Mësimdhënia si shkencë dhe si art

0
2886

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Mësimdhënia, si një proces i përgjithshëm, është shumë më komplekse dhe e ndërlikuar sesa mendohet. “Ajo sa është shkencë, po aq është edhe art”, ngase, krahas dijes shkencore profesionale, që mësimdhënësi duhet ta zotërojë, duhet të ketë edhe vlera të tjera kreative, si frymëzim, intuitë, talent, fleksibilitet dhe të tjera, që e bëjnë personalitet qendror në klasë dhe në shkollë. Mësimdhënia e mirë është parakusht për arritje të suksesshme të nxënies nga nxënësit. Pa këtë nivel të kënaqshëm të mësimdhënies nuk mund të thuhet se një mësimdhënës i organizon dhe i realizon objektivat e caktuara të një ore mësimore. Formimi i vetë mësimdhënësit, bindjet e tij dhe karakteristikat e personalitetit, janë elemente domethënëse, që krahas tekstit letrar përcaktojnë, në një mënyrë, arritjet e kompetencave mësimore të nxënësve. Nga personaliteti dhe formimi intelektual e profesional i mësimdhënësit varet se çfarë konsideron ai thelbësore dhe primare në një njësi letrare, ose në një orë mësimore, apo çka konsideron ai dytësore apo anësore.

P.sh., në interpretimin e veprimtarisë së Gjon Buzukut, mësimdhënësi duhet të përqendrohet në faktin se ai është autori i librit të parë në shqip, se ai libër quhet “Meshari” dhe se është i botuar më 1555, pastaj të merret me dimensionet e tjera të shkrimit të tij, si atë linguistik, kulturor, diskursiv etj., që janë me një rëndësi më të vogël. Kjo nuk do të thotë që mësimdhënësi duhet t’u shmanget fakteve periferike ose të dorës së dytë, por të dijë të ketë qasje të drejtë në dhënien e informacionit sipas rëndësisë së tij. Në këtë aspekt, zhvillimi dhe përsosja e mjeshtërisë së mësimdhënies është një proces i vazhdueshëm, ngase ndryshon vazhdimisht edhe vetë realiteti jetësor e profesional. Pra, Mësimdhënësi i letërsisë, duke i poseduar këto vlera, nuk nënkupton një mësimdhënie të ngurtë, formale e artificiale, por një strategji të një mësimdhënieje natyrale, kreative, me metoda që lënë hapësirë edhe për interaktivitet, ndërhyrje e plotësime, pa i shkaktuar fëmijës ngarkesë monotone dhe ligjërim formal dhe në mënyrë që nxënësi vetëm përmes aktivizimit në klasë të aftësohet sa për ta dalluar të bukurën nga jo e bukura dhe artistiken nga e rëndomta. Aristoteli tek “Poetika” thotë:

“Nxënësi që arrin të edukohet e të hetojë cilësinë artistike nuk mund të kalojë indiferent as ndaj ylberit, as ndaj diellit, as ndaj shiut dhe as ndaj peizazheve të bukura, të cilat janëbukuridhevlera estetikenëvete”. Si veçanti e mësimdhënies së letërsisë është fakti se nxënësit duhet qasur në mënyrë shumë individuale, sepse arti gjithnjë përjetohet në mënyrë shumë subjektive, unikale. Këtu nuk kemi të bëjmë me seri emocionesh, apo përsëritje të tyre (si në fizikë a matematikë, etj), për fushën a artit, në këtë rast të artit letrar, por secili ka prirjet e veta të përjetojë atë që i pëlqen dhe në këtë është shumë përcaktuese komponentja emocionale e psikike, si rezultat i zhvillimit psiko-fizik dhe social të nxënësve. Pra, arti letrar ndikon edhe në aspektin psikologjik të personalitetit të fëmijës, ku ai përfiton njohuri nga situata dhe karaktere psikologjike të përmbajtjeve letrare, por krahas kësaj edhe nga metoda e mësimdhënies që e realizon mësuesi, i cili duhet të posedojë patjetër njohuri profesionale dhe përmbajtësore të pjesës letrare, domethënien, strukturën, natyrën e tekstit (përshkrim, rrëfim, shpjegim, shpërthim ndjenjash, monolog apo dialog, apo mund të jetë një solucion artistik i shumë natyrave të shkruara më lart).

Mësuesi i letërsisë, duhet të deshifrojë bukurinë gjuhësore dhe estetike të një esence letrare. Duhet ditur që, krahas analizës së saj, të vërë në funksion mënyra të aktivizimit të mendimit kritik të nxënësve, përmes pyetjeve, me ç’rast kërkohet një analizë më e thellë e situatës apo angazhim i imagjinatës së tyre, duke kërkuar nga ata të mendojnë se çfarë kishin bërë vetë në situata të tilla, apo si do të bëhej një zgjidhje më ndryshe se ajo që ka bërë shkrimtari, në ndonjë situatë letrareestetike. Metodë tjetër efektive dhe që zgjon kureshtjen e nxënësit është edhe ajo përmes së cilës kërkohet nga mësuesi të bëjë komperacion apo lidhshmëri në mes të situatës letrare me përditshmërinë konkrete të fëmijëve dhe perspektiva e mendimit nga sot, duke rezultuar asociacione të ndryshme kreative të nxënësve. Komentimi i një esence estetike-letrare, nga ana e mësimdhënësit, posedon parimet dhe teknikat e veta metodologjiko-didaktike: –

