Na ka hangër dreqi… poezi nga Musa I. Ahmetaj

0
942

Musa I. Ahmetaj
Me poetin Musa Ahmetaj, kame patur fatin e mire, qe ta keme pature te intervistuarin tim, ne Radio Mitrovica, Radio Kombetare “Rapsodi” si edhe ne shume bashkebisedime politike.
Nji intelektual i shquar, njeri fjal pake e pune shume, nji besnik i vendelindjes se vete Kosove. Nji krijues qe nga viti ne vite rrite numerin e krijimeve dhe te botimeve.
Si nji mike i çmuare nuk me mbetet gje tjeter vetem ti uroje suksese ne krijimtarin e tije brilante.
/Gjin Musa, gazetar.

Musa Ahmetaj lindi më 01.01.1958 në Hogosht të Dardanës. Shkollën fillore e filloi në vendlindje kurse e mbaroi në Dardanë. Po ashtu në Dardanë e mbaroi edhe gjimnazin. Më Pastaj regjistroi Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe i mbaroi studimet. Në fillim të viteve 80 punoi mësimdhënës në Shkollën Fillore “Fan S. Noli” në Dardanë. Më 1985 u punësua si punëtor admistrativ në Gjykatën Komunale në Dardanë. Më 1991, si çdo shqiptar, edhe këtë pushteti serbo-sllav e pushoi nga mardhënja e punës. Pas luftës, me rifillimin e punës së Gjykatës Komunale në Dardanë, u rikthye në vendin e tij të punës. Tashti, koheve te fundit punon po ne kete gjykate dhe ate ne vendin e punes perkthyes..

Me shkrime filloi të merret nga shkolla e mesme. Në fund të viteve 70 bashkëpunoi me “Zërin” javor ku në atë kohë botonte poezi satirike. Më 2007 në kuadër të Klubit letrar “Nositi” nga Dardana botoi përmbledhjen e parë “Kur sytë shohin keq.“Doket dhe tiparet e lindjes, dasmës dhe vdekjes në Hogosht”.libër me studime nga etnologjia shqipe,-2009 dhe përmbledhjen me satira” Nga të fryjë era” -2012 Ne vititn 2016 doli me librin e kartert , po ashtu me poezi satitike “ Profile me hile”.Është bashkëpunëtor i rregullt i revistës letrare “Nositi” në Dardanë. Jeton dhe vepron në Dardani.

AUTOBIOGRAFI
Në vitet pesëdhjeta
U linda në katund
Biografia ime
Akoma pa fund
Çantën e shkollës
E kisha nga tekstili
Nuk dija ta dalloja
Kaçën nga trëndëfili S
ot nuk më besojnë
Arianiti e Tringa
Që në shkollë kam shkuar
Pa corapë e me opinga
Në bankë uleshin
Tre katër veta
Për zhurmën më të vogël
Pasonin thupprat e nxehta
Byrekë e toste s’kemi parë
Atëherë askush
E hanim bukën nganjëherë
Vetëm me rrush
Nganjëherë nëna bënte
Lakror me spinaq i madh e i vogël
Atë ditë kishim per tu kënaq
Per party e diskoteka
As që kishim degjuar
Asnjëri nga ne
Duhan s’ka konsumuar
Une nuk kam qenë
Femijë hasreti
Por nuk vuaj nga ajo
Që nuk jam femijë qyteti!…

Kursisti plak
Biznësmeni i thinjur plak i vë vetes detyrë
Të mësonte internetin
Mos të rrinte veç në zyrë
Vërtetë mësoi goxha
Kopi paste dhe restore
Madje edhe fejsbuku
I shkonte mirë për dore!
Postonte shumë foto
Dhe shumë publikime
Vërshonin edhe komentet
Me shumë e shumë pëlqime
Më pas zu të dërgojë
Fotografi me lule e zemra
Dëshirë të madhe kishte
Të krijonte shoqëri me femra
Llafoste dhe me gojë
Nuk i mjaftonin shkrimet
Pastaj ndryshoi “lojën”
I rezervonte takimet
Gjersa një ditë prej dite
Në vend të një mikeshe
I doli në takim
Një djalë, ngitës peshe
Kursistit të internetit
I shkoi puna huq
Nga zori ndërroi emrin
Bëri profilin me kapuq?!…

