MOJ ENEA, BIJA IME

0
589

Poezi për fëmijë

MOJ ENEA, BIJA IME

Lufta la
Shumë shemti,
Vrau njerëz
Dogji shtëpi.

Predhat vinin
Si shi dimri,
Lumenjët zvogeloheshin
Fryhej Drini.

I vrisnin lopët
Në kullota,
Me shprica droge
I shihte bota.

Buka na harxhohej
kishte veç pak miell,
Tek gatuante nena
përvlohej në diell.

Xhaxhai yt Esat
Mbante armën Zolë,
Nuk ndalej në shi
nuk ndalej në borë.

Me vrap të kuajve
Iknin egërsirat
Nga friga e madhe
Si zënin luginat.

***

Enea bija ime
E bukur, flori,
Dua të tregoj
Disa histori.

Janë shumë të vërteta
E nuk janë ndërskamca
Kështu e them unë
Kështu e thot kënga.

Fëmijët e vegjël
Shpesh mbetën në fushë,
Mbetën duke veshur
Të shkretën brekushë.

Atyre nuk kishte
Kush u lëmon flokët,
As t’u jep ushqim
Në atë pështjellim.

Egërsirat hynin
Kudo në shtepi,
Kallnin rafte librash
Digjnin librari.

Ujin e helmonin
Me disa ngordhësira,
I prishnin përronjet
Krojet më të mira.

Kudo venin mina
Në tokë e në therra,
Sic thot fjalë e pleqve:
“Me sherre te dera”.

Pas luftës shumë mina
Moren dhjetra jetë,
Humbën gjymtyrë trupi
Qindra, mijëra vetë.

Sot rritu Enea
Nën ylber lirie
Kopshti yt i rrites
Është rrugë ardhmerie.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here