NDAHET NGA JETA GAZETARI RAMADAN BIGZA

0
1809

ramadan_bigza1Sot në mesditë u nda nga jeta në Athinë, miku dhe kolegu ynë, gazetari i njohur Ramadan Bigza.

Dani sikur e thirrnim ne shokët dhe kolegët e tij, u nda nga jeta pa pritmas, sipasojë e një infrakti momental të pamëshirshëm.

Ramadan Bigza ishte një gazetar i njohur sportiv në Shqipëri dhe Greqi, si dhe redaktor në disa gazeta shqiptare në Greqi.

Dani ka shërbyer në gazetën Sporti Shqiptar dhe gazetën shqiptare në Athinë, “Gazeta e Athinës”, dhe vitet e fundit punoi deri në mbylljen e saj në gazetën “Albania Press”, si kryeredaktor.

Familja humbi njeriun e shtrenjtë të zemrës, por edhe miqtë e shokët humbën mikun e tyre të dashur, sportëdashësit dhe lexuesit humbën përçuesin e informacionit në të gjitha fushat. Ramadani ishte nji njeri i dashur dhei respektuar nga te gjithe, ishte nji pene brilante, e kujtoj qe ne vitet e rinisë ne studiot e Radio Shkodres si gazetar sportiv, kujtoj zerin e tij te embel. Ramadan Bigza ishte nji gazetar qe i dha shume Shkodres, edhe ne mergim, ne çdo bisedë qe benim fliste per Shkodren, kujtonte koleget dhe miqtë, gjithmonë me thoshte: “Gjin a je ndigjue me Ndue Lazrin ne Itali, me Musa Kurtulen e Gasper Markun ne Shkoder, po me Arben Cokun a je nigjue, ishte djalë flori Arbeni dhe i vëllai Dashi.”

Ramadani donte te dinte per te gjithe, kenaqej kur i flisja mire, kujton nji takim qe patem ne Pistoia te Firences Une, Ndue Lazri dhe tashma i ndjeri Ramadan Bigza, nji takim qe kurre nuk do harrohet, paska qene takimi i fundit ne Itali me Danin, me kujtonte nji dreke mese shokesh dhe miqsh ne Hotel ‘Ambasadorin’ ne Laç te kurbinit.

Gjin u kenaqeme me Musan, Arbenin e Dashin, tek i hedh këto rreshta ne leter, e kam shumë te veshtirë, nuk dua ta besoj se Dani iku nga kjo jete, po, po e vertetë Ramadan Bigza na dha lamtumiren, duke lane pas emerin e mire, dashamiresin dhe sjelljen njerëzore dhe një pikëllim të madh për familjen dhe ne miqtë e tij.

Ngushllime familjes dhe të afërmve, miqve dhe shokëve të Danit. Rrugë të mbarë kolegu ynë! U prehsh në paqe mik i dashur! Tu bëftë dheu i lehtë! Pusho ne token Shqiptare, ne Shkodren qe aqe shume e deshe.

Lamtumirë miku ynë Ramadan Bigza!

Gjin Musa, gazetar në Romë

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here