader te BIK-ut, qe quhet xhamija te dardania… dhe nuk ka minare… dmth ne duhet te i rrxojmë te gjitha minaret dhe te lejohet ndertimi i faltoreve pa minare… sepse as me librin e dhunshem Kur’an nuk parashikohet se qysh me u duk nje faltore islame.

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu