LIGJ QE KERCENON SHENDETIN DHE JETEN E POPULLIT

0
345

Ndue Lazri, gazetar dhe poet

Nje gazete kishte publikuar kete foto qe po sjell ketu, me rastin e miratimit te ligjit mbi riciklimin e plehrave te ardhura nga jashte ne token shqiptare. Ne njerin nga shenimet ne kete foto thuhet: Na mjaftojne plehrat qe kemi ne parlament. Eshte nje thirrje e deshperuar perballe nje organi ligjvenes qe miraton ligje te cilat kercenojne seriozisht shendetin e popullit, madje e denojne ate me vdekje te ngadalshme.

Por lind natyrshem nje pyetje: Keto plehra ne parlament, kush i ka zgjedhur? A nuk eshte vete populli qe sot shkruan gjithandej ne fb, ne faqet e shtypit e ne te gjitha mjetet e tjera te mundshme, qe i ka votuar ata qe sot jane ne parlament?

Kjo vjen nga qe populli yne ende nuk eshte ndergjegjesuar per forcen dhe peshen e votes se vet, por eshte ekstremisht i politizuar. Nuk shkon para kutise se votimit me ndjenjen e pergjegjesise qe po voton per te ardhmen e tij, te femijeve te tij e te vendit, por shkon e voton me tifozllek si ne stadium per partine qe i ka bere lavazh truri me premtime qe vazhdojne prej 25 vitesh e nuk zbatohen kurre. Votojne me logjiken: Nuk ka rendesi se per ke po votoj une, e rendesishme eshte te mos votoj per ate qe voton komshiu im.

Kam bindjen qe, ky popull kaq i revoltuar sot per problemin e plehrave, po te beheshin votimet neser, do e harronte menxyren qe politikanet i kane perplasur ne dere e do votonte serish te njejtet politikane. E atehehe perse qaheni, o njerez? Keta politikane keni dashur. Ja tek i keni. T’i gezoni. Keta beniaminet tuaj politikane po ua kthejne favorin duke ju sjelle vdekjen e importuar nga jashte, thjeshte per te mbushur xhepat e tyre.

Perse nuk i riciiklon plehrat ne vendin e saj Italia, por vjen dhe i shkarkon ne Shqiperi? Mos nuk ka hapesire? Italia eshte 20 here me e madhe se Shqiperia dhe ka struktura per riçiklimin e plehrave. Por i kushton me pak ta beje kete duke ja lene ne dere Shqiperise e duke hequr rreziqet shendetesore per vete. Sepse gjen nje kaste politike te korruptuar qe mbush xhepat me ato therrime qe i servir Italia ne shkembim te plehrave, pa pyetur se çfare rreziqesh i kanosen shendetit e jetes se popullit.

Dy vite me pare problemi i plehrave qe diskutuar ne Shqiperi. Dhe qeveritaret e sotem, qe atehere ishin ne opozite, gjeten argumentet e duhura per ta kundershtuar miratimin e ligjit dhe keshtu ndodhi. Opozita e djeshme qe kundershtoi ligjin, sot eshte vete ne pushtet dhe çuditerisht gjen argumente “bindese” per ta lepire ate qe kishte peshtyre dy vjet me pare, duke e miratuar vete ate ligj. Kurse ata qe dy vjet me pare donin ta miratonin, tani me te drejte e kundershtojne. Ky eshte morali i politikes shqiptare. Dhe ti populli yne vazhdon dhe i voton keta politikane.

Julius Fuçik, perpara pushkatimit tha: Njerez ju kam dashur. Jini vigjilente!

Jini vigjilente, o njerez. Ndaj politikaneve qe kane tradhetuar çdo interes tuajin. Qe po ju kercenojne dhe marrin edhe jeten me pazarlleqet e tyre te pista. Cfare prisni t’u marrin me shume?
Ne qe jemi jashte vendit e shikojme me dhimbje kete drame. Mund edhe te mos shprehemi e te mendojme qe ne dhe familjet tona jemi ketej e jashte rrezikut. Mjafton te mos shkelim me ne token tone e nuk na ndodh asgje. Por na dhemb toka jone qe po mbushet me plehra e me semundje te importuara, na dhembin te afermit qe kemi andej.

Dikush mund te pyese: Po vete politikaneve e familjeve te tyre nuk u kercenohet jeta nga kjo gje?
Pyetje e drejte, se ciles mendoj qe politikanet ja kane dhene pergjigjen ne fshehtesi. Sot po lexoja diku qe kryeprokurori i Shqiperise, Llalla, ka blere shtepi ne Gjermani dhe ka çuar atje gruan dhe femijet, me mendimin qe sapo t’i skadoje mandati te ike edhe vete atje. Po sa politikane kane ndertuar apo blere vila e shtepi apo depozituar para neper bankat e botes, per t’i patur ne dispozicion ne nje moment te mundshem largimi nga Atdheu?

Mendohuni, njerez. Mendohuni sot. Dhe reagoni. Neser do te jete shume vone.

Dërgoi per publikim, Gjin Musa, gazetar

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here