NASIUS – poezi nga Ismet Tahiraj

0
629
Po ngarkohet...

Ismet Tahiraj

NASIUS

Nishi

Po ngarkohet...
Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

Morava Nasiusit i sillte prognoza të mëdha, te lashta, te arta
Kuvende me urti paqje, në trend ishte tregu ndër tregje
Nsiusi plak, me këngët e apologjëve, derdhte kurmin. Odave.
Lahutarët ishin bujshme e te ndritshme te korrurave. Diell.
Orakulli i pastër, pa çibër, pa mënxyrë, faltore bekonte. Kurrë ndajshtim.
Morava ecte, brigjeve nuri i shkrepte, s’vënte kurtha as kthina. Kurrë lak, kurrkujt në fyt.
Me motrën Egnatia, llafoste si vëlla i madh në detin kaltrosh. Jo saharosh
Qershi maji i kulqëlonte kopshti, dhentë zbardhinin luadhet, mjaltë venin koshered. Aferim fushës.
Atëherë nuk kishte varr – qele kullë, as as plagë qe kullonin muranave, as mendje furka
Krojet ujëbardhë, më kalldreme udha, banjo publike, hiç fare pisllëk. Xhenet.
Eh papiruesi hynte ne qilare, shkronjësit venin të tyre zyrtarizime. Fikse.
Siluri, krapi e trofta, erë endshëme shpërndaheshin nga furrat.
Lahutaret në amfiteater i shtonin folklorit gurra. Mjekërbardhë burra.
Taborret e shigjetarëve të pashëm burra, në poligone lufte ushtrimet i përcjellin ma tambura
Lindjet vinin ogur te bekuara, bebës i këndohej ninula. Urime te lartësuara
Dhe mu atbotë vozga m’verë ne dhe për vite te harruara. Jo deshtak, po burra
Kurrë fytyrëmvrejturë, as buzë të acaruara Nasiusi nuk i donte fjalet me kunja.
Eh epokë e artë urtak të zjarrtë, po si erdhi e u shkym nasiusi në ATLLAS
Befasi mjerane. Qartë loja e pa barabartë…


Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu