Lobi Euro-Atlantik Shqiptar nëndega e Baden-Württembergut – Gjermani

0
921

Ftesë

• Të nderuar qytetarë, të komunitetit shqiptar,
• të nderuar mërgimtarë, intelektual, krijues dhe artdashës te kulturës, biznesit, veprimtar, shoqata, klube, federata, bashkësi kulturore dhe fetare, parti politike që veprojnë jashtë, organizma të vlerave tona kombëtare, me vendbanim dhe punë të përkohshme,apo të përhershme në Republikën e Baden-Württembergut të Gjermanisë.

• -Ju bëjmë thirrje njëzëri që tí bashkangjiteni thirrjes tonë për këtë takim sa madhështorë, po edhe kombëtar, human dhe shumë i nevojshëm për komunitetin tonë, me sa vijon:
• -Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët, që të marrin pjesë, me një theks të veçantë:
ftojmë përfaqësues të çdo lloj subjekti apo organizate, që të merrni pjesë në mbajtjen e Kuvendit të parë të nëndegës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar të Baden- Württembergut, duke fuqizuar, zgjeruar edhe më shumë, Lobin Euro-Atlantik Shqiptar nëndega në Baden-Württemberg të Germanisë.

• -Ju njoftojmë se: Kuvendi, do të mbahet në datën 22.10.2017 duke filluar nga ora 15:00 në adresën:
Boothaus Restaurant Wagrain STr. 140 70378 Stuttgart.
• Kuvendi i parë zgjedhorë do të përcillet nga mediat e ndryshme, duke përfshi edhe ekipin e RTK-së.

• Që ky Kuvend të jetë sa më madhështor, në fund do të shoqëroheni me me një program artistik të këngëve dhe valleve popullore.

• Me nderime,
• Këshilli iniciues i nëndegës së Baden-Württembergut- GJermani

• Kryesues, Baki Mustafa

p.s. Pjesëmarrja e diplomacisë Shqiptare dhe Kosovare, si dhe të deleguarve apo aktivistëve të degëve – nëndegëve të LEUASH të formuara apo ne formim e sipër, nëpër shtetet do të jene të mirëpritur pa dallim.

Njofton Asllan Dibrani përfaqësues i LEUASH për informim.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here