Maks Velo: Nëse feja islame do të kishte rezultate pozitive, asnjë s’do të ishte kundër

1
991

Dritare.net, 30 tetor 2016

Është mbajtur dje në Tiranë tek “Reja” para GKA-së, takimi e debati mbi letërsinë e religjionin. Takimi u nis nga botimi i Mustafa Nanos “Selam aleikum, baba!”, e aty morën pjesë Diana Çuli, Dorian Koçi, Maks Velo, etj.

I pyetur nga Ben Andoni nëse ka frikë nga vdekja, Mustafa Nano tha: “A kam frikë nga vdekja? Një nga kontrastet e mëdha me besimtarët është shumë i thjeshtë: besimtarët mendojnë se me vdekjen fillon një gjë e madhe, ndërsa unë mendoj se me vdekjen merr fund një gjë e madhe. Te kapitulli i fundit, unë kam një personazh që vdes dhe kam bërë një lojë, që unë nuk besoj”.

Nano vërejti se sipas tij, “kapitulli i fundit mbyllet kështu: shpirti i bekimit që ka vdekur rri mbi varrin e tij. Shpirtit nuk i pëlqen bota e përtejme, edhe pse është e përjetshme. Ai thotë se “unë u binda që ekzistenca është e përjetshme, por u binda edhe se pjesën më të bukur të kësaj ekzistence unë e kam prapa shpine, ishte jeta mbi tokë. Jeta është shumë e bukur dhe vdekja është fundi dramatik, e më dramatik nuk bëhet”.

Në këtë pikë Mustafa Nano sqaroi se prej vitesh është thelluar në studimin e feve. “Kam lexuar Kur’anin e Biblën dhe ky thellim më ka bërë me jofetar se sa kam qenë dhe më ka bërë që të mirëkuptoj të gjithë besimtarët. Është paradoks, që mbasi lexoj ca libra, për të cilët nuk kam respekt, mirëkuptoj njerëzit që këta libra i shohin si librat që bartin të vërtetat më të mëdha, që ekzistojnë në këtë botë”. Nano tha gjithashtu se, “që leximi i librave të shenjtë ca njerëz si unë i bën më pak fetar se ç’kanë qenë, kjo kuptohet, por që i njëjti njeri të mirëkuptojë ca njerëz që këta libra i shohin të shenjtë, ndërsa për mua nuk janë të shenjtë, s’e kuptoj”.

MBI FANATIZMIN
Meraku im për fanatizmin fetar ka qenë një moment këtu në qytet, ka kaluar pa fituar vëmendjen e medias: në bulevard bëhej protesta e shqiptarëve kundër idesë së armëve kimike në Shqipëri, protestë e bukur, unë në atë protestë kam parë 10-20 myslimanë që në protestë e sipër u ulën dhe filluan të luten për të zgjidhur një problem shumë tokësor. Për të zgjidhur një problem te godina përballë, u ulën dhe u lutën. Unë e kam parë këtë me shumë shqetësim”, tha Mustafa Nano. Sipas tij, problemi i atyre që luteshin (faleshin) nuk ishte se u uzurpua një hapësirë laike, nga ca njerëz që mund ta ushtrojnë besimin në mënyrë intime. “Unë e pashë si shqiptar. Ishte një gjë që kishte 100 vite që nuk kishte ndodhur. Një konfondim i tillë i laikes dhe publikes në rrugët e Shqipërisë nuk ishte europiane, ishte shumë Arabi Saudite dhe uroj të mos përsëritet më”. (E t’i mbushin sheshet për çdo Bajram… /AÇ)

Ai shtoi se është me idenë që kombi ynë ka natyrë sui generis, ka një strukturë shumë fetare. “Është ngritur mbi një pakt të heshtur – do mbetemi gjallë e në këmbë për sa kohë fetë bien dakord, që ky komb është i të gjithëve, jo vetëm i njërës fe”, tha Nano. Ai nënvizoi se po fliste për një traditë që ka islami shqiptar, “sepse islami më intereson më shumë, se është feja që bart një numër problemesh sot”.

Samuel Huntington - fajin e ka islamiDhe Maks Velo duket se mbështetet edhe nga politologu Samuel Huntington, në librin e tij “Përplasja e qytetërimeve”, nga ku kemi shkëputur edhe këtë ekstrakt.

Ndoshta për shkak të terroristëve e fanatikëve, edhe për shkak të doktrinës. Islami ynë i traditës është shumë seksi e i lezetshëm dhe i pëlqyeshëm, që kombinon moderacionin, me oksidentalizmin, patriotizmin e respektin për femrën. Këtë islam duam ta rikuperojmë. Mund të më thonë se jam i pafe, por unë do doja që këtë lloj islami ta nxirrnim në eivdencë, e këtë e them si patriot, do garantonim themele të shëndosha të këtij kombi. Na duhet islam i moderuar, duhet ta sjellim në vitin 2016”, e mbylli mesazhin e idenë e tij Mustafa Nano.

MAKS VELO
Pas tij, fjalën e mori Maks Velo, duke thënë se në tezat që tha Muçi ka gjëra të pasakta. “Ju thatë që kombi ynë ka pasur mirëkuptim, po ky erdhi pas pushtimit osman. Kombi ynë deri atëherë nuk kishte nevojë për këtë pakt, se kombi shqiptar ka qenë komb i krishterë. E gjithë zona e Mesdheut ishte djep i krishterë. Nuk jemi vend islamik, islami ishte atje tek Arabia Saudite, kjo ka shumë rëndësi edhe për të kuptuar islamin seksi, që nuk është aq seksi”, u shpreh Maks Velo.

Ai shtoi se, “islami nuk jep garanci – ky është problemi. Nuk është problemi që është një tjetër fe, nuk jep garanci se brenda natës mund të gdhihesh nesër vehabist, siç ngjau andej, u shkatërrua një kontinent i tërë. Ka rrezik të prishë edhe BE-në”.

Velo theksoi se, “ky është rreziku dhe aty ka teza shumë të gabuara. “Në fund të jetës bëhet rezultat. Edhe për fenë duhet të bëhet rezultati. Nëse ajo fe do kishte rezultat pozitiv, asnjë njeri s’do ishte kundër. Pse nuk ka kundërshti për budistët në Europë?”, tha Velo.

Mandej ai ripyeti: “Pse për këta vetëm? Sepse këta e kuptojnë me shumë dhunë avancimin e tyre. Unë e shoh me shumë frikë këtë. Po të ishte ai islami i mirë, nuk do kishim pasur vuajtje në Siri, nuk do kishim pasur një seri evenimentesh që janë të rënda dhe për të cilat ka frikë Europa. Është një problem real. Unë kur i shoh këtu në bulevard, mua më zë frika”.

/Nga: Fatmira Nikolli /Gazeta Shqiptare

1 KOMENT

  1. Islami ka qenë, është dhe do te jetë diagnozë mentale.
    Për shembull në Kosovë janë të diagnostifikuar afersisht 29-31 mije persona me kete diagnoze… të cilët qdo ditë kërkojnë shërim dhe kurohen ne objektet per këtë sëmundje nga Diagnoza Islam… qe jane te njohura si “xhamija”…

    Rastet me re renda te kesaj semundje trajtohen ne kliniken e njohur qe quhet SHAM, mdersa tastet mesatare me zhvillim… jane ne trajnimet dhe pregatitjet per SHAM. Rastet e lehta jane te pakta dhe kurimin e bejne ne Facebook.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here