LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR, RILINDJE E KOHËS PER KTHIMIN E SHPRESËS

2
608

Shkruan Asllan Dibrani

Motoja kryesore e LEASH-it është:Atë çka pretendoni ta bëni vetën për Atdheun, përmes ndonjë shoqate,asociacioni,të ndonjë klubi apo partie të tepruar, luteni që ta bëni përmes Lobit Euro-Atlantik Shqiptar. Vetëm një organizim i mirëfilltë do na vë në lëvizje që ecë më kohën. Mërgimtarët patriot, vullnetar më aspirata të larta, dashuri ndaj atdheut dhe me një kulturë bashkëpunuese perëndimore, kanë arrtë ta gjejnë formën dhe tonin e bashkimit të tyre.

Pamje e logos së “LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTAR”

Pas themelimit “LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR” me 20.02.2016 në qytetin Lorach të Gjermanisë, i thyen tabutë historike të shqiptarëve nëpër shekuj. Kjo ditë shënoj një shpresë të madhe për ndryshime në interesin kombëtar. Ditët në vazhdim në gjithë botën ka lëvizje të mobilizimit dhe formimit të degëve dhe nëndegëve të Lobit, pa dallim feje e vije politike. Tubimi i radhës për themelimin e degës së LEASH-it u caktuar në Osllo të Norvegjisë, për datën 19.03.2016, ora 14:00, ndërsa ne Austri mbeten pun edites per percaktimin e dates se themelimit të “LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTAR”.

Në të gjitha qendrat e frekuentuara me komunitetin shqiptar, dhe kontinentet, po debatohet për organizimin e mërgatës mbarë shqiptare dhe krijimin e unitetit. Këtu po bëhet promovimi i bashkimit të mërgatës tonë për krijimin e një klime bashkëpunimi në interesin e kombit. Lobi i shpresës po ngjallë shpirtin dhe vullnetin, për një bashkërendim të mërgatës, në s’paku këto nivele interesi: Ekonomi, punë, biznes, fusha sociale, të kohës së lirë, kulturë, shkencë, nivelin intelektual dhe të medias. Pas formimit të degëve dhe nëndegëve në të gjitha qendrat botërore me shqiptarë.Këshilli iniciues me kryesinë e përkohshme do thërrasë kuvendin e përgjithshëm, ku nga ai kuvend do të jenë këto miratime: zgjedhjen e kryesisë dhe komisioneve të LEASH-it.

Miratimin e platformës dhe statutit të punës. Zgjedhjen e selisë së LEASH-it. Miratimin e formës së vulës dhe Logos së LEASH-it etj. Këshilli iniciues u zotua që së shpejti në të gjitha shtetet përkatëse ku jetojnë ata, t’i themelojnë qendrat e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar “LEASH”. Ky këshill, ka hartuar kornizat e një platforme, rregulloren e punës, ftesë për thirrjen e mërgimtarëve në tubime, logon e LEASH-it, hapjen e Facebookut:”Lobi Euro-Atlantik Shqiptar”. Komisioni i LEASH-it për publik dhe media popergaditë sensibilizimin dhe informimin, në mënyrë që informacioni të servohet tek çdo cep i botës ku ka shqiptarë.

Lutemi që të gjithë të zgjoheni për ndihmë të unitetit, duke sfiduar EGON, gjumin e tepruar, molisjen dhe bajraktarizmin, ta fitojmë betejën ndaj vetës dhe të ecim më kohën e qytetërimit. Përpara kemi bjeshkën e lartë, pas kemi humnerën e asimilimit dhe grackat e ish pushtuesve dhe pushtuesve aktual!Kushtrimi po na thërret për bashkimin tone fizik e shpirtëror nga se historia tregon gjenezën tonë të një kombi, gjuhe e flamuri, prandaj mos hezitoni, nxitni dhe bëne hapin e sotshëm mos e leni për nesër, se vonesat na u hakmorren gjatë historisë!!!

Shkruan: Asllan Dibrani anëtar i komisionit për media nga LEASH-i

2 KOMENTE

  1. Letër urimi “LOBIT”
    Ma në fund një “Dritë” shprese që do i vedisoj Shqiptarët kudo që janë në botë. Ishte, është dhe do të jetë një kohezion i domosdoshëm për të dalë nga gjithë kjo amulli e kapluar. Një dritë domethënse për të gjithë ata intelektual të cilët ushtrojnë përvojën e tyre t’ditur në kombin të cilit i takojnë.
    Formimi i “LOBIT” është, do jetë një rrugë e ndritur që edhe populli Shqiptar të ecë përkrah kombeve të tjera në zhvillimin e gjithmbarshëm. Këtë e them me bindje të plotë sepse ka Djem, vasha të zot, zonja që i japin dinjitët kombit të vetë.
    Uroj që “LOBI” t’i përfaqësojë kudo Shqiptarët dhe t’i bashkojë në një unifikim ashtu siç e meritojmë. Betohem në përkrahjen e “LOBIT”.

    Qamil Foniqi,Rotterdam Nederland.

    E: qamil.foniqi@hotmail.com

  2. Uroj qe LEASH TE MOS JETE LESH, e sidomos uroj qe lobi te loboje te secili SHQIPTAR, te i nderroje emrat dhe mbiemrat nga gjuha e huaj (cilado qoftë) ne gjuhe Shqipe. Uroj qe asnje Shqiptar te mos kete emra te llojit Qamil apo Asllan… uroj.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here