LUTA NË GJILAN – E PËRJASHTOI DR. XHAVIT AHMETIN?!…

0
940

Shefqet Dibrani

Gjilani mbajti fushatën zgjedhore për balotazh, më 16 nëntor 2017, në një sallë me ngjyrë blu dhe nën sfondin “LIDHJA”, por aty në atë sallë mungonte portreti i dr. Ibrahim Rugovës, po ashtu mungonin edhe Flamujt Dardan dhe Flamujt e LDK-së.

Ndonëse salla ishte e mbushur spicë, një gjë ra në sy, LUTA e bëri një mashtrim tjetër të madh, ngase në zgjedhjet e 22 tetorit 2017, salla në Gjilan kishte krejt tjetër pamje, kishte aromë të LDK-së, që shpërndahej kudo në qytet dhe përgjithësisht në Anamoravë.

Çfarë ndodhi tashti me lutën?! Çka dreqin është ky ndryshim marramendës i tij?!
Sigurisht një mashtrim i radhës që diti LUTA t’ia bëjë Gjilanit dhe elektoratit të LDK-së. Elektorat ky që brohoriste emrin e LUTES dhe thërriste sa mundte ISEN, po më shumë elektorati brohoriste LIDHJEN e cila po përpinë LDK-në?!

Asnjëherë nuk u brohorit emri i Ibrahim Rugovës, as nuk u brohorit Lidhja Demokratike e Kosovës, por haptas shihej një transformim i të gjithëve në LIDHJE, e cila si duket ua ka fshirë trurin.

Rreshti i parë i të pranishmëve ishin kryesisht stafi i “RIINVESTIT” dhe klani i Isa Mustafës, asnjë veteran nuk u nderua dhe asnjëri nga Gjenerata që e bënë “Traditën e LDK-së”. Ky soj politikani u klonua vetëm pas vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës, sepse për të gjallë të tij asnjëri s’kanë qenë në LDK, dhe as nuk kanë qenë anëtarë të partisë, duke mos përjashtuar as idolin e LUTES, Isa Mustafën.

Tashmë sekserët e shantazhimit të LDK-së dhe Familjes Rugova ndjehen të relaksuar me suksesin e tyre. A ishin të LDK-së ata që e futën në shtëpinë e Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova, kundërshtarin më të madh të tij, Bujar Bukoshin, dhe ata të tjerët siç është LUTA që sollën në krye të LDK-së, njeriun që e ka urryer ma së shumti LDK-në dhe Ibrahim Rugovën.

Po LUTA gjithmonë ka mashtruar, por pse e mashtroi edhe këtë herë Gjilanin nuk është vështirë për tu kuptuar, kur dihet se LUTA është Kumbara i koalicioneve të panatyrshme me PDK-në. Është ky LUTA, i cili e mashtroi elektoratin e LDK-së edhe në vitin 2015, atëherë kur thoshte se po del kundër Isës për kreun e LDK-së. E LUTA të nesërmen në Kuvendin e VIII-të, vet e propozoi Isa Mustafën për kryetar të LDK-së.

Dëgjojeni, ndash shikojeni me vëmendje fjalimin e LUTES në Gjilan, dhe analizoni nivelin e tij prej fshatari primitiv, sintaksa e tij nuk kumbonte shqip, as gegërishte e as toskërishte, por është një gjuhë mushke “turko-sllave”, pasi asnjë fjali e tij e cituar nuk kishte përmbajtje, nuk kishte logjikë, le më përmbajtje politike e etikë demokratike.

LUTA është bërë një “Turli – Turli” INSANI, herë demokrat, herë rugovist, herë Isist, dreqi nuk i bien në fije. Por një politikan kur falënderon komunitetin Mysliman pse nuk e përmendi edhe komunitetin Katolik në Gjilan e rrethinë. Por Haxhi si LUTA, nuk i ha palla çfarë flet nesër mileti. Ai i frikësohet Zotit nëse frymon evropiançe, ashtu siç e donte dr. Ibrahim Rugova, Kosovën tonë të bekuar nga Perëndia dhe të kthyer me fytyrë kah Evropa!…

LUTA, përmendi shumë figura të çmuara me të cilët krenohet Gjilani dhe përgjithësisht Anamorava. Ai përmendi një nga një, të gjithë ata që kanë bërë shumë për këto anë, por e anashkaloi Dr. Xhavit Ahmetin, i cili ka bërë shumë për KOSOVËN. E harroi Xhavitin, atë këshilltarin e dr. Ibrahim Rugovës, për çështje të arsimit, të cilin vdekja e gjet në krye të detyrës! Të detyrës edhe partiake edhe shtetërore edhe kombëtare.

Luta e anashkaloi dr. Xhavit Ahmetin, i cili ishte simboli i intelektualit me të cilin krenohet jo vetëm Gjilani por e tërë Kosova. E pse Luta e përjashtoi në mes të Gjilanit, Heroin e Demokracisë dr. Xhavit Ahmetin, është çështje e urrejtjes patologjike që ka kreu i LDK-së kundër intelektualëve, por në fjalimin e tij Lutfi Haziri, nuk u ndal vetëm me kaq, ai nuk e përmendi as dr. Ibrahim Rugovën, por LUTA shkumonte duke lavdëruar komunistin Isa Mustafa, i cili në mënyrë antidemokratike është kapërthurur në krye të LDK-së. Tash bashkë me Lutën duan t’ia qesin pelikorin (qefinin) e vdekjes demokracisë së brishtë kosovare, ndërsa kujtesës historike në LDK duan t’ia fshijnë trurin!

Thuhet se harresa ka tagër të madh?! Por nomenklatura e Lidhjes Komuniste po ec me hapa të sigurt drejt pushtimit të çdo pore të LDK-së?!
E LUTA po vazhdon, madje me sukses të madh. Ndonëse e ardhmja e zymtë për dr. Ibrahim Rugovën dhe Rugovizmin si nocion, si filozofi po më shumë si koncept politik, ka dal në horizont, shkumbimi i LUTES duhet ti shqetëson të gjithë?!

Në Gjilan u shpreh mllefi kundër dr. Xhavit Ahmetit, por edhe kundër Familjes Rugova e cila nuk ishte as aty. E në këto zgjedhje, haptas u tregua një përbuzje e madhe edhe kundër Familjes së Fehmi Aganit, kundër Familjes së Latif Berishes e Faruk Spahis në Mitrovicë, të cilat janë harruar krejt.

Por Lutfi Hazirit nuk duhet t’i falet pse në midis të Gjilanit e anashkaloi dr. Xhavit Ahmetin, dhe familjen e tij?!
Sigurisht e diela në Gjilan, do ta sforcon edhe më tej klanin Titist të Isa Mustafës, i cili si askush tjetër, bashkë me LUTEN e kanë përjashtuar BREZIN E TRADITËS dhe THEMELUESIT E LDK-së.

Tashti mbi LDK-në po bie hakmarrja komuniste e Isa Mustafës, hakmarrje kjo pse LDK-ja ia shkatërroi Lidhjen Komuniste, për të cilën pionieri i Titos e ka mision për ta shkatërruar dhe tjetërsuar LDK-në?!

Në këtë shkatërrim, ndihma e LUTES është e madhe, andaj mendojmë se LUTA e LIDHJA, janë sinonim i së keqes, jo vetëm për Gjilanin por për tërë Kosovën!

St. Gallen, 17.11.2017

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here