DHURATA!
Sporteli është mbushur
Me njerëz nga diaspora
Tash po e kuptoj unë
Pse më kruhet dora
Vërtet diaspora jonë
Ka një rini te mirë
Madje në mesin e tyre
Ka te tillë – dorëlirë
Njëri ma bëri me sy
Thash – nafakën e gjeta
Mendjen prore e kisha
Të më trashet kuleta
E nxorra nga rendi
E futa madje ne zyrë
Mbante doren ne xhep
Buzëqeshte në fytyrë
Unë e mbaj sekretin
Nga unë nuk dalin llafe
Më futi doren në xhep
Ju lutem sa për një kafe
Pastaj shpejt e shpejt
Punen edhe ia kreva
U pershendetem si burrat
Urdhëro edhe tjera hera
U gëzova pa masë
Nuk bëra shumë llafe
Nuk me dolen leket
Por sheqerka për kafe?!…
Alo, Alo…

Personin që kërkuat nuk ka qasje në rrjet!
Pas pak kohe…
Alo, Alo, sa here, duhet tju thërras o burrë
Pse nuk e mban telefonin hapur kurrë ?
Ngadale moj grua, isha në takim për buxhetin
Se sështë lehtë, të punosh për shtetin
Kjo që bën ti, si burrë nuk të përkasin
Takimet e tua, o njeri a thua sa zgjasin ?
Mos moj grua, ti i di problemet e mia pak a shumë
E aprovova buxjetin bile bile pa pasur kuorum
Mua nuk më intereson fare kuorumi e as buxheti
Dimrit dua te shkoj për ski, e verës në deti! ndërprehet lidhja…
Alo, alo, tash arsyetohesh, të ka lënë bateria
Ty fare nuk të interesojnë problemet e mia?
Jo moj grua, kam një frikë se po përgjohemi
Ditën e mire, pas dite, live do të takohemi !
Personin që kërkuat nuk ka qasje në rrjet!
Ani or burrë, unë këtë punë shpejt e ndreqi
Nëse jam gjallë, do të hajë kryet dreqi?!…

DASHURI SE JO MAHI!
Dashuria e madhe
Per toke e plandosi
Permes facebookut
Ta shpreh vendosi
Shpejt ia mesoi emrin
E thirrte me shume lezet
Rasti ishte mbret i botes
Jetonin ne te njejtin qytet
Te shkretin e mahniti
Kultura dhe komunkimi
Erdhen dite te bardha
Ja ketu eshte shpetimi
Jeten e bente ne qytet
Ishte nje mesoburre
Kishte punen dhe shtepi
I martuar s’ishte kurre
Madje arriti qellimin
E bindi me te “verteta”
i premtoi fusha e male
Ushqimin madje me receta
Me ne fund rane ne ujdi
Caktuan vendin dhe oren
Lirshem te bisedojne
Te i shtrijne njeri tjetrin doren
Zemra dyfishoi rrahjet
Digjej si prushi ne furre
Kur ne tavolinen e caktuar
E pritete komshiu burre !…


Musa I. Ahmetaj

Na ka hangër dreqi…

Shkollat dhe fakultetet tona
Kahere I ka mbuluar mjegulla
Nxënësve e as mësimdhënësve
Nuk ju intereson fare për rregulla
Etika dhe rregullat anashkalohen
Askujt nuk ju interesojnë hiq
Verës disa nga dy tri shamia
E dimirt madje gjysmë lakuriq
E terapia e nxënësve tanë
Asnjë ditë nuk ju shkon huq
Gjysma e tyre me lloj-lloj cigare
E tjerat madje me buzëkuq
Mësimdhënësit deklarohen
Nuk bëjnë punë fabulat e Ezopit
Deri nxënësit nuk ballafaqohen
Me dhunë, madje me anën e shkopit
Me plot të drejtë u krijua bindja
Tash për tash na ka hangër dreqi
Kurrë në këtë vend nuk po dihet
Kush është i miri e kush është i keqi?!…

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here