Të revokosh një shikim të përgjithshëm të çështjeve estetike të pjesësletrare; – Të shqyrtosh çështje që çojnë deri te “ndriçimi” i çështjeve mëdytësore; – Tëpër fundosh një analizë interaktive të tekstit, për të shpjeguaredheproblemetë veçanta. Është shumë i rëndësishëm përqendrimi i mësuesit në kultivimin e mundësisë për vrojtim, hetim të së bukurës, nga nxënësi, e që kjo të shndërrohet në vetëdije të qëllimshme për të bukurën. Të shumtën, estetikja në shkollat tona mësohet si një lloj edukate qytetare, e mërzitshme dhe monotone, kurse arti letrar shpjegohet zakonisht nga aspekti biografik i shkrimtarit, kur është shkruar, ku, në çfarë rrethana socio-historike dhe politike? E vetëm formalisht apo tepër pak i kushtohet vëmendje shpjegimit të aspektit gjuhësor, stilistikdheestetik.

Nga nxënësit kërkohen njohuri shumë formale dhe jo esenciale, për vlera letrare dhe shumë mësimdhënës kanë më tepër prirje të bëjnë një analizë nga aspekti sociologjik, ideologjik e historik, të përmbajtjes letrare, sesa të merren me aspektin estetik të saj. Për plot mësues, cilësia dhe rëndësia e ideve të përmbajtjes letrare përcakton edhe vlerën estetike të saj dhe të krijimtarisë së autorit si tërësi dhe shumë aspekte të vlerës estetike të veprës së tij mbesin jashtëorbitëssëmësimdhënies. Edhe mësimdhënës të tanishëm konsiderojnë që letërsia patjetër duhet të jetë edukative në aspektin social-etikmoral dhe vetëm nëse është e tillë mund të ketë edhe vlera estetike. (Kjo ndodh edhe nga fakti se shumë mësimdhënës të letërsisë janë të formuar profesionalisht dhe si analistë të letërsisë në vitet e 70-ta, të 80-ta, kur gjithçka, edhe arti, ishte e përcaktuar nga aspekti i dobisë ideologjike. Për këtë shpesh vlerat e larta estetike binin si “viktimë” e mungesës së elementit ideologjik dhe me to mësimdhënësi merrej shumë shkurt dhe atë në mënyrë shumë shkollore e të thjeshtë, për t’u preokupuar tërësisht me anën përmbajtësore.

Do të thotë se qasja estetike ndaj veprës letrare u mungon shumë mësimdhënësve të shkollave tona dhe problematikë kryesore e mësimdhënies së letërsisë është qasja joadekuate e tyre ndaj objektit letrar ose heshtja e aspektit estetik, kurse nga ana tjetër prania e analizës së vlerës letrare, gjithnjë nga aspekti historik, social e pedagogjik. Reformat, që është bërë përpjekje të realizohen në sistemin tonë arsimor, janë formale dhe më shumë teknike sesa esenciale, përmbajtësore e metodologjike. Në shkollat tona mësohet letërsia, por nuk kultivohet shija artistike, nuk nxitet imagjinata krijuese e nxënësve. Që të përsoset puna e mësimdhënësve të letërsisë, duhet aplikuar rrugë dhe metoda të përshtatshme, për përvetësimin e dijeve letrare-estetike nga ana e nxënësve, sepse ata mund ta njohin shumë mirë letërsinë, por nuk mund të realizojnë asgjë përmes mësimdhënies nëse nuk e njohin metodikën e letërsisë (me metodë kuptojmë një sistem parimesh, kriteresh dhe rregullash të caktuara, që zbatohen në një fushë dhe shërbejnë si mjet për të arritur deri tek objektiva mësimore).

Metodika përmban mënyrat përmes së cilave, gjatë procesit të mësimdhënies, mësuesi i letërsisë u jep dituri nxënësve, i kontrollon ata, i vlerëson, i aftëson për punë të pavarur, për të shprehur mendim analitik e kritik, për të arritur deri tek aftësimi i tyre që përmes shijes estetike të kultivuar të dinë të përqendrohen drejt në objektin estetik. Të dinë të dallojnë vetitë e tyre parësore e dytësore, të hyjnë në debat me mësuesit e me shokët, si dhe të japin argumentet dhe konkluzionet e veta lidhur me vlerën letrare. “Duhet zgjuar kureshtjen, nevojën dhe dëshirën e nxënësve për të lexuar jo vetëm atë që është e shkruar, por edhe atë që nuk është e shkruar, që është e thënë në mënyrë figurative”. Përmes metodave adekuate të mësimdhënies së letërsisë bëhet më i pranueshëm komunikimi, si vlerë letrare mësues-nxënës.

Mësimdhënia e letërsisë është një proces i organizuar, që duhet të përshtatet e të lidhet ngushtë me natyrën e lëndës, me specifikat, përmbajtjet dhe qëllimet e saj. Kurse, detyrë morale, profesionale e intelektuale, e mësuesit të letërsisë është krijimi i lexuesit-fëmijë qysh në shkollimin fillestar, në mënyrë që të kemilexuestërriturnëshoqëri. Këndvështrimi ideologjik, etik i mësimdhënësit ndaj përmbajtjes letrare.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here